Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në një intervistë për emisionin Magazina Ekonomike në Alsat, treguar se të gjithë qytetarët që shohin parregullësi tek çmimet, mund të thërrasin në numrin pa pagesë të cilin e ka në dispozicion Ministria e Ekonomisë së bashku me Inspektoratin e Tregut, shkruan Alsat.
– Advertisements –
Bekteshi, po ashtu ka treguar se kjo është hera e dytë në periudhën prej dy vitesh, ku ata si Ministri kanë ngrirë çmimet për shkak të gjendjes së krizave.
“Është hera e dytë që ne si Ministri e Ekonomisë i ngrijmë çmimet në një periudhë prej dy vitesh, marrë parasyshë që edhe në periudhën e fillimit të pandemisë gjatë vitit paraprak sollëm një vendim të ngjashëm, vetëm se kemi vendosur në funksion së bahsku me Inspektoratin e Tregut edhe linjën pa pagesë 191 ku të gjithë qytetarët mund të thërrasin dhe të ankohen sa i përket rritjes së çmimeve apo edhe në rastet ku tregtarët e caktuar nuk i kthejnë çmimet të cilat kanë qenë në 1 dhjetor”, tha ministri Bekteshi./ Alsat.mk



