Në kuadër të vizitës në Paris, sot Aleksandar Nikoloski u takua me Silvan Gioge, zëvendësdrejtor për Çështje Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Francës.
Në takim u bisedua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Maqedonisë dhe Francës, dhe u konstatua se ato janë në rritje. Ata diskutuan edhe për bashkëpunimin e VMRO-DPMNE-së si parti udhëheqëse politike dhe Republikës së Francës, duke theksuar se VMRO-DPMNE është një partner serioz me të cilin mund të diskutojnë çështjet themelore në Maqedoni si sundimi i ligjit, bashkëpunimi ekonomik, si dhe integrimi i Maqedonisë në BE. Nikoloski shprehu dëshirën që Maqedonia të marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE sepse qytetarët e Maqedonisë e meritojnë dhe qytetarët e Maqedonisë nuk duhet të jenë viktima të dështimeve të Zoran Zaev.
Së bashku, Nikoloski theksoi përkushtimin e VMRO-DPMNE-së në drejtim të intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë dhe Francës dhe shpresën se pas formimit të qeverisë së re të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, ai bashkëpunim do të rritet dhe forcohet dhe do të jetë shumë më i fortë se sa është tani, si dhe shpresa se Maqedonia do t’i fillojë dhe do t’i zhvillojë me sukses negociatat për anëtarësim në BE.




