Author: almakos

Në Qytetin e Shkupit gjatë ditës së djeshme në suaza të kontrolleve të përforcuara të komunikacionit janë shqiptuar gjithsej 216 masa, prej të cilavee 41 për vozitje nën ndikim të alkoolit. – Advertisements – Janë shqiptuar 45 sanksione për tejkalim të shpejtësisë dhe 30 për vozitje pa patentë shoferi. “Janë shqiptuar 14 masa për shoferë fillestarë, tetë sanksione për automjete të parregulluara teknike dhe të paregjistruara, gjashtë për mosshfryëtzim të rripit të sigurisë, katër për përdorim të celularit”, kumtuan sot nga MPB. Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Lexo më Shumë

Prof.dr. Argjent Tafaj, mjek pranë Shërbimit të Reumatologjisë, QSUNT –Lupusi Eritematoz Sistemik (L.E.S) është një sëmundje kronike inflamatore e indit lidhor, multisistemike, shpesh febrile, me riakutizime të shpeshta, që karakterizohet kryesisht nga dëmtimin e lëkurës, artikulacioneve, veshkave dhe cipave seroze. Kjo sëmundje ka si veçori disfunksionimin e sistemit imun, praninë e autoantikorpeve antinukleare dhe një larmi të madhe shenjash klinike. LES prek kryesisht seksin femër. Raportet midis femrave dhe meshkujve janë deri në 10/1, pra 10 ferma, 1 mashkull dhe përllogaritet që në 1000 gra, 1 është me Lupus. Në të gjithë botën ka shumë gra që vuajnë me këtë…

Lexo më Shumë

Voltiza Duro – Vizatimi si një instrument matës është i vlefshëm në çdo moshë, por përdorimi i tij në fëmijërinë e hershme është një nga instrumentet më të përdorura, për arsyen e thjeshtë se është një nga aktivitetet kryesore të kësaj grup-moshe krahas lojës. Në një intervistë për suplementin “Life Pages” në “Gazeta Shqiptare”, psikologia Lorela Garuli tregon mënyrat që të mund të kuptoni fëmijën nëpërmjet vizatimeve që ai realizon. Ajo sqaron me shembuj konkretë domethënien dhe gjendjen emocionale në të cilën ndodhen vogëlushët, bazuar në ngjyrat dhe format që përdorin në vizatimet e tyre. Çfarë tregojnë pikturat që fëmijët…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adnan Qaili Qeveria deri në fund të këtij viti do të propozojë formimin e Agjencisë për Siguri në Trafik në RMV, shkruan Alsat. Ministri i Transportit Bllagoj Boçvarski tha se janë në fazën finale të organizimit të këtij organi, që për të krijur dispozitat ligjore, propozimi do të dërgohet në Kuvend, i cili pritet të miratihohet në tremujorin e parë të 2022. Kjo imiciativë erdhi pasi jetën e humbën 45 shtetasit tanë në aksidentin tragjik me autobus në Bullgari./ Alsat.mk

Lexo më Shumë

Imami nga Deçani, Naser Tolaj i ka cilësuar degjeneruese dhe shkatërruese emisionet argëtuese që po transmetohen në mediat në Kosovë e Shqipëri. Reagimi i Tolajt vjen duke marrë shkas nga një episod ku dy vajza u përplasën fizikisht në emisionin “It’s my love”, që transmetohet në një televizion në Kosovë. Ai ka kritikuar edhe emisionet “Per’puthen” e “Big Brother VIP” të cilat transmetohen në televizionet e Shqipërisë. Përmes një postimi në Facebook, Tolaj ka kërkuar që të ndalohet transmetimi i këtyre programeve. “Krim nuk eshte vetem qe te vrasesh njerez me arme, krim eshte edhe te mundohesh qe tua shkaterrosh…

Lexo më Shumë

Janë gjetur dy personat e zhdukur në rajonin e Manastirit. – Advertisements – “Ekipi i Shërbimit Pyjor ka gjetur dy personat e zhdukur. Janë sjellë shëndoshë e mirë në Manastir. Personat në fjalë janë të sigurt, pa lëndime dhe janë pak të frikësuar”, thonë nga QMK. Personat në fjalë ishin raportuar si të zhdukur në rajonin e Neolicës, (kodra më e afërt me Manastirin nga mali Baba-Pelister).

Lexo më Shumë

Këtë të hënë hyjnë në fuqi masat e reja kundër koronavirusit në Kosovë, të njoftuara nga qeveria e Kosovës. Sipas masave të reja, qytetarët që do të hyjnë në Kosovë duhet të jenë të pajisur me dëshminë e vaksinimit të plotë, të testeve negative apo dëshmisë se e kanë kaluar koronavirusin. Po ashtu kërkohet nga të gjithë personat që do të hyjnë në Kosovë pas datës 3 janar 2022, të kenë dëshmi të vaksinimit të plotë, ose një dozë të vaksinës bashkë me test negativ PCR, ose një dozë e vaksinës me dëshminë e kalimit të sëmundjes. Për qytetarët e…

Lexo më Shumë

Zëvendës ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike dhe i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. – Advertisements – Eskobar në Shkup do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, me kryeministrin Zoran Zaev dhe me shefin e diplomacisë, Bujar Osmani. Është paraparë që Eskobar dhe Osmani, pas takimit në MPJ, të kenë edhe konferencë të përbashkët për shtyp.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev tha se kuadrot për ministra dhe zëvendësministra të ri do të zgjidhen në Kuvend pasi që kryeministri Zaev zyrtarisht do të dalë nga pozita e kriministrit. – Advertisements – Në vend të tij pritet të vijë kryetari i ri i LSDM-së i cili do të zgjidhet më 12 dhjetor. “Ditët e mia janë të numëruara, dorëheqja ime do të deponohet kur do të fillojë procedura për propozimin e qeverisë, ose rreth 20 ditë. Emërimi i ministrave nuk varet nga unë, por nga mandatari i ri, nga kryeministri”, tha Zaev.

Lexo më Shumë

15:55 | 5 Dhjetor 2021 Një nga dy kurorat që i përkasin Joséphine Bonaparte, gruas së Napoléon Bonaparte, janë ekspozuar në shtëpinë e ankandit Sotheby’s në Londrën qendrore përpara daljes në çekiç, dhe pritet të arrijnë në vlerën e të paktën 300,000 £. “Diadema dhe vathët janë të cilësisë më të mire, që ne besojmë se janë në pronësi të perandoreshës Josephine, të bëra nga një argjendari rreth vitit 1805. Stili i tyre është shumë ndjellës, i epokës neoklasike” tha Kristian Spofforth, ekspert i bizhuterive të Sotheby’s. Diadema është ngjyrë ari me theks smalti blu dhe gdhendje të kuqe me…

Lexo më Shumë

 Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 328 persona të infektuar me virusin. Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e ka fituar betejën me virusin 1 qytetare nga Fieri. Sa i përket të shëruarve ato janë 383. Sakaq, Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID…

Lexo më Shumë

Shumë pak krerë shqiptarë i panë drejt ngjarjet që rridhnin dhe parashikuan diabolizmin e fillimit të një lufte ballkanike, pikërisht në vjeshtën e vitit 1912. Qëllimi sllav po i jepte dorën e fundit ëndrrës së dikurshme ruse, për daljen në detin Adriatik duke aneksuar territoret shqiptare, me represionin shfaroses te popullsisë së tij. Shqiptarët të braktisur nga Perandoria Osmane që i kishin shërbyer qindra vjetë, nuk po e besonin realitetin e hidhur që po rridhte me shpejtësi para syve të tyre. Por duke mbledhur fuqinë e fundit, elitat shqiptare kujtuan qysh nga epoka skënderbejane se Europa do të ish shpetimi…

Lexo më Shumë