Dhjetëra-mijëra persona kanë protestuar në disa shtete evropiane, duke kundërshtuar kufizimet e vendosura pas rritjes së rasteve me sëmundjen COVID-19. Mbi 40,000 persona protestuan në Vjenë të Austrisë më 4 dhjetor për të tretën fundjavë me radhë. Austria është bërë shteti i parë në Evropë që rivendosi masën e izolimit për tri javë, pas rritjes së infeksioneve. Qeveria austriake është e para në Bashkimin Evropian që e ka bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19, masë e cila pritet të hyjë në fuqi në shkurt të vitit 2022. Protesta kundër masave anti-COVID janë mbajtur edhe në disa qytete gjermane, teksa shteti…
Author: almakos
Kryeministri Zaev, pas nënshkrimit me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi, për futjen e kësaj të fundit në Qeveri, foli edhe për çështjen me Bullgarinë. Ai vlerësoi se nëse ai nuk e zgjidh tani çështjen me Bullgarinë sa është kryeministër, kjo çështje nuk ka për t’u zgjidhur as në vitin 2022. Sipas tij, edhe Evropa vitin që vjen futet në një fazë tjetër me shumë probleme politike dhe zgjedhje parlamentare. – Advertisements –
Një 44-vjeçar kosovar ka rënë në prangat e policisë në pikën kufitare të Morinës, pasi ishte shpallur në kërkim për grup kriminal për llogari të Francës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet B. R, banues në Doberçan. 44-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Francës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Pas ndalimit të tij në Morinë, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Paris, Francë, pasi Tribunali Gjyqësor i Mulhouse Francë, ka caktuar ndaj tij masën e…
Siç mëson Alsat nga burime jozyrtare brenda partisë, deputetët e Aleancës për Shqiptarët, të hënën (nesër) në Kuvend do të dërgojnë njoftimin për shkarkimin e koordinatorit Skënder Rexhepi i cili është deputet i Alternativës dhe formimin e grupit të ri parlamentar pa deputetët e Alternativës të cilët tani do të mbështesin Qeverinë. Nga kjo parti thanë për Alsat se mbeten të hapur për ata deputetë që do tu ngelen besnik votuesve opozitarë dhe nuk do ti bashkëngjiten regjimit LSDM-BDI. Nesër pritet që në Kuvend deputetët e Aleancës për Shqiptarët të mbajnë edhe një konferencë për media ku do të zyrtarizojnë…
TikTok ka ofruar mënyra të reja për krijuesit në këtë rrjet për të fituar para nga publikimi i përmbajtjes së tyre. Megjithëse platforma e videove me format të shkurtër i ka lejuar tashmë krijuesit të pranojnë dhurata virtuale nga fansat gjatë videove TikTok LIVE, shtimi i veçorive të reja do t’i lejojë krijuesit të pranojnë pagesa dhe dhurata edhe kur nuk transmetojnë video live. Kjo do të jetë e mundur nëpërmjet opsioneve Këshilla dhe Video Dhurata. Këto funksione vijnë së bashku me portalin e ri “Creator Next”, i cili organizon të gjitha mundësitë e fitimit të parave të përmbajtjes së…
Në Kosovë, gjatë këtij viti, janë evidentuar tetë raste të reja me HIV, njëjtë sikurse në atë të kaluarin, derisa janë mbi 40 persona që monitorohen nga Klinika Infektive. E në këtë të fundit, paniku kishte qenë i lartë më 1986. Në këtë vit, ishte shtruar pacienti i parë me këtë sëmundje. Kjo u bë e ditur dhe u konfirmua vetëm kur mostra për analizë u dërgua në kryeqytetin kroat, sepse në Prishtinë nuk bëhej një gjë e tillë. Infektologu Ilir Tolaj, që në atë kohë ishte mjek-specializant në këtë fushëi, rrëfen për televizionin, panikun e asaj kohe nga personeli…
Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 144 masa në kuadër të kontrolleve të policisë në fushën e komunikacionit, ndër të cilat 39 sanksione për drejtim automjeti me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar. – Advertisements – Nga Ministria e Punëve të Brendshme sot informuan se janë shqiptuar 19 masa për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit, 16 sanksione për drejtim automjeti pa patentë shofer, shtatë për shofer fillestar dhe katër kundërvajtje të kryera nga motoçiklistë. Nga MPB paralajmërojnë se kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe…
Një aksident ka ndodhur sot në mëngjes në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, ku një automjet me drejtues shtetasin T. D., 53 vjeç ka përplasur për vdekje këmbësorin E. M., 67 vjeç. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme. Krujë/Informacion paraprak Më datë 05.12.2021., në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Fushë Krujë- Milot, një automjet me drejtues shtetasin T. D., 53 vjeç, ka përplasur shtetasin këmbësor E. M., 67 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Ndërsa drejtuesi i automjetit…
Gjatë ditës së djeshme u regjistruan 355 raste të reja nga 3.042 teste dhe 15 të vdekur. – Advertisements – Po ashtu u regjistruan edhe 2.308 pacientë të shëruar prej të cilëve329 janë vetëm dje, ndërsa të tjerë 1.980 janë raste administrative të shëruara nga periudha 16.09 – 31.10.2021. Me këtë numri i rasteve aktive nga tetë mijë ra në gjashtë mijë raste. Deri tani në Maqedoni janë bërë gjithsej 1.481.925 testime për Koronavirus. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është 217.025, ndërsa 203325 prej tyre janë shëruar dhe 7.631 kanë humbur…
Varianti Omicron i virusit që shkakton COVID-19 ka gjasa të ketë fituar të paktën një nga mutacionet e tij duke marrë një pjesë të materialit gjenetik nga një virus tjetër –ndoshta ai që shkakton ftohjen e zakonshme – i pranishëm në të njëjtat qeliza të infektuara, sipas studiuesve. Sipas medieve të huaja, kjo sekuencë gjenetike nuk shfaqet në asnjë version të mëparshëm të coronavirusit, të quajtur SARS CoV-2, por ndodh në shumë viruse të tjerë, përfshirë te ato që shkaktojnë ftohjen e zakonshme dhe gjithashtu në gjenomin e njeriut, thanë studiuesit. Duke futur këtë fragment të veçantë në vetvete, Omicron…
Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i Alternativës Afrim Gashi sot në Klubin e Deputetëve do të nënshkruajnë programin për veprim të përbashkët dhe përfshirje e Alternativës në Qeveri dhe në shumicën parlamentare. Pritet që Gashi dhe Zaev zyrtarisht të njoftojnë se me cilët resorë do të udhëheqë Alternativa si pjesë e ekzekutivit. – Advertisements – Ky takim vjen pas mbledhjes së Kuvendit Qendrorë të Alternativës, ku me shumicë votash mbrëmjen e djeshme u vendos që ky subjekt politik t’i bashkohet Qeverisë aktuale.
PUNKërkesa pas pandemisë për mallra dhe shërbime po rikthen krizën për punonjës në fabrikat shqiptare dhe në përgjithësi, në të gjithë sektorët e ekonomisë. Industria fason dhe ajo ushqimore po përballen me kërkesë më të lartë për mallra se në vitin 2019, ndërkohë që punonjësit në dispozicion janë në nivel më të ulët se në vitin 2019. Dështon mbulimi i nevojave me punonjës nga Bangladeshi. Kompanitë po i drejtohen inovacionit dhe rritjes profesionale të punonjësve ekzistues. Tendencat e emigracionit pas pandemisë po shtohen si rrjedhojë e kërkesës në rritje nga vendet e zhvilluara sidomos Gjermania. Sinjale negative nga të rinjtë:…

