Një protestuese, nga sheshi “Skënderbej” denoncoi se prej vitesh ndodhet nëpër dyert e gjykatave për shkak se nuk ka legalizimin e tokës së saj.
Në një prononcim për News24, ajo deklaroi se shteti është i gjithi i korruptuar ndërsa tregoi konfliktin me komshiun e saj. Ajo theksoi se ky sistem, që e krahasoi me komunizmin, duhet të rrëzohet sa më shpejt.
“Shteti është i gjithë i korruptuar, që nga shëndetësia, gjykatat, policia Kadastrat, legalizimet e të gjitha. Ky shtet është i kalbur. Unë personalisht kam probleme me legalizimet. Komshiu im punon aty dhe të gjithë i ka korruptuar dhe kur vjen fundi unë vuaj akoma gjykatave. Ka 5 vjet që nuk po marr dot legalizimet.
Gjyqtarët janë të korruptuar. Policia e komisariatit nr 6 është në zero funksion. Kam komshiun tim që debatoj më shumë se 10 vjet për tokën time. Kërkon të marrë tokën time me korrupsion. Kemi arritur në dhunë, e kam denoncuar por komisariati nuk funksionon. Ky sistem është më keq se komunizmi. Të zhduken sa më shpejt”, tha ajo



