Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ambientet e jashtme të një pallati 6 katësh në Shëngjin të Lezhës. Flakët dyshohet se janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike dhe janë përhapur me shpejtësi për shkak të polesterolit që ndodhej aty. Dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme, pasi zjarri ka depërtuar brenda disa apartamenteve. Por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Author: almakos
Gjykata e Lezhës la të lirë 5 personat e arrestuar të premten, në lidhje me protesten e zhvilluar në Mirditë ku u bllokua për 60 minuta rruga e kombit në afërsi të hyrjes së Rrëshenit. Në seancen e zhvilluar me dyert të mbyllura, gjyqtari Artan Hajredinaj pranoi kërkesen e prokurorit Ylli Pjeternikaj dhe vendosi masen e sigurisë “Detyrim paraqitje” për shtetasit me iniciale M.Ç., P.K., P.J., E.Gj. dhe Y.Z., banues në Mirditë.
Gazeta Shqiptare ju sjell këtë të diel të gjitha zhvilimet nga protesta popullore ndaj rritjes së çmimeve të karburantit dhe ushqimeve në të gjitha qytetet e vendit. 11:13 Fermerët e Devollit: Do i lëmë tokat djerrë, përshkallëzojmë qëndrimin tonë Fermerët e Devollit kanë dalë sot në protestë kundër rritjes së çmimeve. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se protesta po zhvillohet përballë drejtorisë së bujqësisë në hyrje të qytetit. Fermerët po zhvillojnë një protestë paqësore ndërsa kërkojnë uljen e çmimit të naftës, çmimeve të produkteve të tjera ushqimore, uljen e çmimit të plehrave kimike etj. Vështirësi sipas fermerëve hasin edhe për…
Fermerët e Devollit kanë dalë sot në protestë kundër rritjes së çmimeve. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se protesta po zhvillohet përballë drejtorisë së bujqësisë në hyrje të qytetit. Fermerët po zhvillojnë një protestë paqësore ndërsa kërkojnë uljen e çmimit të naftës, çmimeve të produkteve të tjera ushqimore, uljen e çmimit të plehrave kimike etj. Vështirësi sipas fermerëve hasin edhe për shkak të mos shitjes së prodhimeve bujqësore. Ata paralajmërojnë se do të lenë tokat e tyre djerrë.Protesta sipas fermerëve do të vazhdojë nëse nuk merren masa nga qeveria. Në terren ndodhen edhe efektivë të policisë.
LEXO EDHE: Ministria e Brendshme gjatë aksionit të intensifikuar të kontrolleve në fushën e trafikut dje ka vendosur gjithsej 217 masa. Sipas MPB-së, nga 217 masa në zonën e Shkupit, 76 sanksione janë shqiptuar për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 33 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 15 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer.Janë vendosur 13 masa për përdorim celular, nëntë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, 29 për parkim të paligjshëm… MPB bën me dije se kontrollet e intensifikuara aksionare vazhdojnë dhe apelojnë qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor.
Aktorja e njohur, Monika Lubonja ka qenë një nga njerëzit më të lidhur me Donaldin në shtëpinë e “Big Brother VIP”, kjo ka bërë që ajo të ketë informacion lidhur me marrëdhënien e tij me Beatrix Ramosajn. Së fundmi, Monika ka folur për herë të parë pas ndarjes së çiftit, duke thënë se ata ishin në fazën e njohjes së bashku. Sipas aktores, nga ana e Donaldit ishte shumë herët për të rënë në dashuri. “Sa i përket dashurisë së Donaldit, unë mendoj që fjala dashuri ende nuk ka ardhur, të dy duhej të ishin njohur, kanë pasur një njohje…
I shumëkërkuar si trafikant droge, ky është Samet Durmus që duke shfrytëzuar luftën në Ukrainë tentoi të përdorte tranzit Shqipërinë duke u prezantuar si një ukrainas. Nën identitetin fals Rizvan Farkadinov, Durmus këmbënguli se po largohej drejt familjes së tij në Shtutgart kur në të vërtetë ndaj tij ekzistonte një urdhër arresti ndërkombëtar. “Jam ukrainas dhe kam lindur në Kiev dhe po udhëtoj për në Gjermani”, kjo ishte fraza e turkut trafikant të prezantuar si Farkadinov dhe përpara gjykatës. Por ai u tradhtua nga gjurmët papilare. Gjykata vlerësoi kërkesën e gjermanëve që konfirmojnë se në duart e shqiptarëve gjendet trafikanti…
LEXO EDHE: Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski priti ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kate Marie Byrnes. Kryeministri Kovaçevski dhe ambasadorja Byrnes diskutuan situatën në Ukrainë, duke theksuar se agresioni ushtarak i Federatës Ruse kundër një vendi sovran është kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë në Evropë dhe në botë, gjë që është vlerësuar nga një pjesë e madhe e komunitetit ndërkombëtar. Në takim u theksua se në këtë kohë krize në botë, vlera dhe përfitimet e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, si dhe nga partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara…
Për autorin 60-vjeçar të vrasjes së katërfishtë të familjes shqiptare në Andravidë i ndodhur tashmë në paraburgim në Korydallos, informacione të reja dalin në dritë për lëvizjet e tij pas krimit, arrestimin dhe vendndodhjen e tij të fshehur në Patras. Punonjësit e policisë që e trajtuan rastin dhe ranë në kontakt me autorin, e cilësojnë atë si “të egër”, një person mizor dhe të pamëshirshëm, i cili, ndonëse e dinte se laku po i ngushtohej nga momenti në moment, sfidoi rrezikun dhe tentoi të kthehej në shtëpi në Andravidë. Qëllimi i tij ishte të merrte – 15 mijë euro që…
Kjo është dita e pestë e tubimit të mijëra qytetarëve që kërkojnë nga qeveria të ndërhyjë në uljen e çmimeve të naftës dhe të ushqimeve. Protestat kanë përfshirë disa qytete të vendit. Të shtunën, në kryeqytet, protesta u mbyll pas tre orë e gjysmë. Qytetarët lanë takim ditën e diel në orën 11:00 pasi kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen derisa kërkesat e tyre të përmbushen. Dje, qytetarët u mblodhën rreth orës 11:00 para sheshit Skëndërbej dhe marshuan drejt kryeministrisë.
Dashi Të lindurit e kësaj shenje rekomandohet të ruajnë qetësinë kur kritikohen nga të tjerët. Kjo vlen mbi të gjitha për ata që kërkojnë t’iu miratohet një projekt. Pasi të dëgjoni kritikat, përpiquni të bëni më të mirën e mundshme për të rregulluar problemet. Demi Mund të përballeni me disa probleme në familje për shkak të veprimeve tuaja. Megjithatë, bëhet fjalë për mosmarrëveshje të vogla, të cilat do të kalojnë lehtësisht. Në aspektet e tjera të jetës do të keni fat. Rekomandohet t’i përkushtohet partneres/partneres suaj duke e befasuar me një surprizë. Binjakët Mund të ndiheni konfuz për shkak të…
Strategjia e re fiskale e qeverisë 2022-2026, synon të rrisë të ardhurat buxhetore me 132 miliardë lekë (1,1 mld euro), 60% e të cilave, ose 640 milionë euro do sigurohen duke rritur tarifat dhe taksat, duke hequr përjashtimet dhe pragjet e TVSH-së, akcizës, Tatimfitimit, rritja e taksës së pronës dhe pjesa tjetër nga lufta ndaj informalitetit. Parashikohen të rikthehen tatimet fikse dhe ato mbi xhiron në bizneset e vogla dhe të vendoset TVSH mbi banesat e reja. Të vetëpunësuarit do të paguajnë TAP. Të gjitha ndryshimet fiskale e parashikuara në katër vitet në vijim dhe që kanë dalë për konsultim…

