Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe nënkryetar i Komisionit Evropian Josep Borrell do të vizitojë Maqedoninë të hënën, ku do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Dimitar Kovaçevski, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes, Bujar Osmani. dhe Slavjanka Petrovska.
Author: almakos
Një zjarr raportohet se ka rënë në një zonë kodrinore mes fshatrave Peshkëpi dhe Kropisht të Vlorës. Gazeta Shqiptare ka siguruar edhe pamjet e zjarrit, ndërsa mësohet se rrezikohen të digjen edhe stanet. Deri tani raportohet se janë djegur plantacione me ullishte dhe shkurre, ndërsa nuk rrezikohen banesat. Ende nuk dihet nëse zjarri është aksidental apo i qëllimshëm.
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1469 testime, 69 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 177 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon të…
Kolegji ka vendosur në mënyrë unanime të lërë në fuqi vendimin e KPK për ndërprerjen e vetingut për ish-gjyqtarin e Apelit Vlorë Skënder Damini, si dhe ndalimin 15-vjeçar për t’u riemëruar në institucionet e drejtësisë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të premten të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ndërprerjen e vetingut për ish-gjyqtarin e Apelit Vlorë, Skënder Damini si dhe ndalimin e rikthimit të tij në sistemin e drejtësisë, pas dorëheqjes së tij. Në njoftimin e Kolegjit thuhet se vendimarrja për rrëzimin e ankimit të Daminit ndaj vendimit të Komisionit u mor…
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot 7 pikat e paktës së rezistencës sociale. 1- 3.6 miliardë lekë ose 36 milionë USD, për indeksimin e menjëhershëm të pensioneve. Kjo masë do të reflektohet që në pensionin e radhës së 673.542 pensionistëve. 2- Për 434 mijë përfitues, do të kompensojmë me lekë në dorë rritjen e çmimeve të shportës, e cila bazuar në përllogaritjen e INSTAT-it është 7% ose e kthyer në rritje mbi konsumin mesatar të llogaritur përpara goditjes, është 25 mijë lekë të vjetra. Qeveria do të japë 30 mijë lekë të vjetra, për 3 muaj rresht, për këto kategori:…
Gazetar: Igor Stefanovski Ka sasi të mjaftueshme të produkteve ushqimore bazë që prodhohen në vend, siguron ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili sot ka vizituar një kompani për prodhimin e vajit ushqimor – produkt që shitet me çmim furnizues, shkruan Alsat “Situata, veçanërisht me pushtimin rus të Ukrainës, është duke u përkeqësuar në pjesën e krizës ekonomike globale, por ne kemi vënë të gjitha kapacitetet tona të brendshme, institucionale dhe private përmes investitorëve dhe pronarëve, për të përballuar më mirë këtë krizë ekonomike dhe jam i bindur se këtë do ta arrijmë”, tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë Kompanitë…
Pas tre orë e gjysmë tubim është mbyllur para Drejtorisë së Policisë së Tiranës protesta kundër rritjes së çmimeve në ditën e katërt të saj. Protestuesit u mblodhën rreth orës 11:00 para sheshit ‘Skëndërbej’ dhe marshuan drejt kryeministrisë. Protestës sot iu bashkuan figura të njohura te ekranit si Florian Binaj dhe aktori tjetër i humorit Irgen Çela, por edhe banorët e “5 Majit”. Pas disa orësh protestuesit marshuan drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar në protestat masive të tre ditëve të shkuara. Ata kanë lënë takim ditën e nesërme në të njëjtën…
Gazetar: Miki Trajkovski Gati gjashtë muaj pas zgjedhjeve lokale të tetorit të vitit të kaluar, anëtarët e komisioneve zgjedhore në Strugë ende nuk i kanë marrë paratë. Vetëm në Strugë, janë më shumë se 1000 persona, anëtarë të këshillave zgjedhorë dhe të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve. Ata nuk duan të flasin para kamerës, por janë të revoltuar nga ky qëndrim. Alsat mëson se këto para kanë shkuar në një llogari të posaçme të komunës javën e kaluar, shkruan Alsat. “Nuk e kuptoj si mundet komuna sot e kësaj dite, dhe nëse dihet që paratë janë transferuar në llogari, të na…
Pas vendimit të Bordit të Administrimit të Karburanteve ka nisur vendosja e tarifave të përcaktuara në këtë mbledhje në të gjitha pikat e furnizimit në të gjithë Shqipërinë. Panoramal.al ka bërë një vëzhgim në disa prej këtyre pikave të kompanive të ndryshme të furnizimit me naftë ku çmimi në tabelë është i njëjtë. Deri më 15 Mars çmimi i naftës dhe benzinës do të jetë 217 lekë për lirë ndërsa gazi do të shitet 93 lekë për litër, datë kur pritet të zhvillohet mbledhja e radhës e bordit për të vendosur si do të vazhdohet në ditët në vijim.
Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalias, takoi kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Kiril Petkov. Siç njoftojnë nga MPJ, në takim u bisedua për konfliktin ushtarak në Ukrainë dhe si i njëjti do të reflektohet në raport me sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës. “Na duhen mesazhe të qarta dhe të pahamendshme si garantues të perspektivës evropiane të vendeve të rajonit. Integrimi ynë evropian po bëhet një çështje sigurie dhe vetëm një hap pozitiv në këtë drejtim do të kontribuojë në sigurinë e përgjithshme dhe sigurinë e…
Nuk ndalet rritja e çmimeve të produkteve ushqimore të shportës. Pas rritjes të çmimit të bukës (25%), miellit (20%), vajit të lulediellit (32,5%), rritet edhe çmimi i orizit, sheqerit, fasules dhe niseshtes. Në dyqanet e pakicës të produkteve ushqimore çmimi i orizit Gold të kompanisë Teuta, distributorit më të madh të produkteve ushqimore, këto ditë është rritur 6-12,5%, sheqeri është rritur 10%, fasulet 5-10% dhe niseshteja 20%. Sipas drejtoreshës të financave të kompanisë “Teuta” Junis Uruçi, çmimi i orizit nga 160 lekë/kg varion në 170-180 lekë/kg, sheqeri nga 90 lekë/kg po shitet 102 lekë/kg, fasulja nga 200-210 lekë/kg në 220…
Pas më shumë dy orësh para kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosu duke lëvizur në pjesë të ndryshme të Tiranës. Një pjesë e madhe e tyre duke mbajtur në duar pankartat e tyre kanë marshuar në drejtim të qendrës së kryeqytetit ndërsa të tjerët janë drejtuar për te Drejtoria e Policisë së Tiranës. Protestuesit kanë kërkuar vazhdimisht me thirrje lirimin e të arrestuarve në tre ditët e para të protestave masive që janë shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Aktualisht në kryeministri po vijon mbledhja e qeverisë ku po diskutohet edhe propozimi i protestuesve për të hequr taksën e naftës

