Author: almakos

Qytetarë të cilët protestonin kundër rritjes së çmimeve janë shoqëruar sot nga policia në zonën e Zogut të Zi në Tiranë. Por ajo që bie në sy është prezenca e disa civilëve, të cilët me dhunë kanë tërhequr zvarrë një të ri në mes të rrugës. Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë akt është fakti se e gjithë skena ka ndodhur në sy të gazetarëve dhe të mediave, që i kanë kërkuar të identifikohen se cilët janë ata persona që bëjnë shoqërime të kësaj natyre. Ndërkohë i riu në gjendje tepër të rënduar psikologjike i kërkon policisë…

Lexo më Shumë

Kryeministria ka filluar marrjen e masave mbrojtëse për marshimin e parashikuar të shtunën në orën 11:00 në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Siç shihet dhe nga pamjet e mësipërme, porta hyrëse e kryeministrisë po fortifikohet me pjesë metalike. Një fortifikim i tillë është bërë vetëm në rastet kur kryeministria ka pasur informacion për mbajtjen e protestave të dhunshme nga opozita. Ndërkohë që protestat kundër rritjes së çmimeve të mbajtura nga qytetarët këto ditë kanë treguar të jenë protesta paqësore, me mesazhe të fuqishme kundër rritjes së karburantit dhe ushqimeve të shportës. Kujtojmë se protesta nesër pritet të jetë një marshim i…

Lexo më Shumë

Protesta kundër rritjes së çmimeve është spostuar në rrugën e Durrësit, ku nuk po lejohet qarkullimi i mjeteve. Përballë numrit të shumtë të qytetarëve, policia ka krijuar një kordon dhe ndodhet ne gatishmëri për ndërhyrje në rast se situata tensionohet. Ndërkohë protestuesit i kanë bërë thirrje shoferëve që të dalin nga makinat dhe t’i bashkohen protestës. Qytetarët nga Kryeministria shkuan në qendër, më pas në rrugën e Durrësit dhe destinacion është kryqëzimi i Zogut të Zi.

Lexo më Shumë

Protestuesit të cilët u mblodhën para kryeministrisë janë zhvendosur drejt qendrës, duke marshuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Protestuesit të cilët u mblodhën para kryeministrisë janë zhvendosur drejt qendrës, duke marshuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Duket se sot nuk ka pasur një skenar për bllokim rrugësh, por vetëm një marshim. Ndërkohë prezent kanë qenë edhe forcat e policisë, të cilat kanë krijuar një kordon në zonat përgjatë ministrive. Herë pas herë janë dëgjuar edhe hedhje shashkash. Vijon…

Lexo më Shumë

Gazetar: Ile Petrevski Me një orë e gjysmë vonesë filloi seanca për miratimin e propozim- ndryshimeve të ligjeve për akcizë dhe TVSH. Ndërsa qytetarët tërë ditën i pritën ndryshimet që do të ulin shpenzimet e tyre për ushqime dhe karburant, deputetët vendosën të debatojnë për këto pika vonë pasdite. Deputeti Dimitar Apasiev ka akuzuar kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi se është vonuar më shumë se një orë dhe kjo tregon neglizhencën ndaj qytetarëve, shkruan Alsat. “Vetë azhurnimi juaj shihet në faktin se seanca është caktuar në orën 15, ndërsa tani është ora 17, dhe ju nuk mund të siguroni shumicën.…

Lexo më Shumë

Me pankarta në duar kundër rritjes së çmimeve qytetarët kanë dalë në protestë para kryeministrisë. “Buka sot 1200 lekë, po nesër?” ishte një pankartë që mbahej në dorë nga një protestues. Ndërkohë të tjerë qytetarë mbanin në duar pankarta ku shkruhej: “Populli është sovrani”, “Shqiptar mos rri po duku”. Ndërsa në një tjetër parullë që mbante në duar një protestues shkruhej: “Mos i jepni viagra çmimeve”. “Sulltani që mbeti avion më avion deri para tre ditësh tha që nuk ulim dot çmimin. Ja që paska një ligj që mendon për qytetarin. Duhet të rezistojmë që ta ulim edhe më shumë.…

Lexo më Shumë

DURRËS- Protesta për rritjen e çmimeve në ditën e  saj të tretë ka vijuar po njësoj në të gjitha qytetet e vendit. Në Durrës protestuesit janë mbledhur për rritjen e çmimeve ndërsa në pamjet e siguruara nga Gazeta Shqiptare shihen dy qytetarë të cilët mundohen të arsyetojnë forcat policore duke i vënë në dukje se kauza i prek të gjithë. “Kjo të prek edhe ty! Edhe ti e ndez makinën në mëngjes dhe ikën në punë.”, i thonë dy qytetarët policëve.

Lexo më Shumë

Autoriteti i Konkurrencës bëri të ditur në një njoftim të ri për shtyp se krahas monitorimi të tregut të karburanteve naftë dhe benzinë ka vendosur menjëherë nën monitorim subjektet të cilat operojnë në tregun e produkteve vaj vegjetal, miell, vezë, oriz dhe sheqer. Kjo lëvizje është bërë pas rritjes së shpejtë të çmimeve të këtyre produkteve. Sipas deklaratës zyrtare, “Autoriteti i Konkurrencës, siç ka njoftuar më herët, në datën 3.02.2022 ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve naftë dhe benzinë dhe, pas evidentimit të disa dyshimeve të arsyeshme për shtrembërim të mundshëm të konkurrencës, ka filluar hetimin që në datën…

Lexo më Shumë

Dalin rastet e reja me COVID-19 në vend SI11.03.2022 343 Less than a minute Sot janë regjistruar 302 raste të reja me COVID-19 në vend, shkruan Alsat. Po ashtu janë raportuar edhe 6 raste të vdekjes, ndërsa janë shëruar 315 pacientë./ Alsat.mk SI11.03.2022 343 Less than a minute

Lexo më Shumë

Jurisiti dhe aktivisti Adriatik Lapaj deklaroi se ka marrë kërcënime pas pjesëmarrjes në protestë. I ftuar në emisionin ‘Pikat mbi I’ në ‘News24’ se kishin nisur sulmet, por pa dashur të japë detaje. Lapaj: Kam kohë që ndjek një filozofi për protestën. Por unë dalë për veten, për vajzën time. Nëse gjykon se ka pamundësi për të përballuar jetesën duhet të jetë në shesh. Kjo po ndodh dhe kjo më kënaq. Duke dalë qytetarët vetë, kjo i i bën të pamenaxhueshëm nga partitë politike. Ajo është një protestë e qytetarëve dhe duhet të mbete te tille. Nisin dhe sulmet personale,.…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adnan Qaili Kompanitë e autobusëve përpiqen t’i mbajnë çmimet e njëjta të biletave, por nuk e dinë edhe sa. Me ngritjen rapide të çmimit të derivateve, agjencitë e transportit ndër urban thonë se javën e fundit janë duke punuar me humbje, shkruan Alsat. Nga drejtoria e Stacionit të autobusëve në Shkup thonë se po vazhdoi ky trend do të ndodh kolaps i transportit publik. Drejtori Omer-Agiq tha se kjo goditje e përditshme e çmimeve do të bëj të pamundur vozitjen e makinave dhe ngarkesa e transportit do të bie mbi autobusët e linjave publike. “Është jo humane që transportuesit…

Lexo më Shumë

Qendra e kryeqytetit ka qenë pika e përfundimit të marshimit të studentëve të Bujqësorit i cili nisi paraditen e sotme nga Instituti. Ata kanë deklaruar për mediat se do të presin për të marrë një vendim ndërsa në orën 17:00 do të bashkohen me protestuesit para kryeministrisë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve. Ndërkohë një studente u shpreh se nuk arrijnë të përballojnë dot standardin e jetesës edhe pse punojnë 8 orë në ditë ndërsa shtoi se nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër përveçse të luftojnë për atë që kanë arritur deri tani. “Sot në orën 5 do jemi sërish te…

Lexo më Shumë