Author: almakos

Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë bllokuar rrugën dhe po marshojnë drejt qendrës së Tiranës për të protestuar për rritjen e çmimit të naftës. Me thirrjet “UBT proteston”, “ngrihuni nga kafja”, ‘fikni makinat’ ata janë drejt qendrës së kryeqytetit. Gjatë marshimit studentët e Universitetit Bujqësor kanë bllokuar për disa minuta nënkalimin te Kthesa e Kamzës, duke lënë në radhë edhe një makinë të forcave ‘Shqiponja’. “Kështu e pamë të arsyeshme. Thirrjet tona i drejtohet institucioneve. Nuk jemi ne në luftë, është Ukraina” – tha një student. “Ideja është se kemi dalë për shumë gjëra, produkteve që i konsumojmë. Ne…

Lexo më Shumë

Gazetar: Bashkim Sulejmani Shkaku i mungesës së ngrohjes ditë më parë, disa shkolla në Tetovë kanë punuar me orar të shkurtuar. Nga sektori për arsim i komunës së Tetovës thonë se, kjo situatë sot është tejkaluar, ndërsa po punohet në drejtim të asaj që, edhe nëse paraqitet mungesë e lëndës djegëse në ndonjë shkollë, të mund të huazohen nga shkollat që kanë rezerva deri në tejkalimin e situatës, shkruan Alsat. “Kishim disa kufizime në shkollën fillore “Kikish” dhe në shkollën e mesme mjekësore shkaku se çmimet e naftës janë rritur në mënyrë enorme. Problemi tjetër është se me shpërndarjen e…

Lexo më Shumë

Protesta në të katër anët e vendit. Rrugë të bllokuara. Dhjetëra protestues të shoqëruar nëpër komisariate apo të referuar për ndjekje penale. Tabelat e çmimeve të karburanteve nëpër qytetet dhe rrugët shqiptare ndryshuan me orë përgjatë dy ditëve të fundit, me çmime që u rritën nga 220 lekë për litër në 290 lekë dhe pas, në 220 lekë për litër ndërsa qytetarët protestuan me forcë ndaj asaj që duket se perceptohet si abuzim në treg nga një grusht tregtarësh të lidhur ngushtë me klanet politike të vendit. Rama nuk ka pranuar ende të ndërhyjë në strukturën e çmimit të karburantit…

Lexo më Shumë

Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë bllokuar rrugën dhe po marshojnë drejt qendrës së Tiranës për të protestuar për rritjen e çmimit të naftës. Me thirrjet “UBT proteston”, “ngrihuni nga kafja”, ‘fikni makinat’ ata janë drejt qendrës së kryeqytetit. Ndërkohë shoferët i janë bashkuar simbolikisht duke i rënë borive të mjeteve. Gjithashtu edhe qytetarë janë solidarizuar duke protestuar së bashku me studentët.

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha sot se asnjë nga tregtarët nuk do të ketë humbje nga Vendimi për kufizimin e marzheve, duke qenë se janë njohur kostot operative në formimin e çmimit. “Vetëm për tre produkte nuk do të kenë fitim dhe nuk ka supermarket apo treg që të ketë më pak se 300-400 produkte. Për të mos thënë më të mëdhenjtë”, tha Bekteshi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pasi në një konferencë për media në Qeveri njoftoi se po hyn në fuqi ndalimi i eksportit të grurit, misrit, elbit, miellit dhe vajit. Sipas Bekteshit, gjatë fundjavës apo…

Lexo më Shumë

Pas protestave 3-ditore të qytetarëve në mbarë vendin kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të tjera, paraditen e sotme radhën e kanë pasur taksistët e të gjithë Shqipërisë, të cilët janë mbledhur para Kryeministrisë. Ata kanë tre kërkesa për qeverinë pasi thonë se rritja e çmimit të naftës i ka detyruar të rrisin koston për qytetarët. Taksistët shprehen se kanë që prej vitit 2009 që operojnë me të njëjtat çmime edhe pse kostoja e naftës ka pësuar rritje nga viti në vit. Një tjetër problematikë që ngrenë ata është konkurrenca e pandershme pasi shprehen se kushdo që ka…

Lexo më Shumë

Pas protestave 3-ditore të qytetarëve në mbarë vendin kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të tjera, paraditen e sotme radhën e kanë pasur taksistët e të gjithë Shqipërisë, të cilët janë mbledhur para Kryeministrisë. Ata kërkojnë heqjen e akcizës për karburantet, uljen e çmimit të naftës dhe mosdhënien e licencave pa kriter. ‘Problemi ynë është liberalizmi dhe konkurrenca e pandershme. Shteti duhet të reagojë i kemi dhënë votën. Të lejohet kthimi i pasagjerëve. ‘- thotë një prej tyre. Shoferët e autobusëve të shkollave në Fier në protestë: Do fikim makinat të martën! Në protesta janë ngritur gjithashtu edhe…

Lexo më Shumë

Gazetar: Igor Stefanovski Gjykata Penale e Shkupit dënoi sot me 4 vjet burg krijuesin dhe administratorin e Dhomës Publike të Telegramit, Darko Kostovski dhe Mihail Panevski, shkruan Alsat. Gjykata i shpalli ata fajtorë për veprën e prodhimit dhe shpërndarjes së pornografisë për fëmijë. Në aktakuzë thuhet: Në periudhën prej datës 19.12.2019 deri më 28.01.2020, dy të pandehurit, si themelues dhe moderator të grupit “Dhoma Publike” në rrjetin social Telegram, janë detyruar të kujdesen për përmbajtjen e tekstit dhe përmbajtje audio-vizuale të cilat ndahen nga anëtarët e grupit. Por ata qëllimisht e lejuan grupin të vinte në dispozicion përmbajtje – material…

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit ka nisur procedimet dhe arrestimet për personat që janë përfshirë në protestat për rritjen e çmimeve në disa qytete të vendit. Kështu, në Tiranë raportohet për 23 protestues të arrestuar, ndërsa disa të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Në Durrës dy persona janë prangosur, ndërsa 50 të tjerë janë proceduar penalisht. Në Lushnje janë proceduar 7 persona, ndërsa nuk ka asnjë arrestim. Në Mirditë janë arrestuar 5 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim 13 të tjerë. Ndërkohë, në qytetin e Shkodrës janë proceduar 8 protuestues, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër. Sipas Policisë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Rama është në një takim me tregtarët e naftës në kryeministri për të marrë masa për abuzimet me çmimet e naftës. Takimi ndodh në kushtet kur në të gjithë vendin qytetarët kanë dalë në protestë kundër rritjes së çmimeve. Më herët, Rama kishte thënë se nuk mund të ndërhynte në treg, por më pas ndryshoi qëndrim. Të shtunën është paralajmëruar një protestë kombëtare para kryeministrisë. Ndiqeni direkt takimin e Ramës me tregtarët e naftës:

Lexo më Shumë

Kriza e rritjes së çmimeve të karburantit dhe të produkteve te tjera ka prekur prej ditësh dhe Shqipërinë. Çmimet rekord te ditëve te fundit kane shkaktuar shqetësim tek qytetarët. Megjithatë në orët e fundit ka nisur të ndryshojë edhe çmimi i karburanteve ne vendin tone. Vlera e një litri karburant në treg sot ishte si me poshtë: Diezel 223 leke Benzine 95 223 leke Benz.100 ok 245 leke Gazi nuk ndryshon. Qeveria nga ana e saj ka njoftuar ngritjen e një bordi të posaçëm që do të kryejë monitorime dhe do të marrë masa për moslejimin e abuzimeve me çmimin e…

Lexo më Shumë