Policia e Shtetit ka nisur procedimet dhe arrestimet për personat që janë përfshirë në protestat për rritjen e çmimeve në disa qytete të vendit.
Kështu, në Tiranë raportohet për 23 protestues të arrestuar, ndërsa disa të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Në Durrës dy persona janë prangosur, ndërsa 50 të tjerë janë proceduar penalisht.
Në Lushnje janë proceduar 7 persona, ndërsa nuk ka asnjë arrestim.
Në Mirditë janë arrestuar 5 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim 13 të tjerë.
Ndërkohë, në qytetin e Shkodrës janë proceduar 8 protuestues, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër.
Sipas Policisë së Shtetit, ata akuzohen për veprat penale të: “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, kryer në bashkëpunim
Tiranë, arrestohen 23 protestues, procedohen disa të tjerë:
Penguan qarkullimin e mjeteve të transportit, prishën rendin dhe qetësinë publike dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë gjatë protestës së ditës së djeshme, arrestohen në flagrancë 23 shtetas, procedohen penalisht 23 të tjerë dhe po punohet për kapjen e një shtetasi tjetër.
“Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Komisariateve në varësi të saj, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me protestën e zhvilluar në datën 10 mars 2022, bazuar në provat e grumbulluara, arrestuan për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, kryer në bashkëpunim, shtetasit: N. L., 27 vjeç, Sh. B., 37 vjeç, A. K., 42 vjeç, R. M., 40 vjeç, S. Sh., 22 vjeç, H. Ç, 25 vjeç, I. B., 28 vjeç, E. M., 21 vjeç, I. B., 57 vjeç, F. I., 43 vjeç, D. T., 28 vjeç, I. P., 45 vjeç, J. K., 25 vjeç, B. D., 21 vjeç, A. M., 21 vjeç, A. M., 20 vjeç, N. L., 24 vjeç, E. T., 21 vjeç, A. A., 23 vjeç, R. M., 21 vjeç, G. T., 21 vjeç, J. Sh., 21 vjeç dhe Gj. B., 27 vjeçe. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 23 shtetas të tjerë dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. K., 23 vjeç. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në akte të kundërligjshme gjatë protestës së datës 10 mars 2022. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët që të mos përfshihen në akte dhune dhe të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve sepse do të përballen me forcën e ligjit.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.
Durrës, 2 protestues në pranga, 50 të tjerë të proceduar:
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka dalë sot në një njoftim zyrtar për protestën e djeshme në qytetin bregdetar, ku konfirmoi arrestimin e dy protestuesve. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka nisur procedimi për 50 qytetarë.
Personat e arrestuar, shtetasit me inicialet E. S., 21 vjeç dhe A. B., 33 vjeç, banues në Durrës akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, kryer në bashkëpunim.
“Bënë thirrje për grumbullime, bllokuan rrugët dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë gjatë protestës së ditës së djeshme, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 50 shtetas të tjerë. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me protestën e zhvilluar në datën 10 mars 2022, bazuar në provat e grumbulluara, arrestuan për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, kryer në bashkëpunim, shtetasit: E. S., 21 vjeç dhe A. B., 33 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu u proceduan penalisht 50 shtetas, pjesëmarrës në protestë. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në akte të kundërligjshme gjatë protestës së datës 10 mars 2022. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë qytetarët që të mos përfshihen në akte dhune dhe të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve, sepse do të përballen me forcën e ligjit.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Durrësit.
Lushnje, procedohen penalisht 7 persona:
Ndërkohë, Policia e Lushnjes njofton se ka proceduar penalisht 7 persona pasi ditën e djeshme bllokuan aksin rrugor Fier-Rrogozhinë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve.
Këta persona, pasditen e djeshme në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”, kanë bërë bllokimin e aksit rrugor Fier-Rrogozhinë, duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve nga të dy senset e lëvizjes.
“Bllokuan rrugën duke mos lejuar kalimin e automjeteve në të dy senset e lëvizjes në aksin rrugor Fier-Rrogozhinë, procedohen penalisht 7 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” shtetasit J. M., 45 vjeç; B. Sh., 19 vjeç; Xh. D., 62 vjeç; R. Q., 35 vjeç; A. Xh., 59 vjeç; A. K., 60 vjeç; A. Xh., 37 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ditën e djeshme në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”, kanë bërë bllokimin e aksit rrugor Fier-Rrogozhinë, duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve nga të dy senset e lëvizjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve sepse do të përballen me forcën e ligjit.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Lushnjes.
Mirditë, 5 të arrestuar, 13 të tjerë në kërkim:
Në Mirditë, qytetarët bllokuan “Rrugën e Kombit” dhe kësisoj, policia ka arrestuar në flagrancë 5 prej tyre dhe ka shpallur në kërkim 13 të tjerë.
Masë e ngjashme është ndjekur në Shkodër, ku edhe atje qytetarët kishin dalë për të protestuar. Në këtë qytet, policia njofton se ka proceduar 8 shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.
“Bllokuan rrugën duke mos lejuar kalimin e automjeteve në të dy senset e lëvizjes në rrugën e kombit, arrestohen në flagrancë 5 shtetas, si dhe shpallen në kërkim 13 të tjerë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në protestë të paligjshme “, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë shtetasit: M.Ç., P.K., P.J., E.Gj. dhe Y.Z., banues në Mirditë, pasi ditën e djeshme në fshatin Ndërfushaz, kanë bërë bllokimin e aksit rrugor Milot-Morinë duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve nga të dy senset e lëvizjes. Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim policor për shtetasit:Gj.N., B.S., F.P., T.S., L.T., E.T., K.N., M.N., P.N., Gj.N., B.Gj., T.P., dhe P.N., banues në Mirditë. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe disa automjete me të cilat këta shtetas kanë bllokuar në mënyrë të paligjshme rrugën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Mirditës:
Shkodër, 8 protestues të proceduar, 1 në kërkim:
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër bën me dije se janë proceduar 8 protestues dhe është shpallur në kërkim një tjetër, pasi akuzohen se bllokuan rrugën duke mos lejuar kalimin e automjeteve në sheshin “Parrucë”, gjatë protestës së djeshme në këtë qytet kundër rritjes së çmimeve.
Ndërkohë, policia apelon për të gjithë qytetarët që të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve sepse do të përballen me forcën e ligjit,
“DVP Shkodër/ Bllokuan rrugën duke mos lejuar kalimin e automjeteve në sheshin “Parrucë”, procedohen penalisht 8 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër proceduan penalisht për veprat penale “Organizimi dhe pjesmarrje në tubim të Paligjshëm” “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë Publike” shtetasit: B. O. 33 vjeç , banues në lagjen Dobrac i ri, Shkodër, M. Sh. 57 vjeç ,banues në lagjen “3 Herojt” Shkodër, K. D. 27 vjeç, banues në Grude e Re, Shkodër, Ç.T. 54 vjeç, banues në fshatin Beltojë, Shkodër, L. K. 44 vjeç , banues në fshatin Palaj, Shkodër, Sh. Ç. 34 vjeç , banues në lagjen “Partizani”, Shkodër, M. B. 38 vjeç , banues në lagjen Guerile Shkodër, K. P. 57 vjeç, banues lagjen Mark Lula, Shkodër, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. T. 55 vjeç, banues në lagjen Salo Halili Shkodër. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme. Policia e Shkodrës , apelon për të gjithë qytetarët që të mos përfshihen në akte dhune dhe të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve sepse do të përballen me forcën e ligjit.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrës.



