Author: almakos

Aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci nga protesta që po mbahet para Kryeministrisë kërkoi që të hiqen monopolet dhe të vendosen çmim tavan. Gjatë fjalës së tij ai tha se nëse qeveria nuk e kupton situatën, Dita e Verës, do të dita e ferrit për ta. “Kanë qenë ditë të bllokuara dhe shqiptarët nuk i binin as borisë. Shoqëria bashkohet në një pikë. Duhet të përmbysë sistemin. Kishim paralajmëruar dhe ja ku jemi. Jemi në dialog të gjerë me grupet e interesit, me të gjitha ata që duan të protestojnë. Në protestë, nuk godas asnjëherë simbolet politike. Kjo është protestë e…

Lexo më Shumë

Mbikëqyrësi shtetëror i medias ruse, Roskomnadzor, thotë se Instagram do të bllokohet në vend për shkak të “thirrjeve për dhunë” ndaj ushtarëve rusë. Pronari i Instagramit Meta tha se do t’i lejojë përdoruesit e tij në disa vende të bëjnë thirrje për dhunë kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe ushtarëve rusë. Ai do të lejojë përkohësisht disa postime të dhunshme si “vdekje pushtuesve rusë” që zakonisht shkelin rregullat e tij. Megjithatë, ai thotë se nuk do të lejojë thirrjet për dhunë kundër civilëve rusë. Në përgjigje të ndryshimit të politikës së Metës, Rusia u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të…

Lexo më Shumë

Dhjetëra qytetarë kanë rënë në prangat e Policisë së Shtetit, pas protestave disa-ditore që kanë përfshirë vendin tonë kundër rritjes së çmimit të naftës, taksave dhe produkteve ushqimore. Në disa qytete të vendit, qytetarë të shumtë kanë protestuar, ndërsa i lartë është numri i atyre që kanë përfunduar në qelitë e komisariateve, pasi janë vënë nën pranga nga Policia, sipas kësaj të fundit, pasi kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore dhe kanë kundërshtuar urdhrin e Policisë. Kështu, në 24 orët e fundit, të shumtë kanë qenë protestuesit e arrestuar e të proceduar nga uniformat blu. Sipas të…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Jashtme e Maqedonisë së Veriut informon se kamionët e tregtarëve nga Maqedonia e Veriut, të cilit ishin ndaluar në kufirin në mes Ukrainës dhe Polonisë, janë liruar dhe u janë kthyer pronarëve. “E njoftojmë opinionin se pas aktiviteteve të shumta të ndërmarra nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasadat tona në Poloni dhe Ukrainë, si dhe falë bashkëpunimit të autoriteteve ukrainase, transportuesve të kamionëve në pikën kufitare ndërmjet Ukrainës dhe Polonisë – “Jagodine” iu kthyen kamionët e tyre dhe malli i transportuar, të cilat më parë ishin sekuestruar nga autoritetet lokale të Ukrainës”. “Me këtë…

Lexo më Shumë

Vala e rritjes së çmimeve nuk ka përfshirë vetëm sektorin e hidrokarbureve, por edhe produktet e shportës, të cilat kanë njohur një rritje me 10 deri në 60 lekë. Kështu, një litër vaj, nga 240 lekë, ka shkuar në 300 lekë; një kilogramë miell, nga 100 lekë, sot tregtohet 140 lekë. Më shtrenjtë sot kushton edhe orizi, sheqeri si dhe vezët. Çmimet e rritura në mënyrë abuzive nga kompanitë e tregtimit kanë bërë që, për disa ditë me radhë, qytetarët të mbushin sheshet në shenjë revolte. Nën presionin e protestave, të cilat janë përshkallëzuar nga dita në ditë, Autoriteti i…

Lexo më Shumë

Protesta të shumta janë zhvilluar thuajse në të gjithë qytetet e vendit pas rritjes së çmimeve për ushqimet dhe të karburanteve. Qytetarë, jo vetëm në kryeqytet, por edhe në shumë qytete të tjera të vendit, janë organizuar në protesta masive, kundër rritjes së çmimit të naftës, të produkteve ushqimore dhe taksave. Prej tre ditësh protestat qytetare janë fokusuar kryesisht në pika strategjike, kryesisht akse rrugore, duke ndërprerë qarkullimin e mjeteve në disa prej tyre në shenjë revolte ndaj situatës ekonomike në të cilën gjendet Shqipëria. Ata janë organizuar në Tiranë, Lushnje, Durrës, Fier, Mirditë, Bulqizë, Korçë, Shkodër dhe në shumë…

Lexo më Shumë

Sipas MeteoAlb, deri në mesditë, i gjithë territori i vendit do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës priten vranësira më të shpeshta në territor ku  më të theksuara do të jenë në zonat Jugore dhe Juglindore duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore. Parashikohet që kjo situatë e kthjellimeve dhe vranësirave të dendura të vijojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulën në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -9°C deri në 10°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 55 km/h nga…

Lexo më Shumë

Mot i kthjellët do të dominojë në territorin shqiptar deri në mesditë kur vranësira kalimtare të shfaqen fillimisht në Rajonin Verior. Pasditja do të sjellë kalime vranësirash edhe në pjesën tjetër të Shqipërisë, por pa sjellë reshje. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbizotërojnë deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por forcohet në pasdite me shpejtesi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Lexo më Shumë

Kuvendi Gazetar: Adrian Kerimi Në seancën e mbajtur sonte mbi miratimin e propozim-ligjeve për akcizë dhe TVSH, me 95 vota “për”, Kuvendi miratoi masat për uljen e TVSH-së dhe uljen e akcizës së karburantëve, shkruan Alsat. Me propozim- ndryshimet ulen akcizat për karburantet që shteti e merr nga shitja në pompat e benzinës, por edhe TVSH-në e karburanteve nga 18 në 10%. Gjithashtu me ndryshimet, TVSH-ja për ushqimet ulet në 0 %.  Që këto ndryshime të hyjnë në fuqi, fillimisht duhet të publikohen në Gazetën Zyrtare. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Kryeministria ka marrë masa mbrojtëse për marshimin e parashikuar të shtunën në orën 11:00 në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Siç shihet dhe nga pamjet e mësipërme, porta hyrëse e kryeministrisë po fortifikohet me pjesë metalike. Një fortifikim i tillë është bërë vetëm në rastet kur kryeministria ka pasur informacion për mbajtjen e protestave të dhunshme nga opozita. Ndërkohë që protestat kundër rritjes së çmimeve të mbajtura nga qytetarët këto ditë kanë treguar të jenë protesta paqësore, me mesazhe të fuqishme kundër rritjes së karburantit dhe ushqimeve të shportës. Kujtojmë se protesta nesër pritet të jetë një marshim i qytetarëve nga…

Lexo më Shumë

Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj ka shpërmdarë mbrëmjen e kësaj të premteje pamje nga protesta që nisi ditën e sotme para kryeministrisë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve të karburantit dhe ushqimeve. “Shumë qytetarë erdhën, më shumë do të vijnë! Zemra mal!”, thotë Binaj në Facebook. Ai ishte sot për të tretën ditë më radhë ka qenë pjesë e protestës para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve. Në fjalën e tij para qytetarëve, aktori tha se qeveria ka nxjerrë në fushë beteja patronazhistët për të penguar protestat. “Nga suksesi i protestës fatkeqësisht qeveria në vend të heqë taksat, ka…

Lexo më Shumë

Profesor Marian Petreski, nga “American College”, në emisionin “360 gradë” në Alsat tha se shteti në kushtet që i kemi për momentin do t’i duhet më shumë kujdes që të mos krijojë kërkesa të tepërta, sesa për rritjen e borxhit publik. “Në situata veçanërisht të krizës, si këto tani, ne duhet të reduktojmë rritjen e borxhit publik. Është absolutisht shqetësuese nëse e kemi tejkaluar ose po lëvizim kufirin e borxhit publik në raport me PBV-në…duhet të kemi kujdes me shpenzimet fiskale për të mos krijuar kërkesë të tepërt. Nëse financojmë kërkesën e tepërt, atëherë do të duhet të kujdesemi më…

Lexo më Shumë