Dhjetëra qytetarë kanë rënë në prangat e Policisë së Shtetit, pas protestave disa-ditore që kanë përfshirë vendin tonë kundër rritjes së çmimit të naftës, taksave dhe produkteve ushqimore.
Në disa qytete të vendit, qytetarë të shumtë kanë protestuar, ndërsa i lartë është numri i atyre që kanë përfunduar në qelitë e komisariateve, pasi janë vënë nën pranga nga Policia, sipas kësaj të fundit, pasi kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore dhe kanë kundërshtuar urdhrin e Policisë.
Kështu, në 24 orët e fundit, të shumtë kanë qenë protestuesit e arrestuar e të proceduar nga uniformat blu. Sipas të dhënave zyrtare, 23 protestues në Lushnje e në Korçë janë vënë në hetim pasi gjatë protestës së ditës së djeshme në këto dy qytete kanë bllokuar rrugën në shenje revolte kundër rritjes së çmimeve, të karburantit, por edhe të ushqimeve. Mes të hetuarve në Korçë është edhe deputeti i Sali Berishës, Edmond Spaho.
Ndërkohë, të shoqëruar në Komisariate ka pasur edhe në Tiranë, ku mësohet se, janë proceduar penalisht 6 shtetas.
Në Lushnje, Policia e këtij qyteti njofton se 13 persona janë vënë në hetim pasi gjatë protestës kundër rritjes së çmimeve bllokuar rrugën në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”.
Në Dibër raportohet se, pesë persona janë arrestuar dhe 16 të tjerë janë vënë nën hetim, pasi morën pjesën në protestën e një ditë më parë kundër rritjes së çmimeve.
Po ashtu, në Lushnje, Fier dhe Berat, Policia ka nisur procedimet penale për 18 qytetarë.
Prej 3 ditësh, vendi është ngritur në protesta kundër rritjes së çmimeve. Protesta ka pasur në Tiranë, por është shtrirë edhe në rrethe të tjera pasi shprehen se rritja e çmimeve nuk ka ardhur si pasojë luftës në Ukrainë, por abuzim nga ana e tregtarëve dhe kompanive të mëdha të karburanteve.
Si rrjedhojë, kryeministri Edi Rama njoftoi ngritjen e një Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburanteve, ku tha se kjo do të ndihmonte që çmimet e vendosura të ishin transparente, por pavarësisht kësaj, protestat nuk janë ndalur ku sot është njoftuar një protestë kombëtare në 11:00.
Penguan qarkullimin duke bllokuar disa rrugë, Policia e Tiranës procedon 6 persona:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka dalë sot në një njoftim zyrtar për protestën e djeshme që u zhvillua në kryeqytet. Burime zyrtare bënë me dije se janë proceduar penalisht 6 shtetas.
“Penguan qarkullimin e mjeteve të transportit, dhe prishën rendin dhe qetësinë publike gjatë protestës së ditës së djeshme, procedohen penalisht 6 shtetas. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Komisariateve në varësi të saj, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me protestën e zhvilluar në datën 11 mars 2022, bazuar në provat e grumbulluara, proceduan për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, kryer në bashkëpunim, shtetasit: – E. D., 33 vjeç, R. R., 25 vjeç, B. M., 19 vjeç, L. Xh., 29 vjeç, A. S., 30 vjeç dhe B. M., 20 vjeç. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në akte të kundërligjshme gjatë protesës së datës 11 mars 2022. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët që të mos përfshihen në akte dhune dhe të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve sepse do të përballen me forcën e ligjit.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.
Bllokuan rrugën gjatë protestës për çmimet, Policia procedon 10 qytetarë në Korçë:
Policia e Korçës ka dalë sot në një njoftim zyrtar në lidhje me protestën që u zhvillua dje në këtë qytet. Kështu, ka nisur procedimi penal për 10 persona, të cilët akuzohen se penguan qarkullimin e automjeteve gjatë protestës së ditës së djeshme për çmimet dhe kundërshtuan e nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë.
Njoftimi i Policisë së Korçës:
“Penguan qarkullimin e automjeteve gjatë protestës së ditës së djeshme dhe kundërshtuan e nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të zhbllokuar rrugën, procedohen penalisht 10 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal për shtetasit E. S., 63 vjeç; O. P., 16 vjeç; E. J., 26 vjeç; E. D., 43 vjeç; M. G., 32 vjeç; M. S., 18 vjeç; M. B., 42 vjeçe; Xh. Xh., 24 vjeç; Y. P., 29 vjeç dhe F. B., 21 vjeç. Këta shtetas ditën e djeshme, janë organizuar dhe kanë zhvilluar një protestë në hyrje të qytetit të Korçës, e cila më pas ka kaluar edhe në zona të tjera të qytetit, ku kanë penguar qarkullimin e automjeteve dhe gjatë thirrjes së policisë për zhbllokimin e rrugës, këta shtetas kanë kundërshtuar dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë qytetarët që të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve, sepse do të përballen me forcën e ligjit.”
Bllokuan rrugën në Lushnje gjatë protestës kundër rritjes së çmimeve, nën hetim 13 persona:
13 persona janë vënë në hetim pasi gjatë protestës kundër rritjes së çmimeve bllokuar rrugën në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”.
Sipas policisë, janë proceduar penalisht: A. Ç., 30 vjeç; F. T., 49 vjeç; S. Rr., 50 vjeç; Sh. Z., 52 vjeç; Sh. S., 55 vjeç, B. Gj., 47 vjeç; S. V., 51 vjeç; B. S., 34 vjeç; B. K., 49 vjeç; K. K., 22 vjeç; S. K., 67 vjeç; A. T., 65 vjeç; R. H., 35 vjeç. Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Protesta kundër rritjes së çmimeve në Dibër, arrestohen 5 persona, 16 nën hetim:
Pesë persona janë arrestuar dhe 16 të tjerë janë vënë nën hetim në Dibër, pasi morën pjesën në protestën e një ditë më parë kundër rritjes së çmimeve.
Janë arrestuar për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”,” Organizimi apo pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”: Sh. GJ., 43 vjeç, L. P., 28 vjeç, N. A., 40 vjeç, B. A., 60 vjeç, K. T., 25 vjeç.
Si dhe filloi procedimi penal për: B. D., 44 vjeç, Sh. D., 42 vjeç, A. Sh., 31 vjeç, O. D., 22 vjeç, I. Ç., 35 vjeç, Z.Ç., 58 vjeç, Y. L., 25 vjeç, L. L., 31 vjeç, M. S., 40 vjeç, M. Ç., 45 vjeç, E. L., 37 vjeç, Sh. T., 40 vjeç, L. A., 26 vjeç, B. C., 40 vjeç, S. Gj., 37 vjeç, Y. R., 23 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi I. L., pasi këta shtetas me datë 11 dhe 12 mars, kanë penguar qarkullimin e automjeteve duke bllokuar aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi.
Protestat në Lushnje, Fier e Berat, procedohen penalisht 18 qytetarë:
Policia e Lushnjes ka proceduar penalisht 13 qytetarë të cilët ishin në protestën e zhvilluar një ditë më parë. Për ta nisi hetimi për shkak se bllokuan aksin rrugor Fier-Lushnje.
“Bllokuan rrugën duke mos lejuar kalimin e automjeteve në të dy senset e lëvizjes në aksin rrugor Fier-Lushnjë, procedohen penalisht 13 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” shtetasit A. Ç., 30 vjeç; F. T., 49 vjeç; S. Rr., 50 vjeç; Sh. Z., 52 vjeç; Sh. S., 55 vjeç, B. Gj., 47 vjeç; S. V., 51 vjeç; B. S., 34 vjeç; B. K., 49 vjeç; K. K., 22 vjeç; S. K., 67 vjeç; A. T., 65 vjeç; R. H., 35 vjeç, pasi ditën e djeshme në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, kanë bërë bllokimin e aksit rrugor Fier-Lushnjë, duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve nga të dy senset e lëvizjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve sepse do të përballen me forcën e ligjit.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Lushnjes.
Ndërkohë në Berat janë proceduar penalisht 5 shtetas pasi gjatë protestës, bllokuan rrugën kryesore urbane “Antipatrea”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat proceduan penalisht për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit: A.A., 30 vjeç, A.R., 29 vjeç, E.Z., 32 vjeç, B.M., 28 vjeç dhe R.D., 28 vjeç, pasi ditën e djeshme, kanë penguar qarkullimin e automjeteve duke bllokuar rrugën kryesore urbane “Antipatrea”, thuhet në njoftimin e Policisë Berat.





