Me pankarta në duar kundër rritjes së çmimeve qytetarët kanë dalë në protestë para kryeministrisë. “Buka sot 1200 lekë, po nesër?” ishte një pankartë që mbahej në dorë nga një protestues.
Ndërkohë të tjerë qytetarë mbanin në duar pankarta ku shkruhej: “Populli është sovrani”, “Shqiptar mos rri po duku”.
Ndërsa në një tjetër parullë që mbante në duar një protestues shkruhej: “Mos i jepni viagra çmimeve”.
“Sulltani që mbeti avion më avion deri para tre ditësh tha që nuk ulim dot çmimin. Ja që paska një ligj që mendon për qytetarin. Duhet të rezistojmë që ta ulim edhe më shumë. Çmimi i naftës duhet të ulet në ato nivele që ta përballojmë”, tha një qytetar në fjalën e tij para kryeministrisë.





