Pas vendimit të Bordit të Administrimit të Karburanteve ka nisur vendosja e tarifave të përcaktuara në këtë mbledhje në të gjitha pikat e furnizimit në të gjithë Shqipërinë.
Panoramal.al ka bërë një vëzhgim në disa prej këtyre pikave të kompanive të ndryshme të furnizimit me naftë ku çmimi në tabelë është i njëjtë.
Deri më 15 Mars çmimi i naftës dhe benzinës do të jetë 217 lekë për lirë ndërsa gazi do të shitet 93 lekë për litër, datë kur pritet të zhvillohet mbledhja e radhës e bordit për të vendosur si do të vazhdohet në ditët në vijim.








