Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ambientet e jashtme të një pallati 6 katësh në Shëngjin të Lezhës.
Flakët dyshohet se janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike dhe janë përhapur me shpejtësi për shkak të polesterolit që ndodhej aty.
Dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme, pasi zjarri ka depërtuar brenda disa apartamenteve. Por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.



