Kjo është dita e pestë e tubimit të mijëra qytetarëve që kërkojnë nga qeveria të ndërhyjë në uljen e çmimeve të naftës dhe të ushqimeve.
Protestat kanë përfshirë disa qytete të vendit. Të shtunën, në kryeqytet, protesta u mbyll pas tre orë e gjysmë.
Qytetarët lanë takim ditën e diel në orën 11:00 pasi kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen derisa kërkesat e tyre të përmbushen.
Dje, qytetarët u mblodhën rreth orës 11:00 para sheshit Skëndërbej dhe marshuan drejt kryeministrisë.



