Gjykata e Lezhës la të lirë 5 personat e arrestuar të premten, në lidhje me protesten e zhvilluar në Mirditë ku u bllokua për 60 minuta rruga e kombit në afërsi të hyrjes së Rrëshenit.
Në seancen e zhvilluar me dyert të mbyllura, gjyqtari Artan Hajredinaj pranoi kërkesen e prokurorit Ylli Pjeternikaj dhe vendosi masen e sigurisë “Detyrim paraqitje” për shtetasit me iniciale M.Ç., P.K., P.J., E.Gj. dhe Y.Z., banues në Mirditë.



