Author: almakos

Në shumë qytete dhe vendbanime, si dhe në zonat malore në mëngjesin e sotëm janë matur temperatura minus. Temperatura më e ulët ka qenë në Kodër të Diellit -12 gradë, në Hanet e Mavrovës -7 gradë, në Berovë dhe Krushevë -6, në Dibër -4, në Strumicë dhe Ohër -3, në Prilep, Pretor dhe Kriva Pallankë -2, në Manastir dhe Vinicë -1, në Kumanovë, Shtip dhe Tetovë 0 gradë, në Shkup-Zajçev Rid dhe Shkup-Petrovec një gradë, në Demir Kapi, Dojran dhe Gjevgjeli dy gradë. SHPËRNDAJE

Lexo më Shumë

Transportuesit privat u mblodhën para ndërtesës së NTP-së për të takuar drejtorin për zgjidhjen e problemit të tyre.Revolta shpërtheu pasi u kthyen 5 mijë denarë nga borxhi prej 2 milion eurove. Transportuesit privatë kërkojnë nga Qyteti i Shkupit që të zgjidhë borxhin ndaj dy kompanive, i cili në total është mbi 90 milionë denarë, pasi siç thonë ata nuk kanë mjete për funksionim të mëtutjeshëm për shkak të mungesës së mjeteve. Kujtojmë që transportuesit privat ka tre muaj që kanë ndaluar me punë përshkak borxhit e kjo bëri që Qyteti i Shkupit të ndërpret kontratën ndërsa dhjetëra transportues mbetën pa…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në një intervistë për Zërin e Amerikës thotë se fushata e zgjedhjeve të parakohshme në Bullgari dhe tensionet politike në Maqedoninë e Veriut janë shkaktarë të përshkallëzimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Osmani theksoi se marrëdhëniet e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë janë historikisht të vështira, komplekse dhe në pak periudha në të kaluarën kanë arritur një stabilitet të qëndrueshëm. BUJAR OSMANI, MINISTËR I JASHTËM I MAQEDONISË SË VERIUT “Shpallja e zgjedhjeve të parakoshme në Bullgari dhe tensionimi politik këtu në Maqedoninë e Veriut ka çuar në krijimin e kësaj situate.…

Lexo më Shumë

Neser pritet të takohen kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, ku do të shqyrtohet oferta për hyrje të ASH-së në Qeveri.  Jozyrtarisht Televizioni Shenja mëson se janë tejkaluar dallimet për ndarjen e resorëve që do t’i ofrohen Aleancës. Ndërkohë, në mbledhjen e Kryesisë Qendrore të mbajtur më 21 janar, u formua ekipi negociues i Aleancës për Shqiptarët i cili është pergjegjës për negociatat për hyrjen në Qeveri. Ekipi përbëhet nga kryetari i partisë, dy sekretarët dhe tre nënkryetarët e partisë. Pas këtij takimi, Taravari pati deklaruar se fillimisht kanë diskutuar për përcaktimin e  programve të…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët i është përgjigjur deklaratave të nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së për hyrjen e ASH-së në Qeveri. Ata kanë thënë se VMRO-DPMNE mbetet e paformuar në ideologji dhe menaxhimin kadrovik.“Nikollovskit dhe të tjerëve si ai u bëjmë thirrje të kthjellen dhe të reflektojnë, sepse lideri i opozitës maqedonase sipas sondazheve të organizatës IRI është Nikolla Gruevski. Kjo ndodh me meritë të partisë së pareformuar në ideologji dhe menaxhmentin kadrovik të saj dhe kjo është turp për skenën politike maqedonase. Ju jeni bashkëfajtor për izolimin e vendit për 10 vite duke bërë këtë vend të pajetueshëm dhe duke shpërngulur mbi 700.000…

Lexo më Shumë

Nesër transportuesit privatë do të protestojnë para selisë së NQP Shkup në Avtokomandë. Sipas informacioneve të Telma-s, ata do të protestojnë para ndërtesës administrative të kompanisë dhe do të kërkojnë paratë e tyre, pasi siç thonë ata kanë transferuar vetëm 5 mijë denarë.Transporti publik në Shkup tashmë tre muaj është në kolaps, autobusët janë reduktuar dhe kur arrijnë në stacion janë të mbingarkuar. Pasi transportuesit privatë kanë ndërprerë lëvizjen për shkak se nuk u është paguar borxhi prej 1.5 milionë eurosh, në rrugë nuk ka mjaft autobusë, ndaj pasagjerët qëndrojnë me orë të tëra në stacionet e autobusëve. Në mëngjes…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, në rrjetet sociale ka njoftuar se të hënën, ata do të jenë në Kërçovë.“Ju njoftojmë se ditën e hënë (30 janar), në ora 18.30 do të jemi bashkë në Kërçovë, për të realizuar takimin e radhës me strukturat dhe qytetarët e Kërçovës.Takimi do të realizohet tek Restoranti Arabella”, ka shkruar Mexhiti, raporton SHENJA.Kujtojmë se “Grupi i Zjarrit” në vazhdimësi është duke realizuar takime me qytetarët, në të cilët takime, ato po shprehin pakënaqësi ndaj ministrave të BDI-së, për siç thonë ata, mosrealizimin e programit qeveritarë. Vërejtjet më të mëdha ky grupi i ka ndaj zv/kryeministrit…

Lexo më Shumë

Tani ka ardhur koha që ta hapim diskutimin për nevojën për fuqi shtesë punëtore në tregun e punës, porositi zëvendës kryeministri për çështje ekonomike, koordinim të resoreve ekonomike dhe investime, Fatmir Bytyqi, në emisionin Zoom in në televisionin rajonal Bloomberg Adria, ku foli për nevojën për import të fuqisë punëtore, si zgjidhje e domosdoshme për mungesën e fuqisë punëtore, me të cilën po ballafaqohet vendi i ynë.Gjatë bisedës, Bytyqi tha se derisa punojmë në rikualifikimin e një grupi të caktuar të të papunësuarve në vend që t’i adaptojmë në nevojat e tregut, në mënayrë shtesë duhet të gjendet mënyrë që…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 176 kundërvajtje, prej të cilave 46 gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 18 sanksione për ngasjen e automjetit pa patent shoferi dhe tetë sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit. Siç informoi MPB, poashtu janë shqiptuar edhe nëntë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), tetë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, gjashtë gjoba për automjete në gjendje jo të…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në një intervistë për Zërin e Amerikës thotë se fushata e zgjedhjeve të parakohshme në Bullgari dhe tensionet politike në Maqedoninë e Veriut janë shkaktarë të përshkallëzimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.Ai thotë se mosmarrëveshjet duhet zgjidhur me dialog për të mos iu lënë hapësirë “përfituesve politikë dhe provokatorëve”. Në cilësinë e drejtuesit të OSBE-së, ai flet edhe për sfidat e luftës në Ukrainë, si dhe për përplasjet brenda Bashkimit Demokratik për Integrim, ku ai bën pjesë. Zëri i Amerikës: Zoti Osmani, marrëdhëniet me Bullgarinë po tensionohen sidomos tani pas një…

Lexo më Shumë

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut thonë se vendi ndodhet përballë epidemisë së fruthit për shkak të rënies së numrit të fëmijëve të vaksinuar nga kjo sëmundje. Sipas të dhënave të Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut, mbulimi me vaksinën kundër fruthit nga 90 për qind sa ishte para pandemisë COVID-19, tash ka rënë në 70 për qind. Në Maqedoninë e Veriut në vitin 2019 kur u shpall epidemia e fruthit, mbulimi me vaksinën kundër fruthit ishte rreth 80 për qind, ndërsa tani kjo përqindje është shumë më e ulët, ndaj rreziku i një epidemie të re të fruthit është…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-së Hristijan Mickoski ka kundërshtuar sërish qëndrimet e krerëve të partive më të mëdha në pushtet. Lideri opozitar ka shkruar në profilin e tij në Facebook se Ali Ahmeti mundet që fabulat për luftën e vitit 2001 t’ia tregojë vetëm partnerit të tij Dimitiar Kovaçevski, të cilin vazhdon ta etiketojë si dezertor të luftës. E për ta çuar më tej betejën verbale, ai e ka promovuar veten si patriot që ka marrë pjesë konfliktin e vitit 2001. Për këtë ka shpërndarë edhe foto ku shihet i veshur me uniformë ushtarake. “Përralla për vitin 2001 Aliu mund t’i tregojë…

Lexo më Shumë