Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Ergys Agasin, i arrestuar më 26 gusht pas disa muajsh në arrati.
Vendimi është marrë pas shqyrtimit të kërkesës së palës mbrojtëse, ndërsa Agasi do të vijojë të qëndrojë në qeli.
Ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për aferat e dyshuara që lidhen me AKSHI-n.
Ndaj Agasit, Prokuroria e Posaçme ka ngritur disa akuza, mes tyre “grup kriminal”, “pastrim parash”, “shkelje e barazisë në tendera”, “konkurrencë e paligjshme” dhe “heqje e paligjshme e lirisë”.
The post Grupi kriminal i tenderave të AKSHI/ GJKKO vendos arrest në burg për Ergys Agasin appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


