Author: almakos

Vizioni ynë politik si Lëvizja BESA gjithmonë ka qenë pro-perëndimor dhe në asnjë moment nuk kemi pasur huti gjatë idealit tonë. Edhe në momente të vështira procesi integrues i vendit ka qenë prioriteti ynë, duke mos vendosur kushte apo të bëjmë propagandë ashtu siç po bën BDI gjatë gjithë kohës. Poashtu, e ardhmja jonë nuk mvaret nga asnjë subjekt tjetër politik, pasi forca dhe burimi ynë janë qytetarët e vendit. BDI gjatë këtyre 20 viteve ka qeverisur herë me VMRO-në për të cilën Ahmeti thotë se është kundër ndryshimeve kushtetuese, e herë me LSDM. Rezultati dihet, jemi larg evropës pasi…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-së, Hristijan Mickovski i është përgjigjur lideri të BDI-së në lidhje me pjesëmarrjen e tij në luftë në vitin 2001. “Aliu mund t’i tregojë Dimitar Kovaçevskit fabulat për vitin 2001, herën tjetër le të shikojnë dhe lexojnë me kujdes atë që them dhe jo ta nxjerrin jashtë kontekstit” ka shkruar Mickovski sot në mëngjes kundër përgjigjes së Ali Ahmetit i cili mbrëmë në tubim nga Tetova u shpreh se Mickovksi luftën e 2001 e ka parë në Televizor. “Teksa folte Artani, Talati kishte emocione e më tha; Në vitin 2002 në vend të Artanit isha unë. Gjithmonë do…

Lexo më Shumë

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (27.01.2023) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 139 masa, nga të cilat tetë sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 13 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, nëntë sanksione për kalim të sinjalit të mbyllur (semafor të kuq). Pesë masa janë shqiptuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, nëntë masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, një sanksion për mosdhënie të rrugës për këmbësorë. SHPËRNDAJE

Lexo më Shumë

Një autobus i “Nish Express” ka marrë flakë në hyrje të Nishit. Është djegur goma e autobusit, ndërsa më pas është djegur i tërë autobusi. Autobusi ka lëvizur në drejtim Shkup-Beograd me Nishin si stacion kalues. Në autobusin kanë qenë tetë udhëtar, të gjithë janë evakuuar dhe nuk ka persona të lënduar. Më tepër informacione pritet të ketë gjatë ditës së nesërme. /SHENJA/ SHPËRNDAJE

Lexo më Shumë

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti edhe sot ka vazhduar me takimet me përfaqësues të biznesit, shoqërisë civile, arsimit dhe intelektual në suaza të aktiviteteve “Bashkë për Europë”. “Mund të bëjmë politika shumë të mira por nëse mbesim në proporcion shumë të lartë më zhvillimet ekonomike sigurisht që rrezikohet e gjithë ajo që bënë. Jemi përpjekur që të inkurajomë dhe ndihmojë edhe fushën e biznesit, sidomos atë vendor. U bë zona e lirë e Tetovës, që për ne ka qenë një hap shumë i mirë, investimet vazhdojnë edhe tani që po flasim. Katër investime të reja janë vetëm…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë Artan Grubi sonte para qytetarëve në Tetovë tha se për momentin vendit nuk i duhen vatra zjarri, por i duhet paqe, “Me siguri dëgjuat deklaratat e politikaneve maqedonas që thanë se UÇK nuk e ka fituar luftën, e krahas me ta ka edhe të tjerë që po ushtrojnë të njëjtën politikë përçarëse, ndaj mos u bëni si ata, sepse na duhet unitet, krahas ithtarëve, studentëve e intelektualëve që janë krah i BDI-së. Shpesh mendoj që punët më të rëndësishme për shqiptarët këtu, kanë nisur nga Tetova, përfshirë gjuhën, flamurin, universitetet, ndaj mendoj që një punë…

Lexo më Shumë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pas mbledhjes tha se kryesia qendrore ka obliguar Këshillin Qendror për t’i vazhduar negociatat me partitë të cilat janë pjesë e shumicës për zgjerimin eventual të shumicës parlamentare. “Kryesia Qendrore autorizoi Këshillin Drejtues të partisë për t’i vazhduar negociatat me partitë të cilat janë aktualisht pjesë e shumicës qeveritare”, tha Taravari. I pyetur për ndryshimet kushtetuese, Tarvari tha se nëse ASH nuk hynë në Qeveri atëherë sigurt nuk do të sigurohen 80 vota dhe do të shkohet në zgjedhje, por nëse hymë do t’i japim një shans. /SHENJA/ SHPËRNDAJE

Lexo më Shumë

Rreth 2.700 studentë, përfitues të bursave nga vitet e kaluara akademike, do të kenë rritje të mjeteve, gjegjësisht në vend të 3.000 denarëve të deritanishëm, këta studentë në të ardhmen do të marrin bursa në vlerë 6.050 denarë, kumtuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Me këtë vendim Ministria e Arsimit iu përgjigj kërkesave të studentëve dhe konfirmoi edhe një herë angazhimin për barazi dhe kujdes për këtë kategori qytetarësh. Studentët përfitues të kësaj kategorie bursash do të njoftohen gjatë javës së ardhshme për mënyrën dhe procedurën e rregullimit të kësaj të drejte. SHPËRNDAJE

Lexo më Shumë

Edhe forumi i gruas nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, kanë mbajtur takime të ndara me qytetarët. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti,  përsëri ishte në Tetovë, i cili nga atje tha se BDI ka vazhduar dhe do të vazhdonë pa ndërprerë  të punojë  për, siç tha Ahmeti, nënat, gratë dhe motrat, të përfaqësohen në mënyrën më të dinjitetshme. I pari i BDI-së, gjithashtu tha se gjendemi në një situatë ku kërkohet zgjidhje dhe sipas tij, jo rastësishtë  ata si parti, kanë dalë me moton “Bashkë për Europë”. ALI AHMETI-KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM “Nëna historikishtë e ka mallkuar…

Lexo më Shumë

Ideja për një “Front europian”, sipas analistit, Albert Musliut është për tu përshëndetur, dhe kjo iniciativë do të bëjë një formë diferencimi se cila parti politike ka aspirata për Bashkimin Evropian, në procedurën e cila është ekzistuese. Musliu thotë se për partit që janë kundër rrugës evropiane, respektivisht ajo e  VMRO-së, rezultati final është që, edhe pse deklarohen ata nuk janë të drejtuar nga Bashkimi Evropian. Albert Musliu, analist “Prandaj them që është një iniciativë që duhet përshëndetur, tash ku është ideja, ajo është tjetër gjë, por kryesorja qëllimi i asaj iniciative është që  në fund të arrihet, se këto…

Lexo më Shumë

Ambasadori bullgar në Maqedoninë e Veriut, Angell Angellov, mund të kthehet në Shkup, në momentin kur do të krijohen kushte adekuate, ka deklaruar sot ministri për Punë të Jashtme të Bullgarisë, Nikollaj Millkov. Ai shtoi se Bullgaria do të kërkojë me një notë diplomatike që tu sigurojë qasje bullgarëve që udhëtojnë në Maqedoninë e Veriut për ditëlindjen e Goce Dellçevit më 4 shkurt. NIKOLLAJ MILLKOV, MINISTËR BULLGAR I PUNËVE TË JASHTME “Nëse fillon dialogu në nivel të lartë, në të cilin duhet të merr pjesë edhe ai, ambasadori mund të kthehet në çdo moment. Nëse Maqedonia vlerëson se thirrja e…

Lexo më Shumë

Drejtoria e Doganave në bashkëpunim me MPB-në gjatë ditës së djeshme kanë kryer kontrolle në disa lokacione në Shkup ku është konfiskuar duhan për nargjile dhe cigare elektrike. Nga Doganat thonë se produktet nuk ishin të deklaruara me çka është tentuar që tu iket tatimeve në vlerë të 2.5 milionë denarëve. “Më 26.01.2023 në disa lokacione në Shkup në kuadër të aksionit të koordinuar është kryer kontroll në të cilin janë zbuluar dhe konfiskuar produkte pa pulla akcize, prej të cilave 454 kg duhan për nargjile, 2.290 cigare elektronike me përmbajtje prej 15.130 mililitra lëng për cigare elektronike. Me këtë…

Lexo më Shumë