Zyra rajonale për bashkëpunim rinor (RYCO) sot zyrtarisht do të hapë fillimin e ciklit të dytë të “Supershkollave” – program i shkëmbimit të shkollave në rajon për të mbështetur procesin e paqes. ndërtimin dhe pajtimin dhe mësimin ndërkulturor dhe dialogun ndërmjet shkollave, nxënësve dhe komuniteteve të tyre. “Programi është pjesë e projektit me shumë donatorë “Programi i shkëmbimit të shkollave në Ballkanin Perëndimor” i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit ( GIZ) së bashku me Zyrën rajonale për bashkëpunim rinor (RYCO”), kumtoi organizatori i…
Author: almakos
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorë sonte ka qëndruar në malësinë e qytetit të Tetovës ku ka takuar banorët e fshatrave Rasadishtë, Gajre, Lisec, Shipkovicë, Brodec, Veshallë dhe Bozovcë. Para të pranishmëve krahas kryetarit Ahmeti, fjalë rasti kanë mbajtur edhe Sekretari gjeneral i BDI Faton Ahmeti, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, deputetja Fisnike Bekteshi Shaqiri si dhe drejtorët Ejup Rustemi dhe Bekim Maksuti.“Kjo nuk është fushate elektorale, por takime tradicionale që BDI të kontakoj me qytetarët dhe të dëgjoj mendime e vlerësime nga ju, çka kemi bë e çka mund të bëjmë edhe më mirë!…
Komunikacioni në rrugët shtetërore është duke u zhvilluar pa pengesa nëpër rrugë vende-vende të lagështa. Reshje të dobëta të borës shihen në Krushevë, Strazhë dhe Kodrën e Diellit. Për shkak të paraqitjes së mjegullës vërehet dukshmëri e zvogëluar deri në 50 metra në qafën malore Gjavatë.Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. SHPËRNDAJE
Ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Nikollaj Millkov, sonte ka deklaruar se Bullgaria i ka ngrirë bisedimet me BE për integrimin e Maqedonisë së Veriut. Ai ka thënë se në një kohë të pacaktuar e ka tërhequr edhe ambasadorin bullgar Angel Angellov nga Shkupi, pikërisht për shkak, sic ka thënë ai “gjendja shqetësuese në lidhje me të drejtat e bullgarëve atje dhe eskalimit të krimeve dhe ngjarjeve me gjuhë të urrejtjes në muajt e fundit”. “Maqedonia në këtë rast, për të vazhduar me rrugën e saj evropiane duhet të respektoj obligimet e ndërmarra nga propozimi evropian. Nuk ka nevojë…
Presidenti Stevo Pendarovski nuk i komenton kërcënimet e fundit për vrasje nga eurodeputeti bullgar dhe bashkëkryetar i OBRM-BND, Angel Xhambaski. Nga Kabineti i Presidentit për “Lokalno” theksojnë se autoriteti për ndalimin e mundshëm të radikalëve bullgarë i takon Qeverisë. “Sa i përket pyetjeve, nuk kemi koment të mëtejshëm. Mendimet e presidentit Pendarovski u dhanë pas seancës së Këshillit të Sigurisë. Për hapat e mëtutjeshëm, përgjegjësitë janë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njoftojnë nga Kabineti i Presidentit. Xhambaski mbrëmë ka komentuar rekomandimet e Pendarovskit që ai dhe disa shtetas të tjerë bullgarë të shpallen persona non grata në…
Drejtuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim kanë vazhduar ndaras takimet me qytetarët. Në njërën anë, në Sellcë të Tetovës ishte kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti, me disa funksionar shtetërorë dhe në anën tjetër, i ashtuquajturi “Grupi Zjarrit”, ishin në qytetin e Kumanovës. Me moton “Bashkë për Evropë”, Ali Ahmeti, tregoi edhe dobit që vendit i takojnë nëse bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Ai madje kërkoi të bëhet një “skaner” për të gjithë politikanët, pasi sipas tij, për të kuptuar se çfarë pasurie kanë pasur para dhe pasi kanë hyrë në politikë. ALI AHMETI, KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM…
AFET Committee meeting – Exchange of views with Nikola Dimitrov, Minister of Foreign Affairs of the Republic of North Macedonia Kthimi i vetos për Shkupin do të ishte një gabim i madh dhe do t`i përkeqësojë marrëdhëniet Shkup-Sofje, vlerëson Ilhan Kjuçuk, eurodeputeti bullgar dhe raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian. Ilhan Kjuçuk “Do të ishte një gabim i madh. Vetoja në asnjë mënyrë nuk ndikoi pozitivisht në marrëdhëniet ndërfqinjësore. Përkundrazi, nisën provokimet” I pyetur nga BNR se si do të reagojë Brukseli nëse Shkupi ndalon eurodeputetët bullgar, politikanët dhe personalitetet publike të marrin pjesë në fillim të shkurtit,…
Zëdhënësi I BDI-së Bujar Osmani thotë se veprimet e Grupit të zjarrit po kalojnë në anarki. I pyetur nëse i ashtuquajturi “Grupi i zjarrit” brenda partisë mund të krijojë grup të veçantë parlamentar në Kuvend, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani tha se ata mund të veprojnë si të duan. Osmani tha se në BDI lejohet mendimi ndryshe deri sa nuk kalohet në anarki. “BDI njihet për demokracinë e brendshme, për mundësinë që njerëz të ndryshëm të parashtrojnë ide të ndryshme që dallohen nga ideja e shumicës, por kjo është deri në kufirin që nuk kalon në anarki, atëherë secila organizatë…
Komisioni parlamentar shqiptar për Çështje Ligjore, Administratës Publike dhe Të Drejtave të Njeriut e shqyrtoi dhe miratoi propozim-ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunim, mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, për kthimin e ikonave të trafikuara nga territori i Maqedonisë së Veriut në territorin e Shqipërisë, informon agjencia shtetërore ATSH. “Miratimi i këtij propozim-ligji, për bashkëpunim ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me objekt rikthimin e 20 ikonave në vendin e tyre të origjinës, të cilat gjenden të sekuestruara në vendin tonë dhe kanë kaluar në pronësi të shtetit shqiptar në bazë të vendimeve të gjykatave…
Kthimi i vetos për Shkupin do të ishte gabim i madh dhe do të përkeqësonte marrëdhëniet dypalëshe, deklaroi eurodeputeti bullgar dhe raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyçyk. “Do të ishte një gabim i madh. Vetoja nuk ndikoi pozitivisht në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në asnjë mënyrë. Krejt e kundërta. Filluan provokimet, pak a shumë, menjëherë pas vendosjes së vetos”, tha Kyçyk për BNR. Sipas tij, ajo që ka ndodhur me Hristijan Pendikov është e dënueshme dhe këtë e kanë thënë edhe institucionet evropiane. Ai e vlerëson tensionin mes dy vendeve si të lartë, e cila…
Sektori i Punëve të Brendshme – Shkup dje (24.01.2023) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit. Nga MPB thonë se në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 90 gjoba, nga të cilat tre për tejkalim të shpejtësisë së kufizuar, pesë masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, pesë sanksione për përdorim të celularit, tri gjoba për automjete të paregjistruara. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të…
Në Kuvend sot vazhdon mbledhja e 100-të, në të cilën pika e parë për debat është Propozim ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për taksat administrative, me procedurë të shkurtër. Pastaj vijojnë ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për huamarrje të Republikës së Maqedonisë me hua në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim pas marrëveshjes për hua për financim të projektit “Ndërtimi i një seksioni të ri dhe rikonstruim i seksionit ekzistues Bellakoc – Kriva Pallankë – pjesa lindore e hekurudhës në Korridorin VIII, faza 2”, me procedurë të shkurtër. Deputetët do të debatojnë edhe për Raportin vjetor…

