Author: almakos

Një shpërqendrim klasik dhe një mënyrë perfide për të tërhequr vëmendjen nga e ardhmja evropiane e vendit, kështu e sheh kryeministri Dimitar Kovaçevski incidentin në Ohër, ku pak ditë më parë u rrah sekretari i klubit bullgar. “Ka tensione dhe ka shumë pyetje që janë legjitime lidhur me zhvillimet gjatë vikendit të kaluar dhe periudhës së kaluara. E para unë dhunën nuk e arsyetoj dhe gjithmonë e dënoj dhe do ta dënojë, ashtu që do ta gjykoj çdo provokim që vjen nga brenda apo nga jashtë dhe e cila i lëndon ndjenjat e maqedonasve dhe zgjon shqetësim tek maqedonasit, kjo…

Lexo më Shumë

Një delegacion i Kuvendit, i përbërë nga Darko Kaevski, Arta Bilalli Zendeli dhe Aleksandar Nikolloski do të marrin pjesë në sesionin dimëror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që mbahet në Strasburg nga 23 deri 27 janar, kumtoi pres shërbimi i Kuvendit. Në fillim të sesionit, deputetët do të zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët e Asamblesë Parlamentare. Edhe këtë vit Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut i takon vendi i nënkryetarit dhe funksioni, si deri më tani, do ta ushtrojë shefi i delegacionit, Darko Kaevski. Fokusi i sesionit do të jetë në luftën kundër dhunës ndaj grave, me diskutim…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka deklaruar se zgjedhje në Maqedoninë e Veriut do të ketë në vitin 2024.Këtë deklaratë Osmani e ka thënë në emisionin në “TV24”, pas pyetjes së bërë nëse këtë vit do të ketë zgjedhje ose ato do të mbahen vitin tjetër.“Zgjedhje parlamentare në Maqedoni do të ketë në vitin 2024 së bashku me ato presidenciale”, deklaroi Osmani. SHPËRNDAJE

Lexo më Shumë

Për filloristët dhe nxënësit e shkollave të mesme sot fillon gjysmë-vjetori i dytë i vitit shkollor 2022/2023. Pushimi u vazhdua me vendim të Qeverisë për shkak të funksionalitetit të shkollave dhe mësimi në vend se më 18 janar fillon ditën e sotme. Sipas gjitha gjasave viti shkollor në vend se me 9 qershor (e premte) do të përfundojë më 14 qershor, pasi siç tha edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, nxënësit duhet t’i plotësojnë 180 ditë mësim të përcaktuara me Kalendarin për procesin edukativo-arsimor në shkolla.

Lexo më Shumë

Gazetar: Adrian Kerimi Aleanca për Shqiptarët akoma nuk i ka caktuar anëtarët e ekipit negociues për përfshirjen ose jo të partisë në Qeveri. Ekipi pret konstituimin e kryesisë së re. “Tani pritet konstituimi i Kryesisë Qendrore dhe nga aty edhe do të marrin rrjedhë gjërat. Për Qeveri do të bisedohet fillimisht me kryeministrin si bartës i mandatit dhe për gjegjës i shumicës parlamentare”, thonë nga  Aleanca për Shqiptarët. Kuvendi Qendror i ASH-së autorizoi kryesinë e partisë që të formon ekip i cili do të negocion për hyrje ose jo në Qeveri. Në negociata mund të përfshihen edhe vet kreu i…

Lexo më Shumë

Nuk ka kallëzime penale ndaj ndonjërit nga ndotësit e mëdhenj që i nënshtrohet lejes A të integruar, pasi ata nuk kanë bërë shkelje të tillë. Kështu deklaroi numri një i inspektoratit për mjedis jetësor Sreten Stojkovski, i cili thotë se gjatë kohës që ai është në krye të këtij institucioni, inspektorati kishte dorëzuar kallëzim penal, vetëm për djegien e kallamit në Ohër. Stojkovski thotë se janë shqiptuar sanksione në mbi 800 mijë euro, ndërsa vitin e kaluar në buxhet kanë hyrë 300 mijë euro nga dënimet e ndotësive në vend. I pyetur se përse në rastin me çimentoren “Usje” Qyteti…

Lexo më Shumë

Gazetar: Bashkim Sulejmani Edhe pse pak me vonesë, megjithatë populli thotë, më mirë vonë se kurë. Sezoni turistik këtu në kodrën e Diellit, sot ia nisi, borë falë Zotit ka plot, por, nuk mungojnë edhe mysafirët, që madje kanë ardhur edhe nga shtete të tjera, që të kënaqen në këtë ditë të bukur, këtu në Kodrën e Diellit. Skiatorët shpresojnë se do ketë borë në të ardhmen që sezoni të zgjasë sa më shumë. Të njëjtën gjë e presin edhe drejtuesit e Kodrës së Diellit. “Hera e parë që vijmë mirë shumë për mrekulli duket, vendi është i mirë”, tha…

Lexo më Shumë

 Gazetare: Melihate Rustemi Mungesa e aktivitetit fizik, çantat e rënda të shkollës dhe qëndrimi I gjatë në kompjuter ose telefon janë faktorët kryesor që çdo ditë e më shumë po rritet numri i fëmijëve me deformime në shtyllën kurrizore. Faton Ganiu, mësimdhënës I edukatës fizike shton se këto deformime tashmë janë të dukshme te fëmijët, madje që në momentin e parë që nxënësit bëjnë ecje në orën e edukatës fizike. “Shofim deformitetet e boshtit kurrizor janë kosiluese te çdo nxënës dhe kanë një pah shumë të vrazhdë. Do të jetë shumë më e mirë derisa prindi e sheh dhe reagon…

Lexo më Shumë

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndalesa, në rrugë kryesisht me lagështirë. Mjegull me dukshmëri deri në 50 m. ka nga Grupçini deri në Tetovë. Intensiteti i qarkullimit në rrugët  jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. Lidha Automoto  rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë,…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (21.01.2023) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit.Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 157 masa, nga të cilat 44 sanksione për ngasje mbi shpejtësi të lejuar, 18 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 11 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Janë vendosur katër masa për kalimin e sinjalit të mbyllur (drita e kuqe), pesë sanksione për përdorimin e celularit… Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që…

Lexo më Shumë

Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët ka autorizuar kryesinë e partisë që t’i nisë negociatat për hyrje ose jo në Qeveri. Nga ASH nuk bëjnë të ditur nëse është formuar ekipi që do të negocion me liderët e partive që përbëjnë shumicën parlamentare. Burime nga ASH bëjnë të ditur se kryesia e partisë do t’i cakton anëtarët e ekipit negociues, varësisht dinamikës së bisedimeve. /Alsat.mk

Lexo më Shumë