Author: almakos

Sot (19.01.2023) nga ana e zyrtarëve policorë të Departamentit të Policisë Kriminale – Seksioni për Trafikim të Kundërligjshëm me Droga, Armët dhe Lëndët e Rrezikshme dhe SVR Tetovë, në rrugën “Polog”, kanë privuar nga liria U.M.(34) nga Shipkovica e Tetovës. Gjatë kontrollit të veturës së pasagjerëve “Opel Astra” me targa të Tetovës, të cilën ai e drejtonte, iu gjet një pushkë automatike dhe 50 fishekë “Luger” të kalibrit 9 mm. “Gjatë kontrollit, të kryer me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Tetovë, në shtëpinë e tij janë gjetur 237 fishekë të kalibrit 9 mm, sasi e madhe…

Lexo më Shumë

Pasdite dhe natën do të ketë reshje shiu, të cilat vende-vende do të jenë të rrëmbyeshëm, kështu që në nivel lokal priten mbi 30 litra për metër katror, ​​njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Në disa pjesë të vendit, si pasojë e reshjeve të periudhës së kaluar dhe shkrirjes së borës, toka është e ngopur me lagështi dhe pritet reagim i shpejtë në lumenjtë dhe drenazhet më të vegjël në të gjithë vendin ku mund të ketë derdhje lokale. DPHM thekson se rritje e nivelit të ujit pritet edhe në lumenjtë më të mëdhenj, veçanërisht në rrjedhat ujore në pjesën…

Lexo më Shumë

Gazetar: Ardit Ramadani Arratisja si në filma e të burgosurit Bekim Memeti nga Burgu i Idrizovës bëri që të suspendohen 4 policë, në mesin e të cilëve edhe komandanti i burgut, Sërgjan Dimitrijevski si dhe drejtori për Zbatimin e Sanksioneve, Marijan Spasovski. Megjithatë ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançevski paralajmëroi që shkarkimet nuk do të përfundojnë me kaq, por në këtë listë mund të gjendet edhe drejtori i burgut të Idrozovës. Por ky i fundit në një deklaratë me shkrim për Alsat thotë se nuk pret të shkarkohet ndërkaq shpreson që i arratisuri të kapet sa më shpejtë. “E sigurojmë opinionin…

Lexo më Shumë

Ministrja e punës dhe politikë sociale, Jovana Trençevska mohon që në çerdhet e vendit të ketë mungesë kuadri, pavarësisht se këto ankesa u bën nga drejtuesit e disa çerdheve të vendit. Në emisionin “Magazina ekonomike”, Trençevska tha se kuadër të mjaftueshëm ka çdo kund por ka mungesë të objekteve. “Nuk ka mungesë të kuadrit profesional në kopshte, kemi mungesë të kopshteve, veçanërisht në Shkup, ku kemi lista të gjatë të pritjes në disa komuna dhe prandaj përmes programeve kapitale për mbrojtje shëndetësore, investojmë pikërisht në komunat në Shkup ku kemi lista të gjata të pritjes. Kuadër, ne në pesë vitet…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adnan Qaili Nëse një vit më parë çmimi mesatarë i banesave të reja në Shkup ka qenë 1,100€ për m2, tani çmimi i të njëjtave ka arritur dyfishin në qendër të kryeqytetit. Sivjet kriza ekonomike ka ndikuar më së shumti në sektorin e ndërtimtarisë. Sipas Bankës Popullore të Maqedonisë, në tremujorin e fundit të vitit të kaluar çmimet e banesave janë rritur mbi 20%. “Sipas të dhënave të Bankës Popullore, në tremujorin e tretë rritja ishte 21.2%, në të dytin 16.5%, ndërsa në tremujorin e parë rritja ishte 12.4%, Rritje dyshifrore ka pasur edhe në tremujorin e fundit të…

Lexo më Shumë

Gazetare: Vjollca Aliti Përdorimi i antibiotikëve ka shënuar rritje mjekët thonë se pacientët iu bëjnë presion që t’u japin antibiotik qoftë edhe për një ftohje. Ata bëjnë thirrje për kontroll më të madh lidhur me mënyrën e përdorimit të antibiotikëve duke kujtuar efektet anësore që janë serioze. Mirdita, urdhëroni. A mund të më jepni një Amoksikllav?Ja tani ta verifikoj…keni të shkruar antibiotik Amoksikllav, të shkruar nga mjeku juaj amë. Kushton 85 denarë. Duhet ta pini çdo 12 orë nga një tabletë. Urdhëroni”. Faleminderit”. Përdorimi i tepërt i antibiotikëve është bërë shqetësues, posaçërisht nga fillimi i pandemisë. Vetëm gjatë vitit 2021…

Lexo më Shumë

Kreu i opozitës maqedonase këmbëngul në mbajtjen e zgjedhjeve sa më shpejtë të jetë e mundur. Madje kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski akuzoi se grupet siç i quajti ai gjysmë-kriminale që janë pjesë e nëntokës dhe kontrollohen nga udhëheqja e LSDM-së dhe BDI-së, po bëjnë presion ndaj deputetëve që janë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas Mickoskit nuk ka asnjë njeri racional në Kuvend që nuk do të dëshironte zgjedhje. “Nuk do të kishte njeri në Kuvend, njeri racional që e dëshiron të mirën për Maqedoninë, që nuk do të dëshironte zgjedhje. Por ato grupe gjysmë-kriminale, që udhëheqja e lartë…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 14:50 minuta në rrugën Ilindenska në Gostivar zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 36 vjeçaren S.Sh. nga Gostivari. Ajo është kapur gjatë kryerjes së veprës penale “vjedhje e rëndë”. S.Sh. është privuar nga liria dhe ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme. Nga SPB-ja njoftojnë se pas dokumentimit të rastit, ndaj saj do të ngritët padi adekuate. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në Shkup janë regjistruar gjithsejtë 107 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 6 për tejkalim të shpejtësisë, 9 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, shkruan Alsat. Sipas njoftimit të MPB-së jnaë shqiptuar dhe 8 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 9 për kalim në të kuqe në semaforë dhe 2 gjoba të tjera për mosdhënien përparësi këmbësorëve…/Alsat.mk

Lexo më Shumë

Transporti publik në Shkup sot do të funksionojë sipas itinerarit të së dielës për shkak të festës fetare Uji i Bekuar. Siç njoftoi NQP “Shkup”, përjashtim do të jenë linjat 18A, 32, 47A, 51, 55, 55B, 56, 56A,70, 74, 81, 118, 160, 164 dhe 180, të cilat do të qarkullojnë sipas itinerarit të së shtunës. Të hapura nga ora 06:00 deri në 13:30 do të jenë pikat e shitjes në Qendrën Transportuese, Tregun e Gjelbër dhe Gjorçe Petrov. Teleferiku do të punojë si në ditët e zakonshme, nga ora 10:00-17:00.

Lexo më Shumë

“Grupi i zjarrit”, sot ka vazhduar takimet me qytetarët në sallën e Teatrit Kombëtar në Shkup. Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, mbajti fjalim para të pranishmëve, ndërsa tha se “rinia që e ka mbushur sallën e teatrit dhe ata që janë jashtë, i kanë sjell fitore BDI-së dhe Ali Ahmetit”. “Gjithmonë, kur rinia është mobilizuar në çdo aktivitet, ashtu siç kemi bërë beteja të përbashkëta në fushata zgjedhore, të gjithë ne që jemi këtu, në sallë dhe ata që kanë mbetur jashtë, me familjet e juaja, me shokët miqtë e juaj, ne Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Ali…

Lexo më Shumë

Aktualisht, situata me sëmundjet respiratore që qarkullojnë gjatë kësaj periudhe është e qëndrueshme. Kështu ka theksuar sot zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zlate Mehmedoviq. Ai theksoi se deri në fund të javës do të dihet nëse ka të infektuar në vend. “Deri në fund të javës do të ketë rezultate nga sekuenca e mostrave pozitive të Covid-19 dhe do të dihet nëse lloji i ri kraken është i pranishëm në vend”, tha Mehmedoviq në fjalimin e sotëm për media.

Lexo më Shumë