Author: almakos

Nga MPB bëjnë të ditur se sot është arrestuar një i burgosur nga Tetova, i cili kishte ikur nga burgu duke shfrytëzuar të drejtën për vikend të lirë, respektivisht nuk ishte kthyer për vuajtje të dënimit me burg. Nga MPB bëjnë të ditur se i njëjti dyshohet për vjedhje që është bërë rreth mesnatës. “Sot (18.01.2023) rreth orës 10:30, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë ndaluar 35-vjeçarin R.A. nga Odri i Tetovës për vuajtje të dënimit me burg prej 4 vjet e 11 muaj, pasi paraprakisht ishte liruar për fundjavë dhe nuk ishte kthyer në Burgun “Idrizovë” në Shkup. Ai është…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme një i burgosur ka ndërruar jetë në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup. Nga MPB thonë se mjekët kanë konstatuar vdekje pa shenja dhune. “Më 17.01.2023 rreth orës 05:35 në SPB-Shkup është raportuar se në Klinikën e Toksikologjisë – Shkup ka ndërruar jetë G.S.(51) nga Velesi, i burgosur nga burgu Idrizovë, i cili në spital ishte dërguar një ditë më parë. Një mjek ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune. Ngjarja është raportuar në prokuror publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Gazetar: Mefail Ismaili Qeveria duhet të kërkojë përgjegjësi nga Ministri i Jashtëm Bujar Osmani për përdorimin e automjeteve zyrtare për aktivitetet partiake. Katica Nikollovska nga Anti Korrupsioni deklaron se nga dokumentet e marra nga Revizioni i brendshëm në MPJ konstatohet se gjatë periudhës zgjedhore, MPJ ka pasur 15 automjete të saja dhe dy i ka marrë nga Agjencia e Zbulimit. Por për këto automjete ministria nuk mban asnjë evidencë për përdorimin e tyre pasi nuk ka pasur person të angazhuar i cili duhej të kujdeset për automjetet, mënyrën për përdorimin e tyre, gjendjen teknike dhe higjienën. Por se nuk mund…

Lexo më Shumë

Gazetar: Lluka Andreev Autoritetet kanë paralajmëruar një debat publik për ndryshimet kushtetuese që janë parakusht, që Shkupi dhe Brukseli të hapin kapitujt e negociatave pas përfundimit të skriningut këtë vjeshtë. Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq, tha se janë duke vazhduar konsultimet në nivel ekspertësh për përmbajtjen e draft tekstit të ndryshimeve kushtetuese, por paralajmëroi edhe debate me shoqërinë civile, biznesin dhe komunitetin akademik. Në këto debate, përveç përmbajtjes, do të diskutohet edhe rëndësia politike dhe ekonomike e ndryshimit të Kushtetutës. “Rëndësia politike është shumë më e madhe se ndryshimet kushtetuese të një pjese të Preambulës, dhe një amendamenti për Komisionin për Marrëdhënie…

Lexo më Shumë

Gazetar: Bashkim Sulejmani Lufta e Komunës së Tetovës me palën që iu shpronësua toka, nuk ka fund. Pas zbrazjes së buxhetit në emër të vonesave të kamatës me 1.1 milionë euro, tani komuna rrezikon të mbetet edhe pa 500 mijë euro të tjera. “Edhe më tutje amullia vazhdon. Ne kemi kërkuar nga përmbaruesi dhe ministria e Financave që të na informojnë se a është përmbyllur pagesa për këtë lëndë, por ende nuk kemi përgjigje zyrtare. Disa thonë po është mbyll disa thonë se ka ende kamata për tu llogaritur që mund të shkojnë deri në 500 000 euro, pra ende…

Lexo më Shumë

Gazetare: Ajnur Bafqari Qyteti i Shkupit zyrtarisht e ka dorëzuar padinë penale kundër çimentores “Titan Usje”, në bazë të të cilës kërkojnë përgjegjësi për ndotjen e ajrit të shkaktuar nga lëshimi i grimcave PM 10 më shumë se sasia e lejuar. Bëjnë thirrje që Prokuroria Publike të hetojë tërësisht gjetjet dhe të veprojë në përputhshmëri me padinë, pasi siç thonë, është e palejueshme që qytetarët e Shkupit të jenë viktima të përfitimeve të disa personave që me dekada e helmojnë kryeqytetin. “Padia penale e dorëzuar është në pajtueshmëri me nenin 234 të Kodit Penal- vepra të rënda kundër mjedisit jetësorë…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme -Tetovë njofton se në orët e mbrëmjes ka ndodhur një aksident në rrugën rajonale Kodra e Diellit-Tetovë, me çrrastë lëndime të rënda ka marrë një fëmijë. “Mbrëmë më (18-janar), dhjetë minuta pas mesnate, në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Kodra e Diellit-Tetovë, në afërsi të fshatit Lisec, “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit i drejtuar nga 20-vjeçari B.I. nga Kopanica e Shkupit, ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar një pasagjer i mitur nga i njëjti fshat, që janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës”, njoftojnë nga SPB-Tetovë. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Kryeministri DImitar Kovaçevski deklaroi sot se Aleanca për Shqiptarët mund të bëhet pjesë e Qeverisë, por se kjo sipas tij varet nga dialogu politik. Kovaçevski me këtë rast ri-përsëriti qëndrimin e tij se të gjithë ata që dëshirojnë ti bashkëngjiten konceptit për një Maqedoni evropiane, tani është koha që ta bëjnë atë, shkruan Alsat. “Lidhur me Aleancën për Shqiptarët, kam thënë se Aleanca ka shprehur vullnetin politik, se është për konceptin evropian të shtetit. Se a do të hyjë në qeveri, po, ekzistojnë shanse për këtë, ashtu siç kanë thëne edhe liderët e tjerë politikë. Se a do të ndodh…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë disa vetura. Gjatë këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar katër persona. “Në aksident janë përfshirë tri automjete: BMW me targa të Tetovës e drejtuar nga E.B. (21) nga fshati Sellcë e Tetovës, vetura “Audi” me targa të Shkupit drejtuar nga B.L (35) nga Republika e Shqipërisë dhe veturës “BMW” me targa të Gjermanisë drejtuar nga E M. (44) nga Gradeci i Gostivarit. Në aksident katër persona kanë pësuar lëndime fizike të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës, pas së cilës janë lëshuar për mjekim shtëpiak”, njoftojnë nga…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 129 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre 6 për tejkalim të shpejtësisë, 6 për mosdhënien përparësi gjatë kalimit, 7 gjoba janë shqiptuar për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, katër për kalim në të kuqe në semaforë dhe katër të tjera për mosdhënien përparësi këmbësorëve… /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa. Reshje të dobëta të borës dhe mjegull me dukshmëri deri 50 metra ka në Kodër të Diellit, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM). Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi, përveç kryerjes së formaliteteve doganore.

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën e Ilindenit në Tetovë, diku pas orës 21:00.  Sipas informatave te para tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje dhe ka hetuar rastin. Rruga e Ilindenit ne udhëkryqin tek shkolla e mesme e mjekësisë për një kohë mbeti e bllokuar. /Alsat.mk

Lexo më Shumë