Author: almakos

Sot është afati i fundit për regjistrim në thirrjen e dytë publike të Qytetit të Shkupit për autobusët privatë për linjat 9, 11 dhe 12. Nga “Sloboda Prevoz” dhe “Makekspres” informojnë për MIA se asnjë vozitës nga ta nuk ka aplikuar për thirrjen. Të gjithë sytë nga kompanitë private “Sloboda Prevoz” dhe “Makeexpress ” janë kthyer kah kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe presin takim. Kemal Muriq nga “Sloboda Prevoz” deklaroi se ashtu si në rastin e parë për linjat 20 dhe 22, edhe në shpalljen e dytë, për këto linja nuk është paraqitur asnjë vozitës i tyre. “Në thirrjet e reja…

Lexo më Shumë

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, mbajti fjalim në panelin “Në mbrojtje të Evropës”. Ai me këtë rast vlerësoi se përkundër luftës në Ukrainë, sfidat dhe shumëfishimi i krizës inkurajojnë solidaritetin e treguar, jo vetëm në nivel evropian, por edhe solidaritetin transatlantik, i cili, sipas vlerësimit të tij, është në një nivel që nuk ka qenë në vite dhe duhet të nxirret prej andej shpresa për vitin e ardhshëm. Presidenti Pendarovski gjithashtu theksoi se është e nevojshme të ruhet uniteti dhe solidariteti evropian dhe transatlantik.

Lexo më Shumë

Një person ka humbur jetën nga zjarri që ka shpërthyer mbrëmë pas orës 20:00 në një shtëpi në rrugën “Pirinska” numër 26 në Strumicë. Sipas informacioneve nga Brigada e zjarrfikësve në Strumicë, personi i cili ka humbur jetën nga zjarri ishte pjesëtar i familjes që jetonte në shtëpi dhe për momentin nuk dihen shkaqet e tragjedisë. “Zjarri është raportuar në orën 20:16 dhe në shuarje kanë marrë pjesë tre automjete të zjarrfikësve dhe 9 zjarrfikë. Zjarri është shuar për një orë, por fatkeqësisht një person ka mbetur i vdekur në të”, njofton komandanti i zjarrfikësve të Strumicës, Aleksandar Gudev.

Lexo më Shumë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet pa ndërprerje dhe nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Nga LAMM-ja gjithashtu apelojnë për kujdes gjatë lëvizjes së automjeteve për në Kodrën e Diellit, për shkak se ka reshje të lehta të borës. Ndërkohë që komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të ulët. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, përveç kryerjes së formaliteteve doganore. Nga LAMM u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër lugina ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

Lexo më Shumë

Gazetar: Mefail Ismaili Numër i madh i ligjeve që rregullojnë mirëqenien e qytetarëve dhe janë ligje kyçe për rrugën euro integruese të vendin vazhdojnë të mbeten peng i vullnetit të deputetëve. Ndër to janë edhe Ligji për kthimit të TVSH-së nga 1800 në 2100 denarë, Ligji për reformën tatimore për të cilin duhet të mbahen diskutime, Ligji për pushimin e lindjes, si dhe propozim ligji për veprën penale, me të cilin sulmi ndaj gazetarëve do të llogaritet si sulm ndaj personave zyrtar. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Bojan Stojanovski, akuzon partitë në pushtet se nuk mund të grumbullojnë shumicë të duhur në…

Lexo më Shumë

Gazetar: Ardit Ramadani Një njëzet vjeçar në lokacione të ndryshme të vendit për një periudhë të gjatë kohore e ka detyruar një të mitur që të kryejë marrëdhënie seksuale me persona të ndryshëm ndërsa në këmbim ai është pasuruar me nga 1 mijë deri në 2 mijë denarë. I dyshuari kryesor me inicialet M.K do të ndiqet penalisht nën dyshime për trafikim me të mitur. Policia ka arrestuar edhe pesë persona tjerë që kanë shfrytëzuar shërbime seksuale nga e mitura. “Përkatësisht, V.D.(39), K.R.(24), V.B.(26) dhe A.D.(23) nga Kavadari dhe N.I (21) nga Negotina, në periudhën prej gushtit deri më 19…

Lexo më Shumë

Gazetar: Lluka Andreev VMRO-DPMNE nuk zbulon detaje rreth votimit të mundshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë. Lideri i partisë Hristijan Mickoski, para pak kohësh paralajmëroi se në fund të muajit, ose në fillim të shkurtit do të votohet interpelanca e Qeverisë. Për këtë synim Mickoski tha se pret mbështetjen edhe të disa deputetëve të inkurajuar për rrëzimin e qeverisë. Kërkesën për interpelancë e ka përsëritur edhe deputeti Antonio Milloshoski, por nga partia nuk kanë dhënë detaje. “Ajo që mund të them është se të gjitha mjetet demokratike, përfshirë edhe interpelancën, janë në lojë për momentin”, tha Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.…

Lexo më Shumë

Gazetare: Ajnur Bafqari Shfrytëzimi intensiv i ujërave dhe mungesa e reshjeve të borës dhe shiut nuk premton pranverë të mirë për bujqësinë, thonë njohësit e rrethanave hidrobiologjike. Ata kërkojnë që uji të shfrytëzohet në mënyrë sa më racionale. “Në mënyrë shtesë këtu ndodhi që dimri të jetë shumë i varfër në aspekt të reshjeve të borës dhe tani nëse e marrim parasysh edhe këtë faktor, të mos ketë mbushje të maleve me ujë, në gjendje të fortë, tani mbetet të shpresojmë në një pranverë të pasur me reshje të shiut dhe me borë eventuale në shkurt. Në një situatë të…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë drejtori i gjimnazit Zef Lush Markut në Shkup, Faruk Zeqiri. Zeqiri vite me radhë ka qenë pjesë e arsimit të mesëm në Shkup. Miqtë e të ndjerit i kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, shokëve, nxënësve! Lajmin e vdekjes e ka konfirmuar edhe kryetari i komunës së Çairit. “Me pikëllim të thellë sot mora lajmin për vdekjen e mikut tim, drejtorit të Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku”, Faruk Zeqiri.  Faruku do të mbahet mend për punën e tij të palodhshme dhe kontributin e pamasë që dha për zhvillimin e arsimit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes,…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski i pyetur nga gazetari i Alsat për emërimin e Viktor Dimovskit për ambasador në Paris, ri-përsëriti qëndrimin e tij se ambasadorët nuk komentohen deri në momentin që të dërgohen në shtetin në të cilin janë emëruar për ambasador. “Ambasadorët nuk komentohen deri në momentin që të dërgohen në shtetin e huaj në të cilin janë emëruar”, tha u përgjigj shkurt Kovaçevski. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 42 vjeçarin me iniciale B.D. i cili akuzohet për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Personi në fjalë nuk i është bindur as urdhrit policorë. “Zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (15-janar) rreth orës 19:00 kanë arrestuar 42-vjeçarin B.D. nga Gostivari, i cili paraprakisht kishte prishur rendin dhe qetësinë publike në rrugën “Sretko Krstevski” në Gostivar, dhe ishte sjellë në mënyrë agresive, me ç’rast kishte refuzuar urdhrin e punonjësve të policisë që po kryenin veprime zyrtare. Ai është ndaluar në…

Lexo më Shumë

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për hapjen e procedurës hetimore kundër 46 vjeçarit të dyshuar për vepër penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 2 lidhur me nenin 19 (në tentativë) të Kodit Penal. “Më 14 janar, në një dhomë pune – kuzhinë të një restoranti në Shkup, në rrugën “Kiril Pejçinoviq”, i dyshuari ka kryer dhunë në familje dhe me dashje ka tentuar t’i marrë jetën djalit të tij. Pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër verbale, për shkak të së cilës paraprakisht ishin prishur marrëdhëniet e ndërsjella, i dyshuari ka marrë një thikë…

Lexo më Shumë