Gazetar: Miki Trajkovski “Nëse disa nga hotelet punonin deri në festat e Vitit të Ri, hotelet më të mëdha në Ohër-Strugë në fillim të vitit të ri 2023 vendosën çelës në derë”. Sipas njoftimeve, ato do të rihapen më 1 mars, nëse mundësitë dhe kushtet e lejojnë. Diçka e tillë po ndodh për herë të parë pas shumë viteve të funksionimit të tyre. Këtë nuk e bënë as gjatë pandemisë së Kovid-it, por kriza ekonomike dhe energjetike i detyroi të ndërmarrin këtë hap. “Deri më tani, hoteli nuk është mbyllur për 12 vite… Por, këtë vit nuk kishte vërtet ndonjë…
Author: almakos
Gazetar: Mefail Ismaili Lëvizja Besa do të mbështesë ndryshimet kushtetuese për futjen e bullgarëve në Kushtetutë, por këtë e kushtëzon me heqjen e 20 përqindëshit nga kushtetuta dhe zgjedhjet parlamentare. Kreu i Besës Billall Kasami në emisionin 306 gradë në Alsat tha se nëse pushteti dëshiron të ketë ndryshime kushtetuese fillimisht duhet të ketë marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. “Ne vlerësojmë se nëse Qeveria dëshiron që në këtë format të bëjë ndryshimet kushtetuese atëherë duhet të ofrojë diçka, e atë që e kërkon opozita, në këtë rast edhe Lëvizja BESA, janë zgjedhjet e parakohshme, pra nëse kjo Qeveri…
Pas reagimeve të mjekëve amë se nuk ka mjaftueshëm formularë në letër për deklaratë për zgejdhje/ndërrim të mjekut, për çka një numër i caktuar i pacientëve kanë mbetur pa mjekë amë, Fondi i Sigurimit Shëndetësor ka vendosur zgjedhje elektronike. Kjo është në fuqi që nga filimi i javës. “Me vendosjen e këtij shërbimi u lehtësohet puna mjekëvë amë, por edhe të siguruarve kur kanë nevojë për zgjedhje apo ndërrim të mjekut amë. Me vendosjen e këtij shërbimi mjekët amë më nuk do të kenë nevojë të furnizojnë formularë në letër sepse shërbimin do ta kenë në dispozicion në formë elektronike…
Punonjësit policorë të Seksionit për trafikim të paligjshëm të drogave dhe armëve në SPB Manastir, dje në ora 12:30 në Manastir, kanë privuar nga liria M.T.(24) nga Manastiri, njofton MPB.“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, u gjetën dhe sekuestruan marijuanë, degë të bimës kanabis dhe objekte me mbetje marihuane”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në konsultim me Prokurorin Publik, ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
Për shkak të dëmtimit të kanalit, rruga Buzalkovo-Slivnik do të mbyllet për qarkullim me vendosjen e barrikadave dhe sinjalistikës së komunikacionit. Në vendin e dëmtimit do të kryhen punime ndërtimore. Komunikacioni nuk mund të vazhdojë përmes Buzallkovës në drejtim të fshatit R’levci, njofton Komuna e Velesit. Qarkullimi nuk do të zhvillohet deri në përfundimin e plotë të punimeve të ndërtimit. – Luten qytetarët – shfrytëzuesit e drejtimit të treguar rrugor të tregojnë mirëkuptim dhe durim për përfundimin e sigurt dhe më të shpejtë të punëve ndërtimore, thonë nga Komuna e Velesit.
MPB gjatë ditës së djeshme (13.01.2023) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit.Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 174 masa, nga të cilat 21 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 11 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 11 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, katër masa për drejtim të paregjistruar të automjeteve. Gjashtë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për kalimin e sinjalit të mbyllur (drita e kuqe), dy sanksione për shofer fillestar… Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.…
Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, pasdite me reshje të kohëpaskohshme të dobëta shiu, ndërsa në vendet më të larta dhe male me borë të dobët kryesisht në pjesët veriore. Do të fryej erë e dobët mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -4 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 5 deri në 10 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me erë të dobët mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 8 gradë. /alsat.mk
Simptomat e sulmit në zemër te femrat dhe te meshkujt nuk janë të njëjta. Kjo është pikërisht arsyeja pse çdo grua duhet t’u kushtojë vëmendje këtyre simptomave. Të gjithë u zunë në befasi nga lajmi se Lisa Marie Presley, vajza e Elvis Presley-t, vdiq në moshën 54-vjeçare nga një atak në zemër. Lisa, para vetëm dy ditësh është parë në ndarjen e “Globit të artë”, andaj lajmi për vdekjen e saj shumicën e befasoi. Në vazhdim po ju zbulojmë hollësitë për simptomat e para të atakut në zemër te femrat, transmeton Telegrafi. 1. Çrregullimi i gjumit Njerëzit e lidhin pagjumësinë…
Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i ftuar në “360 Gradë” flet për vendimin e subjektit të tij politik për mospjesëmarrje në takimin e liderëve të partive politike shqiptare të thirrur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Kasami me këtë rast u shpreh se ai dhe subjekti i tij politik nuk janë të interesuar për takime relaksuese në një kohë kur qytetarët përballen me krizë të thellë ekonomike, shkruan Alsat. “Lëvizja BESA nuk ka problem për tu ulur dhe për të takuar lider të partive politike shqiptare të RMV-së, por për të folur për çështje reale, për probleme reale dhe…
Gazetar: Mefail Ismaili Pas Takimi i mbrëmshëm i paparalajmëruar i ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi me përfaqësues të degës së BDI-së në Manastir tregon se të dy grupet thellojnë betejën në terren. Tentuam që të komunikojmë dhe të marrim qëndrim nga Bekteshi, por sot ishte i pakapshëm për të komentuar vizitën e tij, në degën në të cilën, Grupi i Zjarrit ka njoftuar se do të shkojë të shtunën. Sipas nënkryetarit të BDI-së, Izet Mexhiti, vizita e mbrëmshme në Manastir ishte pahijshme. “Për shkak se kanë pasur shumë arsye për të shkuar në Manastir, në Qytetin e Alfabetit, sidomos për…
Gazetare: Evi Shkopi Në shekullin 21 banorët e Straçincës të Komunë së Gazi Babës i gëzohen fillimit të punimeve për ndërtimin e sistemit të kanalizimit. Gjatë përurimit të fazës së dytë realizuesi i projektit u tregua ambicioz duke thënë se ndërtimi i rrjetit prej 6 kilometrash do të përfundojë brenda 3 muajsh. Megjithatë Ministri i Ekologjisë, Naser Nuredini, ndërhyri për t’i përcjell mesazhin se realizuesi duhet të jetë “ më me këmbë në tokë” sa u përket ambicieve, sepse sipas tij një projekt i tillë s’ mund të realizohet për 3 muaj. “Ne flasim për 6 kilometra, më saktë 6…
Gazetar: Ile Petreski Për momentin, Qeveria nuk do të shpallë masa të reja për uljen e inflacionit, ndërsa për të ardhmen do të bëhen vlerësime. Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se me rrymën e subvencionuar që ka ofruar Qeveria për sektorin e ushqimit, çmimet janë ulur nga 5 në 12%. “Duhet t’i kushtojmë vëmendje edhe buxhetit. Buxheti ka anën e vet të të ardhurave dhe shpenzimeve dhe nëse vazhdimisht rrisim anën e shpenzimeve dhe ulim atë të të ardhurave, atëherë kjo do të ndikojë negativisht në parametrat e tjerë të buxhetit…”, u shpreh Dimitar Kovaçevski. Ndërkohë, prodhuesit e ushqimeve në disa…

