Gazetare: Evi Shkopi Çimentorja Usje mund të përballet më një gjobë nga 180 deri në 200 mijë euro. Inspektorati Shtetëror i Mjedisit ka publikuar vendimin përmes të cilit fabrika urdhërohet që të ndërmarrë disa veprime nëse dëshiron që të vazhdojë të ketë leje A të integruar. Ndotja më e madhe është konstatuar se ka ardhur nga kaldaja për ngrohje e cila funksionon me mazut, andaj “Çimentorja Usje” urdhërohet që në afat prej 5 ditësh të kalojë në ngrohje me gaz natyror. “Çimentorja Usje” ndër të tjerat detyrohet që të paguajë shpenzimet e analizave të kryera më datë 3 dhe 4…
Author: almakos
Gazetare: Vjollca Aliti Regjistrohet viktima e parë si pasojë e gripit stinor për këtë vit. Bëhet fjalë për një 65 vjeçar nga Shkupi, te i cili është konstatuar influenca A/H3. Pacienti, i cili ka ndërruar jetë nuk ka qenë i vaksinuar kundër gripit, ndërsa po kurohej në Klinikën Infektive. Në raportin e Institutit të Shëndetit Publik theksohet se pacienti i cili ka ndërruar jetë ka vuajtur edhe nga sëmundje të zemrës si dhe nga mushkëritë e bardha. Nga Klinika Infektive nuk japin detaje për këtë rast. Jo zyrtarisht mësohet se ai ka qenë i shtruar një muaj në Klinikë, përkatësisht…
Gazetar: Adrian Kerimi Pas presidentit dhe ministrit të Jashtëm edhe kryeministri i mbyll derën Viktor Dimovskit, duke i shuar përfundimisht shpresat se ai do të shkojë ambasador në Paris. Ndonëse Dimitar Kovaçevski nuk ishte i drejtpërdrejtë sa Presidenti Stevo Pendarovski dhe ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, kreu i ekzekutivit tha se vendimi për Dimovskin dhe ambasadorët e tjerë do të merret në konsultim me kreun e shtetit dhe shefin e diplomacisë. Jo zyrtarisht mësohet se Qeveria ka vendos që Dimovski të mos shkojë ambasador. “Zgjedhja, akreditimi dhe dërgimi i ambasadorëve nuk është diçka që duhet të thuhet publikisht sepse edhe…
Lideri i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski sërish bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai nuk beson se Qeveria do të mbledhë shumicën e nevojshme për amendamentet kushtetuese, për të cilat, siç tha ai, qëndrimi i partisë së tij nuk ka ndryshuar. “Qëndrimi është se ky parlament nuk ka mandat për të ndryshuar Kushtetutën sepse as opozita nuk ka marrë pjesë në krijimin e asaj marrëveshjeje, aq më pak që opozita nuk është pajtuar me atë marrëveshje dhe as nuk u ka premtuar qytetarëve se do të ketë ndryshime kushtetuese. Kërkojmë që sa më shpejt të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare,…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk e përjashton mundësinë e një takimi të ri liderësh. Sipas tij, në një takim të tillë të mundshëm do të hapeshin edhe çështje të tjera me rëndësi për shtetin. “Për momentin nuk është planifikuar një takim i ri i liderëve, megjithatë nuk e përjashtoj një mundësi të tillë, ku do të mund të diskutojmë sërish për çështjet më të rëndësishme në vend. Në takimin e fundit të liderëve nuk kemi biseduar vetëm për amendamentet kushtetuese, sepse vendi ballafaqohet me një numër të madh sfidash”, tha Kovaçevski.
MPB ka dhënë detaje se si ka ndodhur arratisja e të burgosurit në Idrizovë, i cili ka ikur gjatë transportimit të tij për në spital. Nga MPB thonë se arratisja e të burgosurit nga “Idrizova” ka ndodhur para mesnatës. Katër zyrtarë të burgut e kanë shoqëruar për në spital të burgosurin. Në raport thuhet se e gjithë drama ka ndodhur në autostradë. “Punonjësit e policisë së burgjeve të cilët ndodheshin në një furgon “Ford Transit” të policisë së burgjeve kanë kërkuar ndihmë nga policët e SPB Shkup, pasi, sipas raportimit të tyre, gjatë shoqërimit të të dënuarit B.M. , nga…
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informon se gjatë ditës së djeshme, ka zbatuar kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 299 drejtues automjetesh. Prej tyre, 13 automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe një automjet me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 153 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 146 jashtë vendbanimit.
Në Maqedoninë e Veriut në periudhën janar-nëntor të vitit 2022 është shënuar rritje e numrit të turistëve për 38.8 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. “Në periudhën janar – nëntor 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 38.8 %, dhe atë: numri i turistëve vendor është rritur për 6.2 %, dhe numri i turistëve të huaj është rritur për 84.5 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar që ndërkohë numri i netëve të kaluara është rritur për 23.3 për qind. Enti raportoi që vetëm në nëntor të…
Tërmet me magnitudë prej 2,7 ballë sipas shkallës së Rihterit mbrëmë vonë është ndjerë në Radovish dhe rrethinë. Observatori sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematikore në Shkup ka njoftuar se tërmeti ka ndodhur në ora 23:03 dhe me epiqendër në afërsi të Radovishit. Tërmeti ka pasur një intensitet prej afro tre gradësh sipas shkallës makroseizmike evropiane.
Një tragjedi familjare ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen e Kumanovës “Igo Triçkoviq” pasi një djalë ka vrarë babain e tij. Një 40-vjeçar nga Kumanova ka sulmuar me thikë babain 65-vjeçar, i cili më pas u ka nënshtruar plagëve të marra, njoftojnë nga policia e Kumanovës. “Policët e SPB Kumanovë rreth orës 16:00 e kanë ndaluar B.J.(40) nga Kumanova nën dyshimin se rreth orës 15:00 në Kumanovë ka sulmuar me thikë babanë e tij S.J.(65), i cili iau ka nënshtruar plagëve të marra”, njoftojnë nga MPB. Nga atje shtojnë se policia po merr masa për zbardhjen e rastit.
Gazetare: Ajnur Bafqari Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska dorëzon padi penale për fabrikën e çimentos “Titan Usje” për shkak të ndotjes së ajrit. Arsovska tha se iniciativa përfshinë shkeljen e neneve 218, 230 dhe 234 të kodit penal që kanë të bëjnë me ndotjen e ajrit, ujërave, tokës dhe rrezikim të shëndetit të qytetarëve. “Bëhet fjalë për fabrikën e çimentos ‘Titan Usje’ ku gjatë kryerjes së matjeve të ajrit ambiental në fabrikë janë vërejtur shumë grimca të dëmshme që dukshëm ndikojnë në prishjen e kualitetit të ajrit në të gjithë territorin e Qytetit të Shkupit. Për shkak të kësaj si…
Gazetar: Miki Trajkovski Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve Animal Voice, pretendon se janë përjashtuar nga takimi i një dite më parë nga ana e kreut të Komunës së Strugës Ramiz Merko. Në takim ishin të pranishëm edhe drejtori i Ndërmarrjes komunale dhe Inspektori i mjedisit. Deri te kjo erdhi pas rastit të vrasjes së shtatë qenve endacakë, nga një qytetar, nga organizata joqeveritare i kanë theksuar propozimet e tyre, si të zgjidhet në mënyrë humane problemi me qentë. Por përgjigja e Merkos i ka habitur. “Kryetari i komunës drejtpërdrejt dhe haptazi na tha se do të dilte personalisht në rrugë…

