Author: almakos

Në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së në vitin 2023, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi dy biseda të veçanta telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Armenisë, Ararat Mirzojan dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Azerbajxhanit, Xhejhun Bajramov. Bisedat u fokusuan në situatën në rajonin e Kaukazit Jugor, me theks të veçantë në Korridorin e Laçinit, njoftojnë nga MPJ. “Ministri Osmani theksoi se është duke e përcjellë nga afër situatën rreth Korridorit të Laçinit, teksa shprehu shqetësimin për ndikimin e të njëjtit në jetën e përditshme të popullatës civile. Në këtë drejtim,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot bashkë me deputetët Elmi Aziri dhe Artina Qazimi u pritën nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Siç thuhet në kumtesën e dërguar nga Aleanca për shqiptarët, Taravari falënderoi kryeministrin Kurti për urimin e tij me rastin e zgjedhjes së tij në krye të partisë, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm, i cili, siç thuhet, në të ardhmen do të thellohet. Temë diskutimi ishin edhe ngjarjet në veriun e Kosovës të cilat, siç ceket në kumtesë, Aleanca për Shqiptarët i ka ndjekur me shqetësim dhe ka dënuar strukturat destabilizuese atje. Taravari…

Lexo më Shumë

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami nuk do të merr pjesë në darkën e Edi Ramës me krerët e partive politike shqiptare. Sipas tij, ky është një takim i iniciuar nga Ali Ahmeti dhe Artan Grubi për të mbuluar dështimet e tyre ndër vite dhe për të mos dhënë llogari mbi mosrealizimin e pikave nga Deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare e nënshkruar në vitin 2016. “Lëvizja BESA dhe Kryetari Bilall Kasami, nuk do të ulet në një tavolinë me ata që dështuan të drejtojnë qeverinë në vend. Tani, në vend që të dalin para popullatës të kërkojnë falje…

Lexo më Shumë

Gazetare: Melihate Rustemi Shpërndarja e librave në arsimin fillor, posaçërisht për nxënësit që tashmë janë pjesë e konceptit të ri mësimor do të vazhdojë sërish nga e mërkura. Shpërndarja do duhet të bëhet brenda një jave sa dhe ka mbetur deri në përfundimin e pushimit dimëror. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri tha për Alsat se vonesa mund të shkaktohen vetëm në rast të problemeve teknike. “Vetëm për arsye të lëndëve që ishin në procedurë në këshillin nacional, një lëndë në klasën e parë, dy lëndë në klasën e dytë, këto të klasës së dytë janë kompletuar, në të…

Lexo më Shumë

Gazetar: Mefail Ismaili Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Shollet, nesër do të qëndrojnë në Shkup. Në fokus së vizitës së tij është lufta kundër korrupsionit. Ekspertët vlerësojnë se ardhja e ekspertëve amerikanë për Luftën Kundër korrupsionit si dhe deklaratat e zyrtarëve të SHBA-së, tregojnë qartë se gjendja me korrupsionin në Maqedoni është tepër alarmante. “Për fat të keq, njëkohësisht partnerët tanë më të mëdhenj, ata amerikan, disa herë alarmojnë se korrupsioni është në një nivel tepër të lartë dhe sa më shpejt duhet të kapemi me zgjidhjen e këtij problemi i cili nuk është aq i thjeshtë dhe…

Lexo më Shumë

Gazetar: Lluka Andreev Nga nëntori pritet që të fillojë të funksionojë i ashtuquajturi Sistem ETIAS, për udhëtime në 30 vende – ato të zonës Shengen, si dhe në Islandë, Norvegji dhe Zvicër. Çdo qytetar i Maqedonisë së Veriut, për të hyrë në këto vende fillimisht duhet të regjistrohet në mënyrë elektronike. Në një faqe interneti të veçantë, do t’ju duhet të plotësoni një formular që kërkon të dhëna personale bazë dhe procedura do të kushtojë shtatë euro për person. Paratë do të paguhen edhe në mënyrë elektronike, me kartë debitore ose krediti. Ky formular duhet të plotësohet të paktën katër…

Lexo më Shumë

Policia kufitare në “Tabanoc” ka arrestuar ish drejtorin e Doganës, Dragan Daravellski. Daravellski ka tentuar të kalon kufirin Serbi-Maqedoni e Veriut bashkërsisht me familjarët e tij. Arrestimi i tij është bërë mbi bazën e dënimit të plotfuqishëm prej 7 viteve burg për “shpërdorim me detyrën zyrtare”, përkatësisht keqpërdorimin e 2.5 milion eurove. Në vitin 2016 kishte një tentativë për ekstradimin e tij në Maqedoni, por autoritetet serbe kishin ndërprerë procedurën pak minuta para dorëzimit pasi me vonesë kishin mësuar se Daravellski posedon shtetësi serbe.

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike ka ngritur aktakuzë kundër kardiokirurgut Zhan Mitrev, si dhe kundër Spitali privat “Zhan Mitrev”, si person juridik. Vepra penale për të cilën akuzohet personi fizik, përkatësisht kardiokirurgu Zhan Mitrev është “Mashtrim” dhe parashihet dënim nga 1 deri në 10 vjet. Si të mashtruar dyshohet të jenë 283 pacientë, secili prej tyre do të dëmshpërblehet. Mitrev gjithsej do të duhet të paguajë rreth 97 milion denarë.

Lexo më Shumë

Gazetare: Fatlume Dervishi Tema dhe arsyeja e takimit të thirrur për ditën e nesërme në Tiranë, nga kryeministri Shqiptar Edi Rama me liderët e partive politike shqiptare, mbetet një mister. Nga kabineti i Ramës nuk sqarojnë agjendën, nuk tregojnë mbi arsyen se pse ai është thirrur dhe pse pikërisht në këtë moment. VMRO-DPMNE-ja nuk i fsheh dyshimet për takimin e liderëve me Ramën në Tiranë. Nga partia e Mickoskit e vendosin theksin te Ahmeti si shfrytëzues i kësaj mundësie, duke thënë që do të mësojë Ramën për agjendën e gjelbër ose do të kemi një platformë të dytë tiranase. “Është…

Lexo më Shumë

Gazetar: Lluka Andreev Gjatë vizitës së tij në Shkup të mërkurën, këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Shollet pritet të riafirmojë mbështetjen e SHBA-ve për vendin. Ambasadorja amerikane, Angela Ageler, bën me dije se Shollet do të vazhdojë diskutimin tashmë të nisur me autoritetet vendase për disa tema, përfshirë luftën kundër korrupsionit. Së fundmi, në një video-bisedë me kryeministrin Kovaçevski në mes të dhjetorit, të dy folën për energjinë, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe procesin e reformave në rrugën drejt BE-së. “Ai do të diskutojë për prioritetet tona të përbashkëta. Nëse e shikoni intervistën e tij të fundit,…

Lexo më Shumë

Shpenzimet për jetë në vitin 2022 krahasuar me vitin paraprak u rritën për 14.2 %, ndërsa çmimet me pakicë për 12.6 %,. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave në dhjetor të vitit të kaluar, në krahasim më muajin nëntor, shpenzimet për jetë janë ulur për 0.2, ndërsa çmimet me pakicë janë rritur për 0.7 për qind. Rritje më e theksuar është vërejtur te ushqimi dhe pijet joalkoolike për 20.9 %, për transport 19.5 %, restorante dhe hotele për 15.5 %, shpenzimet për banim, faturat e ujit, energjisë, gazit dhe derivateve të tjera janë rritur për 13.3 %. Rritje e çmimeve me…

Lexo më Shumë

E pyetur për ndryshimet kushtetuese të cilat duhet t’i bëjë Maqedonia e Veriut për të vazhduar rrugën drejt BE-së, ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Angela P. Aggeler tha se funksionarët duhet të veprojnë sa më parë në interes të qytetarëve. “E inkurajojmë udhëheqësinë dhe funksionarët e zgjedhur të këtij vendi të veprojnë në interes të qytetarëve të tyre dhe të veprojnë sa më parë, të bëjnë ndryshimet e duhura që do të mundësojnë hapjen e negociatave aderuese drejt BE-së. E dimë se janë vendime të vështira për këtë vend. Qytetarët e këtij vendi tashmë kanë marrë vendime të vështira. Ne…

Lexo më Shumë