Shpenzimet për jetë në vitin 2022 krahasuar me vitin paraprak u rritën për 14.2 %, ndërsa çmimet me pakicë për 12.6 %,. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave në dhjetor të vitit të kaluar, në krahasim më muajin nëntor, shpenzimet për jetë janë ulur për 0.2, ndërsa çmimet me pakicë janë rritur për 0.7 për qind. Rritje më e theksuar është vërejtur te ushqimi dhe pijet joalkoolike për 20.9 %, për transport 19.5 %, restorante dhe hotele për 15.5 %, shpenzimet për banim, faturat e ujit, energjisë, gazit dhe derivateve të tjera janë rritur për 13.3 %. Rritje e çmimeve me pakicë është vërejtur te prodhimet ushqimore industriale për 20.1 %, prodhimet bujqësore për 16.0 %, pije dhe shërbime për 8.3 %. Indeksi i shpenzimeve për jetë në dhjetor të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021 ka shënuar rritje prej 18.7 %, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë ka shënuar rritje prej 15.1 %. /Alsat.mk
Data 28.08.2026
Aktuale
- Përplasja për aeroportin e Vlorës/ Media ndërkombëtare: Shqipëria përballet me dy padi në arbitrazh
- Nga 1 shtatori nis orari dimëror i transportit publik në Shkup
- Masa për uljen e çmimeve të mjeteve shkollore do të zgjasë deri më 30 shtator
- Pushimet u kthyen në tragjedi/ Pësoi djegie të rënda pas zjarrit që përshiu hotelin në Vlorë, ndërron jetë në Turqi 25-vjeçarja
- ASH: Nga 310 nxënës të pranuar në Shkollën e Mesme të Policisë “7 Maji” vetëm 9 shqiptarë
- “Mbyllen sytë” për paralelet maqedonase, ndërsa dyert mbyllen për nxënësit shqiptarë
- Njihuni me pilotin nga Gostivari me 25 vite karrierë ndërkombëtare në aviacion
- ASH për skandalin në shkollën e policisë: Përbërja e sotme do reflektohet në përbërjen e ardhshme të policisë



