Dy apo tre muaj po zhvillohen konsultime politike në kuadër të qeveris për 14 vende vakante të ambasadorëve. Kur të mbarojnë konsultimet, ministri për punë të Jashtme vjen tek unë, mes këtyre vendeve vakante është edhe Parisi, tha presidenti i vendit, Stevo Pendarovski. Pendarovski u shpreh se mes këtyre 14 vendeve, përveç Parisit ka edhe vende tjera të rëndësishme, siç janë Berlini, Londra, Kina e kështu me radhë. Ndërkohë i pyetur për ish shefin e ASK-së Viktor Dimovski tha se është lëndë e konsultimeve në Qeveri.
Author: almakos
Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot do të realizojë vizitë pune në Manastir me çrastë do të qëndroj në Kombinatin e minierave dhe energjetikës “Manastir”, ku siç është paralajmëruar, do të shqyrtohet procesi i prodhimit të energjisë elektrike dhe kyçja në rrjet e Bllokut 3 dhe punimeve të termocentralit me kapacitet maksimal me të tre njësitë. Në vizitën në TEC Manastir, përveç kryeministrit Kovacevski, do të jenë të pranishëm edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, drejtori i përgjithshëm i SHA EMV, Vasko Kovaçevski dhe drejtori i TEC Manastir, Pece Matevski.
Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi thotë se në muajin mars të vitit 2023, qeveria do të rritë pagën minimale e cila do të arrijë vlerën 19.600 denarë (319 euro). Sipas tij, synimi i qeverisë është që dy anëtarë të familjes ta mbulojnë shportën e konsumit. Paga minimale pritët të rritet në afër 20 mijë denarë nga muaji mars. Në bazë të ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për pagën minimale të votuar nga 101 deputetë në Parlament, ndryshohen kriteret për harmonizimin vjetor të pagës minimale me 50 për qind të rritjes vjetore të pagës mesatare dhe 50 për qind…
Të gjitha termocentralet në vend janë në funksion dhe prodhojnë energji elektrike, kjo është një gjë e rrallë, tha kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski, i cili shtoi se në rrjet është kyçur edhe blloku i tretë i TEC Manastir. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha se në më pak se një vit janë vënë në funksion të gjitha objektet energjetike. Blloku 3 i TEC Manastir është kyçur sërish në rrjet pas 366 ditësh, pasi në nëntor të vitit 2021 transformatori i ri u dëmtua nga zjarri i shkaktuar nga jashtë. Transformatori i vjetër është duke u riparuar në një fabrikë…
Sot në rr. “Partizanska” në Manastir, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Manastir kanë arrestuar një 22-vjeçar nga Manastiri për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuana. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngritet procedimi përkatës.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në cilësinë e kryesuesit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE, ka pasur takim pune në Vjenë me ministrin e Punëve të Jashtme të vendit nikoqirë të OSBE-së, Austrisë, Alexander Schallenberg, njoftojnë nga MPJ. Në takim, Ministrat Osmani dhe Schallenberg diskutuan për aktivitetet e planifikuara në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me organizatën më të madhe rajonale të sigurisë në botë në vitin 2023. Ministrat shkëmbyen mendime mbi zhvillimet aktuale në rajonin e OSBE-së, si dhe për rolin e Organizatës në trajtimin e pasojave të shkaktuara nga agresioni…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është pritur sot në Tiranë nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Në takim, siç thuhet në kumtesën e BDI-së, është theksuar bashkëpunimi i lartë i deritanishëm dhe mbështetja e përkushtimi në procesin e integrimit evropian si vende që ecin të njëjtën rrugë. “Gjatë këtij takimi, është diskutuar edhe mbi situatën në veri të Kosovës dhe nevojën imediate për arritjen e marrëveshjes së paqes me njohje të ndërsjellë mes dy vendeve me qëllim të stabilitetit në Ballkan. Ahmeti e ka informuar presidentin Begaj mbi ratifikimin e Marrëveshjes mes dy qeverive për vendosjen e vendkalimeve kufitare të…
Nuk ka vend për panik, deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar të llojit “kraken” të koronavirusit në vend, deklaroi për AIM, Aleksandar Petliçkovski, kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive. “Akoma nuk është regjistruar tek ne, sepse sekuenca e fundit e mostrave pozitive të kovid-it është bërë më 5 dhjetor dhe në atë raund sekuencimi, nuk u zbulua ky lloj “kraken”. Tani për tani, nuk ka informacion të saktë se kur do të jetë e ardhmja, testet bëhen afërsisht çdo muaj. Ndoshta do të ketë një raund të ri të sekuencimit në ditët në vijim, sqaroi Petliçkovski. Por,…
Gazetar: Adnan Qaili Maqedonia “shpallet kampion i rajonit” me rritje të çmimeve prej 20,4% për shpenzimet e banimit, ujit, rrymës, gazit dhe derivateve. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, pas nesh është Serbia me një rritje prej 18.4%, pastaj Kroacia me 16.5%, Mali i Zi me 15.6% dhe Sllovenia me 13.3%. Krahasimi i çmimeve të konsumit tregon se në Maqedoni, në raport me vendet tjera, çmimet kanë shënuar rritje. Ministri i Ekonomisë Bekteshi tha se pas ulej së çmimit të rrymës do pasojë edhe uljet e çmimeve të artikujve ushqimorë, por nga prodhuesit ushqimor që përfituan nga kjo…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës se djeshme ka privuar nga liria 34 vjeçarin Z.D. nga Kumanova. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor , janë gjetur dhe konfiskuar materie pluhur, marijuhanë dhe një peshore digjitale. Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të përgatitet padi adekuate.
Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, njofton se ka privuar nga liria 27 vjeçarin O.P. nga Gostivari i cili është denoncuar nga i ati i tij për dhunë fizike. “Mbrëmë (11-janar), gjysmë ore pas mesnate, në rrugën e “Ilindenit“ në Gostivar, zyrtarë policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë privuar nga liria 27-vjeçarin O.P. nga Gostivari i cili paraprakisht ishte denoncuar nga babai i tij 51-vjeçar se e kishte sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.
Liderët e partive politike në Maqedoninë e Veriut, dje janë takuar në Tiranë me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Në takim është diskutuar për sfidat dhe rrugëtimin e të dy shteteve drejt anëtarësimit në BE. Ali Ahmeti, Arben Taravari, Afrim Gashi dhe Menduh Thaçi ishin pjesëmarrës në këtë takim, ndërsa ftesën e refuzoi kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i cili më herët theksoi se nuk është koha që të organizohen takime të tilla. Pas takimit, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, tha se takimi i sotëm ishte për rrugëtimet e përbashkëta që kanë bërë Shqipëria dhe Maqedonia e…

