Author: almakos

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, nga 11deri më 13 janar do të vizitojë Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Serbinë, njofton DASH-i. Gjatë qëndrimit në Shkup Chollet do të takohet me liderët qeveritarë për të diskutuar një sërë çështjesh, përfshirë energjinë, ekonominë dhe luftën kundër korrupsionit. Pas Shkupit Chollet do të qëndroj në Prishtinë ku do të takojë zyrtarët qeveritarë, liderët e tjerë politikë dhe shoqërinë civile, për t’i diskutuar përpjekjet e SHBA-së për ta ndihmuar avancimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik, “përfshirë këtu arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të…

Lexo më Shumë

“Grupi i zjarrit” i BDI-së qëndroi sot në Studeniçan nga ku dërgoi një porosi deri tek lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, duke i sugjeruar që të mos e “djeg jorganin për një plesht apo disa pleshta”. Me këtë rast Mexhiti aludoi në zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi reth punës së të cilit “grupi i zjarrit”, ka një sërë vërejtjesh, shkruan Alsat. “Me Studeniçanin e filluam sonte, sepse Studeniçani ka qenë çdoherë nismëtar i proceseve, edhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), edhe të bombëshave, edhe të studentëve. Ky është vetëm fillimi i këtij viti, ishalla është fillim i mbarë prej Studeniçanit.…

Lexo më Shumë

Gazetare: Fatlume Dervishi Besimtarët e krishterë ortodoks festojnë sot lindjen e Krishtit. Në të gjitha tempujt kishtarë të Kishës Ortodokse të Maqedonisë u mbajtë liturgji fetare por kryesorja ishte ajo e Shën Vasilit të Madh, në Kishën Shën Klimenti i Ohrit, nga ipeshkvi i Ohrit dhe i Maqedonisë z.z. Stefani. Presidenti Stevo Pendarovski, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski dërguan mesazhe urimi për paqe dhe begati. “Le të vendoset drita e Krishtlindjeve në shtëpitë tona dhe të sjellë begati për mbarë shoqërinë. Të respektojmë njëri-tjetrin, të jemi solidarë dhe të mbrojmë atdheun tonë”, deklaroi Stevo Pendarovski, President.…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adnan Qaili Mërgimtarët po kthehen në vendet e tyre të punës, por me vete po marrin një shije të hidhur nga vendlindja. Pritjet e gjata në vendkalimin kufitar të Tabanocës ka bërë që ata ti harrojnë festat që i kaluan në vendlindje pranë familjeve. Dita e premte dhe e shtunë ka shënuar kilometra të gjata të kolonave të automjeteve, të cilët presin me orë të tëra në kufi për ta lëshuar Maqedoninë e Veriut. Pamjet amatore na udhëtarët tregojnë se mes tyre ka revoltë të shtuar, të cilët i pret një rrugë e gjatë me së paku një mijë…

Lexo më Shumë

Gazetare: Ajnur Bafqari Për shkak të inflacionit dhe rritjes së shpenzimeve për pagesa të dëmeve, Byroja Nacionale për Sigurim kërkon rritje të çmimit të policave të sigurimit. Drejtori i Byrosë, Trajçe Latinovski thotë se ndikimi i inflacionit i ka shqetësuar kompanitë e sigurimeve pasi në afat të gjatë do të kenë probleme të mëdha me riparimin të dëmeve të qytetarëve, meqë nuk kanë bonuse të mjaftueshme. “Çmimi për sigurimin e përgjegjësisë automobilistike është rregulluar me ligj, është fikse dhe kjo tashmë nga viti 2008. Sigurimi teknik nuk është rritur asnjë për qind, megjithatë vitin e fundit, ndikimi I inflacionit, vërtet…

Lexo më Shumë

Fluksi i mërgimtarëve kësaj here për tu kthyer nga pushimet që kishin në vendlindje, ka krijuar përsëri kolona të gjata pritjeje në pikat kufitare. Për momentin në kufirin Maqedoni-Serbi presin rreth 30 autobusë dhe 5 kolona të gjata me vetura. Sipas pasagjerëve të cilët kanë dërguar fotografi në redaksinë tonë, pritjet me autobus zgjasin deri në 6 orë, ndërsa veturat deri ne 3 orë.

Lexo më Shumë

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme. Intensiteti i rrugëve jashtë zonave urbane është mesatar. Siç informon LAMM, në vendkalimin kufitar Tabanoc për dalje nga shteti pritet rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon respektim të shenjave të trafikut, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Lexo më Shumë

Gazetar: Mefail Ismaili Këshilltarët e LSDM-së në Qytetin e Shkupit kërkojnë seancë të jashtëzakonshme për zgjidhjen e problemit me ndotjen alarmante të ajrit. Duke akuzuar kryetaren Danella Arsovska se në koalicion me VMRO-në dhe Të Majtën nuk po ndërmarrin asgjë konkrete, Lubica Jançeva tha se këshilltarët e LSDM-së në seancën eventuale do të propozojnë masa konkrete për uljen e ndotjes së ajrit. “LSDM dyshon se inspektorët nuk guxojnë të veprojnë pa dhënë pajtueshmëri me gojë sekretari i Qytetit të Shkupit, e nëse është ashtu, patjetër duhet të ndalojë menjëherë. Shkupi këto ditë është në krye të listës së qyteteve më…

Lexo më Shumë

Gazetar: Mefail Ismaili Qytetarët ndërkohë shprehen të zhgënjyer nga partitë politikë në pushtet, në veçanti për premtimet boshe për luftë kundër korrupsionit. Ata thonë se edhe viti 2023 nuk do të ndryshojë gjendjen e rëndë ekonomike, papunësinë dhe mungesën e perspektivës gjë që po detyron të rinjtë të braktisin vendlindjen. “A ka shpresë që në vitin 2023 mund të luftohet më shumë krimi, korrupsioni? Jo veç e kundërta, vetëm mund të bëhet më keq, sepse njerëzit që kanë ardhur me dallavere në pushtet është e pamundur me prit më mirë, vetëm më keq. Çka të paktën duhet të bëjnë për…

Lexo më Shumë

Nga 26 Dhjetori 2022 deri më 01 Janar 2023, për 96% është rritur numri i të prekurve nga gripi në krahasim me javën paraprake – thuhet në raportin e Institutit për Shëndet Publik (ISHP). Gjatë kësaj periudhe, janë regjistruar 347 raste të paraqitjeve grupore për të prekur nga gripi, kurse javën paraprake ka pasur 177 raste. Por, në krahasim me javën e 52 të sezonit të kaluar, numri I rasteve është ulur për 38.6%. Sipas ISHP-së, incidenca është nën kufirin javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit, respektivisht ende nuk është arritur pragu për hyrje në sezonin e gripit.…

Lexo më Shumë

Prifti Bingo Allison, 36 vjeç ishte rritur në një familje shumë besimtare dhe që e kishin edukuar se të ishte homoseksual është “mëkat”. Mirëpo në një rrugëtim prej 15 vitesh, që përfshinte takime me të krishterë të tjerë LGBTQ +, ndryshoi plotësisht pikëpamjen e tyre ‘shumë tradicionale dhe konservatore’ për jetën. “Isha ulur në mes të natës kur kuptova se mund të më duhej ta drejtoja jetën time ishte një përvojë shpirtërore e thelluar”, tha ai transmetojnë mediat britanike. Ai mund të quhet padyshim prifti i parë homoseksual në Angli e për këtë tregon se është shumë i kënaqur. “Zoti…

Lexo më Shumë

Shkupi edhe në mëngjesin e sotëm ka probleme me ajrin e ndotur dhe është në pozitën e tetë të qyteteve më të ndotura në botë, sipas faqes që mat ndotjen në botë “IQAir”. Kryeqyteti i Maqedonisë mëngjesin e sotëm ka indeksin 185 dhe është në pozitën e 10, ndërsa para tij janë disa qytete nga India, Pakistani, Kina dhe Mongolia. Ashtu si ditët e kaluara edhe sot më të përhapura në ajër janë grimcat helmuese PM2.5, ndërsa ka edhe sasi të madhe të PM10.

Lexo më Shumë