Besimtarët krishterë ortodoks në vend sot festojnë Buzmin, një ditë para festës së madhe, Krishtlindjet.Festimi i festës së Krishtlindjes do të mbahet para Kishës “Shën Kliment Ohri” në Shkup, në organizim të Shoqatës së qytetarëve “Këshilli për festën tradicionale të festës së Krishtlindjes”. Do të shpërndahen degëzat e pemës së Krishtlindjes të cilat janë simbol i lumturisë, dashurisë dhe dritës, me të cilat besimtarët ortodoksë zbukurojnë shtëpitë e tyre në prag të Krishtlindjeve.
Author: almakos
Gazetar: Mefil Ismaili Rruga Tetovë – Prizren pavarësisht premtimeve, edhe për një kohë të gjatë do të mbetet vetëm dëshirë. Këtë më së miri e sqaron ministri kompetent, Bllagoja Boçvarski i cili thotë se procedura për punimin e dokumenteve për një projekt të tillë është tepër e gjatë, pasi sipas tij, për një projekt të tillë nevojitet analizë e mirëfilltë. “Nevojitet studim i mirë fizibiliteti, projekte ideore, zgjidhje e trasesë më të përshtatshme, kur them më të përshtatshme kjo do të thotë edhe më e qëlluar edhe financiarisht më e arsyeshme dhe në fund përfundim i dokumenteve të projektit, gjetja…
Gazetar: Adnan Qaili Termocentrali në Osllomej del jashtë funksionit për prodhim të rrymës, njoftojnë autoritetet. Kjo ndodhi një ditë pasi u shkaktua defekti në Bllokun 1 të TEC Manastirit, që sipas Elektranave të Maqedonisë, mbi-ngarkesa e sistemit të amortizuar solli deri në prishjen e dy nga kapacitetet kryesore të rrymës. Nga EMV thonë se prodhojnë rrymë vetëm me Bllokun 2 në TEC Manastir, i cili funksionon me intensitet të shtuar, në TEC Negotinë me dy kaldaja me kapacitet maksimal, termocentralin me gaz “Energetika” dhe tetë hidrocentralet në kuadër të impianteve ujore të Mavrovës, Drinit të Zi, Treskës dhe të Tikveshit.…
Gazetar: Miki Trajkovski Prej vitesh disa qytetarë nga Struga u kërkonin institucioneve të reagojnë dhe të kujdesen për një grua që jeton e vetme në të njëjtin pallat me ta, por që grumbullon dhe ruan mbetje nga më të ndryshmet në banesë. Thonë se pasi ka stërmbushur banesën është zhvendosur në garazhin, apo bodrumin e pallatit ku ka futur gjithçka. Dy ditë më parë ka pasur zjarr i shkaktuar nga shpërthimi i bombolës së gazit. Gruaja ka pësuar djegie të rënda dhe është dërguar në spital. “Ekipet e Komunës së Strugës për të dytën ditë mbledhin mbeturinat që 84-vjeçarja grumbullonte…
Vendi në vitin e ri të fokusohet në reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, qëllim i cili kërkon bashkimin e politikanëve nga i gjithë spektri politik dhe shoqërisë, porositi ambasadori evropian, David Geer i cili ndodhet për vizitë pune në Dellçevë. “Konsideroj se mesazhi kryesor janë reformat, reformat kryesore që i nevojiten këtij vendi për të hyrë në BE, ndërsa ato reforma janë, para së gjithash, në interes të vetë qytetarëve. Ato përfshijnë një perimetër të gjerë të çështjeve që i prekin qytetarët nga sundimi i së drejtës, përmes luftës kundër korrupsionit, deri te ngritja e standardit të jetesës…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në vendkalimin hekurudhor të Porcelankës ku automjeti hekurudhor ka goditur një furgon me pasagjerë. Kryetari i Komunës së Çashkës, Goran Stojanovski tha se në këtë fatkeqësi kishte edhe fat sepse kaloi me lëndime të lehta. ”Sot rreth orës 12 ka ndodhur një fatkeqësi tek vendkalimi hekurudhor të Porcelankës një automjet hekurudhor ka goditur furgon pasagjerësh, janë lënduar 12 persona të cilët vinin nga Velesi dhe shkonin për shtëpi, në mesin e tyre kishte edhe fëmijë. Janë mirë tani do të shkoj ti vizitoj në spital. Furgoni transportonte pasagjerë nga Velesi në fshatin Mellnicë ku…
Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se ka privuar nga liria një 20 vjeçar i cili sulmoi fizikisht një pjesëtarë të policisë. “Mbrëmë (05-janar) rreth orës 01:00, në rrugën “Ivo Lola-Ribar” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 20-vjeçarin B.M. nga Tetova, i cili pak më herët kishte sulmuar fizikisht njërin prej tyre derisa po kryenin veprime zyrtare. B.M. është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit dhe kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë. /Alsat.mk
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar dy të rinj të cilët dyshohet se kanë kryer vjedhje. Nga MPB thonë se tek të njëjtit është gjetur edhe një pistoletë. “Me datë 04.01.2023 në ora 18:55 në Shkup, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria S.M. (22) nga Bosnja dhe Hercegovina, me vendbanim në Shuto Orizarë – Shkup dhe M.S. (20) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të veturës Volkswagen Passat me targa të Shkupit, me të cilën janë transportuar, janë gjetur objekte që dyshohet se kanë prejardhje nga vepra penale “vjedhje e rëndë” e kryer…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 133 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 6 për tejkalim të shpejtësisë, 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 12 për kalim në të kuqe në semaforë, 3 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, shkruan Alsat. Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 5 gjoba për përdori të telefonit gjatë vozitjes, 4 për mospërdorim të rripit të sigurisë, 3 gjoba për makina të paregjistruara…/Alsat.mk
Gazetare: Ajnur Bafqari Shifra alarmante të ndotjes, mjegulla të dendura, pamje të dobët dhe temperatura të ulëta. Në këtë situatë u zgjuan qytetarët e shumë qyteteve në vend, ndërkohë që Shkupi vazhdon të thyejë rekorde dhe assesi të zbresë nga top dhjetëshi i qyteteve me ajrin më të ndotur në botë. Niveli i grimcave PM 10 dhe PM 2,5, për pothuajse dhjetë ditë rresht ishin 28 herë më të larta nga pragu i përcaktuar. Për shkak të mjegullës dhe pamjes së dobët, u anuluan disa fluturime. “Për ndryshime eventuale të orareve të rregullta, I drejtojmë udhëtarët që ta përcjellin faqen…
Gazetare: Fatlume Dervishi Të gjendet mënyrë se si të kthehet OSBE-ja në terren në Ukrainë dhe të vetëdijesohet rajoni i Ballkanit Perëndimor për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, do të jenë dy nga prioritetet e kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në gjatë këtij viti. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani thotë se OSBE-ja nuk ka kompetenca për të hetuar krimin dhe korrupsionin por do të veprojë në drejtim tjetër. “Vlerësojmë se kjo çështje për momentin e preokupon rajonin dhe tani edhe sigurinë e rajonit. Nga këtu, duam të ngremë iniciativa përmes formave dhe instrumenteve të ndryshime diplomatike që i ka…
Ja sa km duhet të ecni për të hequr kaloritë e 1 cope baklava. Viti i Ri iku dhe tani të gjithë duhet ti kthehemi normalitetit, por trupin e ndjejmë të rënduar, për shkak të tolerimit që bëjmë duke konsumuar më shumë mish, gjel deti apo ëmbëlsira si bakllava dhe kadaif. Po a e dini sa duhet për të tretur kaloritë që keni marrë qoftë dhe me një ngastër (cope) bakllava? “Duhet të bëni 20 km ecje” na tregon nutricionistja Anila Kalleshi e ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora. Duhet të dini që bakllavaja e sherbetosur nuk…

