Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi për “Fokus” se rruga e integrimit evropian të vendit është proces i pakthyeshëm nacional. Sipas tij, të gjithë 120 deputetët në Kuvend kanë përgjegjësi dhe obligim që t’i realizojnë ato procese për një të ardhme më të mirë të gjeneratave të sotme dhe atyre të ardhshme. “Ky nuk është një proces i një personi apo i një partie, por një proces kombëtarë. Fëmijët tanë meritojnë të jetojnë në një shtet evropian, por jo në një shtet evropian jashtë vendit, por në Maqedoninë e Veriut, anëtare e BE-së, ku, ashtu si në vendet e BE-së, sundon prosperiteti…
Author: almakos
Dukshmëri të zvogëluar deri në 50 metra për shkak të paraqitjes së mjegullës në mëngjes ka në akset rrugore Manastir – Prilep, Ohër – Strugë, Ohër – Resnjë, Shtip – Radovish, Shtip – Negotinë dhe Tetovë – Shkup, nga 50 – 100 metra, ndërsa në akset rrugore Koçan – Vinicë, Shkup – Kumanovë dhe qarkorja e Hipodromit – Unaza Shkup, nga 100 – 150 metra në akset rrugore Veles – Shkup, Gradsko – Negotinë dhe Makedonski Brod – Kërçovë deri në 100 metra.
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 117 shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre: 7 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për ngasje të makinës në gjendje të dehur. Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 4 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për kalim në të kuqe në semaforë dhe katër të tjera për mosdhënien përparësi këmbësorëve…/Alsat.mk
Gazetare: Evi Shkopi Normalizimi i trafikut ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit pritet të ndodh nga data katër janar. Për dallim nga një ditë më parë kur disa avion u ridrejtuan në aeroportin e Prishtinës, sot pavarësisht mjegullës nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit ateruan një pjesë e avionëve. Mjegulla ka mbuluar një pjesë të madhe të territorit të vendit dhe sipas Entit Hidrometeorologjik, ditët e ardhshme qartësia do të jetë më e madhe, por mjegulla do të vazhdojë të jetë e pranishme. “Nga pasditja dhe orët në vazhdim do të kemi shi në luginën e vardarit dhe erë e lehtë…
Shqiptarët janë populli më pak pijedashës në Evropë. Të paktën kështu shprehen statistikat zyrtare të Eurostat që vendin tonë e rendisin të parafundit në kontinent, duke lënë pas vetëm Turqinë. Konsumi i pijeve alkoolike sipas fuqisë blerëse në Shqipëri ishte sa 19% i mesatares evropiane, ndërkohë Kosova qëndron vetëm më pak sipër nesh me 22%. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor më pijedashësit janë malazezët dhe serbët, ndërsa pas tyre vjen Maqedonia e Veriut. Ndërkohë, në nivele të ngjashëm me Shqipërinë paraqitet Bosnjë Hercegovina. Ndërsa konsumi është i ulët, çmimet e pijeve alkoolike në Shqipëri janë sa 122% e mesatares europiane,…
Gazetar: Ile Petrevski 2023 nuk do të jetë vit i rimëkëmbjes ekonomike globale. Kështu mendon drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Në një intervistë për SBC, ajo thotë se për pjesën më të madhe të ekonomisë botërore, ky vit do të jetë i vështirë sepse nxitësit kryesorë të rritjes globale, Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Kina, do të pësojnë ngadalësim të aktivitetit ekonomik. “Viti i ri do të jetë “më i vështirë se viti që lëmë pas. Presim që një e treta e ekonomisë botërore të jetë në recesion. Edhe në vendet që nuk janë në recesion, qindra miliona…
Gazetare: Melihate Rustemi Dhimbje e fortë e fytit, temperaturë e lartë dhe vjellje. Këto janë simptomat që vazhdojnë të shqetësojnë një numër të madh të qytetarëve, posaçërisht fëmijët në javët e fundit. Prindërit me fëmijët që hynin dhe dilnin nga Klinika e fëmijëve në Shkup thanë se brenda në ambulancë kishte plot fëmijë me temperaturë të lartë. “Është me vjellje dhe temperaturë. Deri në sa i mbërrin temperatura? 39.5”, tha një prind. “Erdhëm për kontroll për fëmijën. Çfarë e mundon, çfarë simptoma ka? Është e ftohur, tashmë një muaj nuk po shërohet. A kishte temperaturë? Po, 38 e kishte temperaturën.…
Në bazë të Dekretit për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për vlerat kufitare në lidhje me nivelet dhe llojet e substancave ndotëse në ajrin e ambientit dhe pragjet e alarmimit, afatet për arritjen e vlerave kufitare, kufijtë e tolerancës për vlerat kufitare, vlerat e synuara dhe synimet afatgjata, e cila përcakton pragun e alarmit për grimcat e suspenduara me madhësi deri në 10 mikrometra (tejkalim i vlerës prej 150 mg/m3 gjatë dy ditëve me radhë) dhe parashikimin e motit nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, ju njoftojmë se e njëjta është tejkaluar në pikat matëse të Tetovës dhe Gostivarit. Tabela tregon…
E kishte lënë vajzën kur ishte 8 muajshe, nënë e bijë takohen pas 10 vitesh për Vit të Ri. Këtë të diel feste në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”, u trajtua një histori shumë e veçantë, ajo e Esmeraldës. E martuar në moshë të vogël dhe nënë që kur ishte 18 vjeçe, Esmeralda kishte plot 10 vite pa e takuar vajzën e saj të parë, Samantën. Ajo e kishte lënë vajzën me gjyshërit dhe kunatën që kur ishte vetëm 8 muajshe dhe së bashku e bashkëshortin, e deri më tani komunikimi i tyre ka qenë…
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të lagështa. Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës deri në 40 m në akset rrugore Tetovë – Grupçin dhe Koçan – Vinicë – Kamenicë e Maqedonisë, dhe dukshmëri nga 50 m deri në 100 m në rrugët Manastir-Prilep, Shkup-Kumanuvë, Shkup-Veles, Veles-Katllanovë dhe Koçan-Shtip . Nga Lidhja Auto Moto rekomandojnë shpejtësi të rregulluar të lëvizjes, respektim të sinjalistikës së komunikacionit të afishuar dhe menaxhim të kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje dherash. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles,…
Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të ulëta deri në mesatare në pjesën më të madhe të vendit. Në disa lugina do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta, të cilat gjatë ditës do të zvogëlohen. Në Shkup me mjegull dhe vranësira të ulëta, e cila do të ulet pjesërisht gjatë ditës.
Gazetar: Ardit Ramadani Nga sot do të ndryshohet sistemi i menaxhimit me lëndët në Prokuroritë Publike në Maqedoninë e Veriut. Siç sqarojnë nga Ministria e Drejtësisë, për zbatimin e këtij sistemi janë trajnuar të gjithë prokurorët publikë dhe të punësuarit e tjerë dhe pritet që gjendja e lëndëve të mund të shihet në çdo moment si dhe përmirësim të arkivimit dhe ruajtjes së dokumentacioneve. “Ministria e Drejtësisë, në koordinim me Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar ndryshimin e plotë dhe të pandërprerë të sistemit të menaxhimit të lëndëve…

