Author: almakos

Mëngjesin e sotëm në disa rrugë në mbarë vendin ka mjegull për shkak të uljes së dukshmërisë, kumtoi Lidhja Automoto. Zvogëlohet dukshmëria nga 10 në 20 metra në rrugët Manastir – Prilep dhe Makedonski Brod – Kërçovë, nga 40 në 50 metra në rrugën Shkup – Tetovë, nga 80 – 100 metra në rrugën Koçan – Vinicë dhe Koçan – Makedonska Kamenicë, nga 50 deri në 100 metra në rrugët rrugore Shkup – Veles dhe Veles – Shkup dhe nga 100 deri 150 metra në rrugët Kumanovë – Shkup. Intensiteti i komunikacionit në rrugët rrugore jashtë qendrave të qytetit është…

Lexo më Shumë

Çfarë parashikojnë yjet për vitin 2023, zbuloni ditët më me fat për secilën shenjë. Shumëkush prej nesh është kurioz të dijë se çfarë parashikojnë yjet për vitin 2023. Më poshtë do të zbuloni se çfarë do të ndodhë me secilën shenjë për vitin që vjen. Dashi Keni shansin më të mirë për shumë arsye edhe pse keni ndikim me Marsin, tre mujori i parë është pozitiv dhe shumë i rëndësishëm në ekonomi, gjithashtu është koha e përshtatshme në lidhje me çështje shpirtërore, në lidhje me karrierë duhet të veproni, tre vitet të fund kanë qenë të vështira, por është koha…

Lexo më Shumë

Për momentin në Shkup nuk është tejkaluar pragu i alarmit, por është e mundur që në ditët në vijim të ketë rritje të përqendrimeve të PM10, bëjnë të ditur Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Nga ky këndvështrim, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor rekomandon: automjetet të mos përdoren pa nevojë më të madhe, të lëvizin disa persona me një automjet në të njëjtën kohë, të përdoret transporti publik, të mos përdoret për ngrohje  vaji i mbeturinave të djegura, mbeturinat e drurit dhe mobileve të lyera, ambalazhet PET, copa gome dhe çdo material sintetik. Gjithashtu, rekomandimi i Ministrisë së Shëndetësisë…

Lexo më Shumë

Gazetar: Ardit Ramadani “Një kazino këtu në komunën e Gjorçe Petrovit rreth orës 10:40 e ka kapluar flaka. Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur menjëherë në vendngjarje në tentativë për të lokalizuar zjarrin me qëllim që të mos përhapet edhe në objektet tjera përreth. Sipas Ministrisë për Punë të Brendshme, nuk ka të lënduar dhe as viktima. “Ajo që mund të thuhet për këtë zjarr është se u kap në një fazë ku pjesa e sipërme e çatisë ishte e djegur, ku u përballëm me temperatura të larta, me çati të mbuluar me llamarinë, shpejt u intervenua, për fat të mirë…

Lexo më Shumë

Gazetare: Ajnur Bafqari Do të parapëlqenin të festojnë në restorante ose jashtë shtetit, por për shkaqe financiare, shumica e qytetarëve përgatiten që të festojnë në ambiente shtëpiake me familjarët e tyre. Disa janë bashkuar me familjarët që kanë ardhur nga mërgimi, ndërsa disa të tjerë do të festojnë në mungesë të tyre. “Kështu pak në shtëpi me nipër, erdhën nga jashtë, jam e lumtur, do të presim në shtëpi vitin e ri….”, tha një qytetare. “Përgatitemi, ja çanta e mbushur me mish…( Në shtëpi do të festoni, ose ?) Po në shtëpi, ku tjetër, fëmijët nuk i kemi këtu, janë…

Lexo më Shumë

Shpërthen rrahja në avion, stjuardesat ndërhyjnë për t’i ndarë pasagjerët. Momente paniku në një fluturim të Thai Airways nga Bagong në Kalkuta, pasi dy pasagjerë u ngritën nga vendet e tyre dhe u përleshën ndërsa stjuardesat përpiqeshin t’i ndanin. Daily Mail ka publikuar një video, ku shihen dy burra duke u konfliktuar me njëri-tjetrin ndërsa të tjerët përpiqe t’i ndajnë. Në fakt, një përfaqësues i linjës ajrore tha se “kompania i vjen keq për këtë ngjarje.

Lexo më Shumë

Profesori Aleksandar Spasenovski në paraqitjen e tij sonte në emisionin “Rruga drejt” të Alsat M, konsideron se është më e logjikshme është që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të bëhen bashkë, edhe pse kjo nuk i shkon për shtati VMRO-së, sepse siç tha profesori, partitë në pushtet ishin ato të cilat kandidati i tyre për president gjithmonë i fiton zgjedhjet. “Është më e logjikshme të kemi zgjedhje në një periudhë të rregullt, të kemi zgjedhje parlamentare dhe presidenciale së bashku. Mendoj se parititë në koalicionin qeverisës do të insistojnë në këtë, sepse në historinë e Maqedonisë së pavarur, partitë në pushtet…

Lexo më Shumë

Opinionisti Besim Nebiu në “Rruga drejt”, tha se vendimin për zgjedhje të parakohshme e merr vetëm Qeveria dhe partnerët e koalicionit. Edhe pse vitin e kaluar nuk kanë patur shumë projekte, vitin e ardhshëm sikur kanë filluar me shumë iniciativa e projekte energjetike, sociale, etj. “Vendimin nëse do të ketë apo jo zgjedhje të parakohshme nuk e merr z. Mickoski, por Qeveria. Pra, edhe kryeministri dhe partitë e koalicionit kanë deklaruar se nuk do të ketë, ose do të ketë kur të vendosin. Shumica është e tillë që nuk mund të jetë shumë e sigurt, por është mbi 63 dhe…

Lexo më Shumë

Sonte janë të dukshëm të gjithë planetët e sistemit diellor. Të enjten mbrëma do të ketë mundësi të shihen të gjithë planetët në sistemin diellor. Pesë prej tyre mund të jenë të dukshme me sy të lirë, ndërsa dy më të largëta, Urani dhe Neptuni, do të shihen më mirë me dylbi, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Koha më e mirë për të parë spektaklin është pak pas perëndimit të diellit. Ata më në jug, duke përfshirë Evropën Jugore ose më afër ekuatorit, kanë më shumë gjasa të jenë në gjendje të shohin të gjithë planetët të shfaqen në një…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE kërkon nga kryeministri Dimitar Kovaçevski ta shkarkojë drejtorin e ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Zarko Milloshevski, të cilin e akuzojnë si njërin nga fajtorët për pajisjen me shtetësi të biznesmenit pro-rus Aleksandar Onishçenko. Deputeti i opozitës, Dragi Kovaçki nga foltorja e pyeti kryeministrin a e ka ditur para se ta emërojë drejtor Milloshevskin që ai e ka legjitimuar Onishçenkon dhe a do e shkarkojë tani që këtë e dëshmojnë dokumentet. “Dokument i cili është dërguar në 3 mars këtë vit, vetëm disa muaj pas ardhjes së Kovaçevskit në pozitë ku qartë duket dhe shkruhet: Lidhur me aktin tuaj…

Lexo më Shumë

Gazetar: Miki Trajkovski Banorët e fshatit Labënishtë kërkuan mbylljen e menjëhershme të të gjitha gurthyesve gjatë protestës së sotme, duke bllokuar për dy orë rrugën Strugë-Dibër. Në muajt e fundit, disa prej guroreve kanë filluar sërish punën, ndonëse para zgjedhjeve të 2020-ës, qeveria ka marrë vendim për zgjidhjen e njëanshme të kontratave me koncesionarët. Aktualisht funksionojnë dy gurore. Qytetarët kërkojnë që Qeveria të ndërprejë menjëherë punën e tyre, e nëse jo –paralajmërojnë radikalizim. “…Shumë lehtë mund të çojë në bojkot të zgjedhjeve. Unë do të jem ai që do ta udhëheq atë fushatë për bojkotimin e zgjedhjeve, ndaj le të…

Lexo më Shumë

Gazetare: Ajnur Bafqari Festat e fundvitit jo gjithkush do t’i kalojë pranë familjeve apo në shtëpitë e tyre. Në Klinikën e Kirurgjisë dhjetëra fëmijë do të festojnë së bashku me stafin, në pamundësi për të shkuar në shtëpi. Ata sot i surpizoi Babagjyshi i Vitit të Ri dhe figura të shumta nga filmat vizatimorë. Ndërsa Babagjyshi shpërndante pako për më të vegjlit, Pinoku, Piter Pani, Spiderman e shumë figura të tjera argëtonin fëmijët.  Dëshira e fundvitit e këtyre fëmijëve që festat po i kalojnë në spital është që të shërohen sa më shpejtë dhe t’i kthehen argëtimit me shokët e…

Lexo më Shumë