Author: almakos

Gazetare: Ajnure Bafqari Qytetarët po përgatiten për festat e fundvitit. Edhe përskaj çmimeve të larta tregjet vërshohen dhe çantat mbushen, pasi shumica e qytetarëve nuk duan të kursejnë kur bëhet fjalë për festat e fundvitit, dëshirojnë që ato t’i shënojnë sikurse çdo vit tjetër.  Por disa të tjerë, për shkak të çmimeve të larta do të festojnë në mënyrë simbolike. Portokaj, mish, sarma gjithçka që duhet nga nata e Krishtlindjes, gështenja, arra, gjithçka… – u shpreh një qytetar. Po minimalisht, ashtu disi. ( Përse minimalisht) çfarë do të festojmë, duhet të festojmë që viti i vjetër të shkojë më shpejtë.…

Lexo më Shumë

Shoqata e ish të burgosurve politik e mbështetur edhe nga disa parti politike sot përmes një proteste para ambasadës së Serbisë në Shkup shprehën revoltën e tyre për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. “Të mos harroj Vuçiq se shqiptarët kanë një gjuhë një histori dhe një flamur që do ta mbrojnë deri në fund. Kërkojmë nga KFOR dhe Euleks që të veprojnë në ruajtje të sovranitetit, lëvizjes së lirë në bashkëpunim me ushtrinë dhe policinë e Kosovës”, tha Shpëtim Pollozhani, kryetar i Shoqatës së ish të burgosurve politikë, për të shtuar se Vuçiq serbët e Kosovës i përdor…

Lexo më Shumë

Që nga viti 2002, Raporti i Lumturisë Botërore ka përdorur analiza statistikore për të përcaktuar vendet më të lumtura në botë. Bazuar në raportin e fundit, Finlanda është sërish vendi më me fat që mbron titullin për të katërtën herë radhazi. Në listën e përpiluar çdo vit nga World Happiness Report , Finlanda përsëri fitoi vendin e parë si vendi më i lumtur në botë për të jetuar. Vlen të përmendet veçanërisht aftësia e tyre për të pajtuar politikën me një ndjenjë të përgjithshme të mirëqenies. Për të përcaktuar vendin më të lumtur në botë, ekspertët analizuan të dhënat gjithëpërfshirëse të sondazhit nga 149…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në sheshin e qytetit në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë e kanë ndaluar Sh.Z.(50) nga Tetova pasi i janë gjetur dhe konfiskuar rreth 560 copë mjete të ndryshme piroteknike. Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës sipas nenit 69 paragrafi 1 i Ligjit për mbrojtjen nga lëndët plasëse, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Për shkak të punëve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, sot nga ora 9:00 deri në orën 14:00, pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit nga një pjesë e fshatit Nigishtan (Komuna Gjorçe Petrov), nga ora 8:30 deri në 13:30, shfrytëzuesit nga një pjesë e rr. Orce Nikolov, konkretisht objektet në afërsi të shtëpive me numër 64, 66 dhe 68 në Komunën Qendër.

Lexo më Shumë

Gazetar: Adnan Qaili Nga 1 janari energjia elektrike do të faturohen pak më e lirë për amvisëritë dhe kompanitë e vogla. Për familjet që kursejnë, çmimi i rrymës për bllokun I ulet me 4,11% dhe për bllokun II me 2,95%. Rritje çmimesh do të ketë për bllokun e III-të me 0,85% dhe për bllokun e IV për 7,65% të konsumatorëve. Kështu vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë. Nga atje thonë se këto ndryshime të çmimeve synojnë që të mos ndjehen efektet e rritjes së TVSH-së për rrymën nga 5 në 10%, masë e cila u zbatua e ulur gjatë krizës…

Lexo më Shumë

Gazetar: Luka Andreev Për shkak të përbërjes jo të plotë të Gjykatës Kushtetuese, ende nuk kanë përfunduar 24 lëndë. Kryetarja e gjykatës, Dobrila Kacarska, sqaroi se për këto raste nevojitet shumica e votave për të marrë vendim. Nuk ka mazhorancë, ndërsa Katsarska edhe një herë e drejtoi gishtin nga deputetët, sepse gjykata funksionon vetëm me gjashtë nga nëntë gjykatësit e nevojshëm kushtetues. “Tema e moszgjidhjes së gjykatësve është ende një problem serioz për Gjykatën Kushtetuese, por edhe një njollë në reputacionin e shtetit, vetëm pse deputetët janë të papërgjegjshëm ndaj detyrimeve kushtetuese. U zgjodhën dy gjykatës të ri në fund…

Lexo më Shumë

Besohet se sjell para për 2023-shin, çfarë duhet të keni patjetër në tavolinën e natës së Vitit të Ri. Nata e madhe e ndërrimit të viteve në traditën e saj ka një tryezë me një shumëllojshmëri ushqimesh, por vetëm disa prej tyre duhet të konsumohen për të sjellë fat për vitin e ri që pason. Ja një listë për ushqimet fatsjellëse që duhet të konsumojmë: Konsumoni perime me ngjyrë të gjelbër, kjo për arsyen e thjeshtë se ato janë të ngjashme me paratë, dhe në disa kultura besohet se konsumimi i tyre sjell mbarësi. Konsumoni 12 kokrra rrush në mesnatën…

Lexo më Shumë

Gazetar: Miki Trajkovski Qyteti turistik, qyteti i urave, i poezive, por edhe i qenve endacakë. Eja, dil, nuk të kafshon shumë. Me mesazhe të tilla, të rinjtë aktivistë civilë nga shoqata Aqua, kujtuan me një aksion gueril kryetarin e Strugës Merko dhe autoritetet lokale, për problemin gjithnjë e më serioz me qentë endacakë në qytet. “Edhe ne si sektor joqeveritar jemi munduar, që përmes këtij lloj aksioni të japim një kontribut në aksionin shoqëror, por edhe në sensibilizimin e qytetarëve tanë dhe të institucioneve për zgjidhjen e problemit me qentë, duke pasur parasysh rezultatet që kemi se sa qytetarë janë…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi se partia e tij do të bllokojë ndryshimet ligjore për taksimin shtesë të kompanive të mëdha në krizë. Qeveria ka shpallur 30 për qind tatim shtesë të fitimit gjatë krizës për kompanitë që kanë të ardhura më të mëdha se 10 milionë euro dhe fitime më të mëdha se 20 për qind krahasuar me vitet e kaluara. “Ne planifikojmë ta bllokojmë këtë masë sepse nuk është një luftë kundër ekonomisë gri. Këto janë kompani që janë tatimpagues dhe disa prej tyre kanë pasur rritje të fitimeve sepse paraprakisht kanë investuar në prodhim dhe rritje…

Lexo më Shumë

Kryetari I Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski njoftoi sot çmimet e reja të energjisë elektrike. Sipas tij çmimet e reja do të jenë në interes të kompanive të vogla, mikro kompanive dhe amvisërive. Bislimovski madje tha se po hyjmë në vitin e tretë të krizës energjetike. “Vendimi për çmimet e reja të energjisë elektrike do të jenë në interes të qytetarëve dhe kompanive të vogla dhe mikro kompanive. Mbrojtja e standardit jetësor për qytetarët. Sinjalet që dërguan konsumatorët dhe amvisëritë është fakt që në periudhën e kaluar vërtet kanë kursyer”, tha Bislimovski duke shtuar se me vendimin e fundit…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme, sektori për luftë kundër terrorizmit gjatë ditës së djeshme deri tek Prokuroria për ndjekjen e Krimit të organizuar dhe korrupsionit  ka ngritur pasi penale ndaj 63 vjeçarit S.Gj. nga Tetova i cili dyshohet për kryerjen e veprës “terrorizëm”. Më 17.12.2022 nga telefoni i tij celular, i denoncuari S.Gj. është lajmëruar në SPB-Dellçevë me çrrastë  rrejshëm është prezantuar dhe ka lajmëruar se në më shumë lokacione në qytet ka vendosur bomba. Zyrtarët policorë kanë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme, kanë kryer kontrollet e duhura dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rrejshme. Pas…

Lexo më Shumë