Author: almakos

Nëna e re bën zbulimin tronditës për foshnjën e saj 3-muajshe. Hannah Doyle lindi fëmijën e saj të quajtur Zander më pak se tre muaj më parë, por menjëherë e kuptoi se diçka nuk ishte në rregull me të. Nëna e Yorkshire tha se djali i saj nuk i ngjante asaj apo babait të tij dhe sytë e tij ishin ndryshe. Hannah tha se ajo fillimisht ngriti shqetësime me mjekët dhe infermierët, të cilët thanë se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar dhe se Zander ishte mirë. Por ajo nuk u dorëzua dhe kërkoi teste, të cilat i dhanë asaj…

Lexo më Shumë

Superekspertiza për aksidentin e autobusit në fshatin Laskarcë të Shkupit, e cila e vonoi procesin gjyqësor për një kohë të gjatë, ka mbërritur sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, pak para fillimit të seancës kryesore, njoftuan nga Gjykata. Lënda në Byronë për ekspertizë gjyqësore është dërguar për superekspertizë një vit më parë, gjë që ka qenë arsyeja që procesi gjyqësor ka ngecur pavarësisht disa urgjencave dhe afateve që gjykata i ka dhënë Byrosë për përgatitjen sa më të shpejtë të saj. “Sot, menjëherë para fillimit të seancës kryesore për rastin me K. nr. 1407/19 lidhur me aksidentin e autobusit…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm në adresën elektronike të një shkolle në Ohër është dërguar kërcënim për mjet shpërthyes, por pas kontrolleve të nevojshme është konstatuar se bëhet fjalë për alarm të rremë, informon MPB-ja. “Ministria e Punëve të Brendshme e njofton opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me paraqitjen e sotme se në adresën elektronike të një shkolle në Ohër është dërguar kërcënim për vendosje të mjetit shpërthyes”, thuhet në kumtesë. Nga MPB-ja theksojnë se pas marrjes së lajmërimit, nëpunës të policisë kanë marrë masa për evakuimin e sigurt të objektit dhe më pas janë kryer…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm Shkupi është sërish në mesin e 10-të qyteteve më të ndotura në botë. Rritje e grimcave PM10 është vënë re pothuajse në të gjitha stacionet matëse në kryeqendër. Për shkak të ndotjes, NQP Shkup nga dje ka marrë vendim për transport publik falas.

Lexo më Shumë

Më 26.12.2022 nga ana e Njësitit për shkatërrimin e krimit të organizuar, Sektori për hetime kriminalistike deri tek Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur pasi kundër 12 personave për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale bashkim kriminal dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Në kuadër të hetimit kriminalistik nga ana e Njësitit për shkatërrimin e krimit të organizuar, për shkak të të dhënave se në vendkalimin kufitar Tabanoc nga ana e zyrtarëve policorë në mënyrë të organizuar po kryhen veprime me elemente korruptive, në koordinim me Prokurorin Publik kompetent dhe në bashkëpunim…

Lexo më Shumë

Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të mbahet seanca e komisionit për sistemin politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive dhe për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe Agjencisë për Inteligjencë. Komisioni për mbikëqyrjen e punës së ASK-së dhe AI-së duhet të mbajë dy seanca. Në seancën e parë do të shqyrtojë rolin e Agjencisë për Siguri Kombëtare për rastin “Oshniçenko”. Pas përfundimit të kësaj seance, anëtarët e Komisionit do të zhvillojnë një seancë të re lidhur me Informimin për aktivitetet e ndërmarra nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare në lidhje me zhvillimet aktuale me raportimet për bomba…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 124 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 7 për tejkalim të shpejtësisë, 7 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur, shkruan Alsat. Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 5 gjoba për makina të paregjistruara dhe tre të tjera për kalim në të kuqe në semaforë…/Alsat.mk

Lexo më Shumë

Gjykata i ka liruar dy policë të arrestuar në aksionin e mbrëmjes së kaluar në pikën kufitare në Tabanoc. Njëri nga policët është liruar në mungesë të provave, ndërsa tjetrit i është konfiskuar pasaporta dhe është obliguar me paraqitje. 7 të dyshuarit e tjerë ndodhen në gjykatë ku pritet të caktohen masa kujdesi. Në aksionon e mbrëmshëm mbi dyshimet për “shpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “mit marrje” policia arrestoi 9 zyrtarë policorë në mesin e tyre komandanti i pikës kufitare, zëvendëskomandanti, shefi i ndrrimit dhe gjashtë policë të tjerë.

Lexo më Shumë

Ministria bën të ditur se menjëherë pas marrjes së denoncimeve nga punonjësit e policisë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të objekteve. Të gjitha raportimet për bomba të vendosura në 23 shkolla fillore në Shkup janë të rreme, njoftoi MPB. “Janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme nga 23 shkolla fillore në Shkup pas mesazheve të pranuara në adresat elektronike me kërcënim për vendosjen e mjetit shpërthyes dhe është konstatuar se bëhet fjalë për raporte të rreme”, njofton Ministria e Brendshme. Nga Ministria bëjnë të ditur se menjëherë pas marrjes së raporteve nga…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adnan Qaili Edhe me buxhetin e ri, janë paraparë shlyerje të borxheve të rrymës për institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike. Madje u thurën lavde për ata drejtorë që kanë kursyer energji elektrike në këtë kohë të krizës, por që sigurisht borxhin do t’ua shlyej qeveria. Kryeministri tha se ka drejtorë të shkarkuar për mos efikasitet në menaxhim, por nuk përmendi emra, kurse ne nuk gjetëm ndonjë që ka dhënë përgjegjësi për shkak se kanë futur në borxhe institucionet që kanë udhëhequr. Kovaçevski për të justifikuar disa borxhlinj thotë se çmimi rrymës është dhjetëfishuar, në anën tjetër thotë se pagesat…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja ishte e pranishme në takimin e sotëm për vazhdimin e Dialogut Zhan Mone, të cilin e kishte bojkotuar për një periudhë. Takimi në Kuvend ishte në përbërje të plotë me përfaqësues të LSDM-së, VMRO DPMNE-së, BDI-së, NSDP-së, Alternativës, Aleancës për Shqiptarët dhe Besës. Siç njoftojnë nga Kuvendi, sot ka përfunduar faza e analizimit të të gjithë neneve të Rregullores së Kuvendit kurse një takim i radhës pritet në gjysmën e dytë të muajit janar. Procesverbali për takimin e sotëm do të dërgohet te eurodeputetët Shider, Valsman dhe Kjuçuk, meqë ky proces ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Ky ishte vazhdim i…

Lexo më Shumë

Gazetar: Mefail Ismaili Nuk pranoj kushte për ndryshimet kushtetuese. Kështu kryeministri Kovaçevski iu përgjigj kreut të lëvizjes Besa Bilall Kasamit, një ditë pasi ky i fundit tha se do t’i mbështesin ndryshimet vetëm nëse ka zgjedhje dhe nga Kushtetuta hiqet edhe 20% për gjuhën shqipe. “Ne filluam negociatat me BE-në në vijim është skrining procesi dhe tani gjithçka varet nga ne. Andaj kjo çështje është çështje e parimeve nëse dikush e mbështet rrugën evropiane ose nuk e mbështet rrugën evropiane. Kushtëzime për kështu çështje janë të papranueshme. Në vend të kësaj unë bëj thirrje, bëja thirrje dhe do të bëj…

Lexo më Shumë