Author: almakos

 Gazetar: Adrian Kerimi Pritjes së gjatë nuk i rezistoi dot ky burrë i moshuar, i cili më një fëmijë në krah vendosi ta kalon kufirin në këmbë. Ky është një tjetër imazh i pritjes. Një fëmijë që i është dorëzuar lodhjes, ndërsa këta udhëtarë prisnin jashtë që autobusi me të cilin udhëtonin të ecte pak metra para. Udhëtar të mllefosur dhe të lodhur. Pritja thonë është më e rëndë në prag të shtëpisë. “Kur vijmë këtu, duam të kthehemi prapa nga maltretimet që na bëjnë dhe kjo është e padrejtë. Shteti i Maqedonisë neve si qytetarë të këtij vendi që…

Lexo më Shumë

Ministri i Financave Fatmir Besimi thotë se me Odat ekonomike po diskutohet për taksë të re, të jashtëzakonshme mbi fitimin shtesë, sipas shembullit të vendeve evropiane. Në intervistë për Evropën e Lirë besimi thotë se ato kompani që kanë mbi 10 milionë euro të hyra vjetore, që janë 20 për qind më shumë se mesatarja e katër viteve, duhet të tatohen në të hyrat e tyre shtesë “Baza tatimore propozohet të rritet në dy baza: njëra bazë është reduktimi i ekonomisë gri, për të cilën kemi strategji të veçantë për ekonominë gri dhe aspekti i dytë është duke ulur të…

Lexo më Shumë

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në VK Tabanocë ka frekuencë të shtuar të automjeteve, koha e pritjes për të hyrë në Maqedoni është rreth një orë. Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi. Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë, rekomandojnë rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë…

Lexo më Shumë

Nutricionistja Demolli: T’i eliminojmë ëmbëlsirat në darkat festive. Nutricionistja Dafina Demolli ka treguar se si duhet njerëzit të kenë kujdes me ushqimin gjatë festave të fundvitit. Ajo, në emisionin “Familja ime” në Klan Kosova, ka thënë se nuk duhet të teprohet përdorimi i alkoolit, duke shtuar se asnjë njeri nuk shpëton pa e përfunduar vitin së paku pa pesë darka festive. “Në darkë pijet alkoolike janë kryesoret, dhe jo rastësisht po i përmendi këto pije të parat për shkak që përmbajnë kalori. Do të thotë se për një mililitër të alkoolit i fitojmë nëntë kalori. Kur të llogarisim sa gota…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (24.12.2022) ka vazhduar me kontrollet e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 161 masa, nga të cilat 17 sanksione për drejtim të automjetit me shpejtësi të lejuar, 11 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 25 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Reklama Gjashtë masa janë vendosur për kalimin e sinjalit të mbyllur (drita e kuqe), pesë sanksione për përdorimin e celularit… Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në…

Lexo më Shumë

Gara tradicionale e Babadimrit do të mbahet sot në mesditë në Shkup, në organizim të shoqatës për sport dhe rekreacion “Прв до врв” nga Shkupi. Gjatë garës, qindra pjesëmarrës me kostumet e babadimrit do të vrapojnë në një pistë prej dy kilometrash dhe fituesit do t’u jepen çmime. Përveç konkurrencës, gara ka edhe karakter argëtues dhe në të mund të marrin pjesë fëmijët e shoqëruar nga prindërit. Para dhe pas garës do të ketë program muzikor, ngrohje me instruktor fitnesi dhe ceremoni për shpalljen e fituesve, si dhe shorti për të përmbushur dëshirat e Vitit të Ri pavarësisht rezultatit dhe…

Lexo më Shumë

Sot gjatë paradites do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në disa lugina, sidomos në pjesët perëndimore të vendit, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor, më e theksuar në orët e paradites. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 10 deri në 16 gradë.

Lexo më Shumë

Pas zgjidhjes së Arben Taravarit për kryetar të Aleancës për Shqiptarët, kryetari i Alternativës Afrim Gashi, nëpërmjet facebookut të tij shprehi miërnjohjen dhe theksoi se Taravari dhe Aleanca do të kenë gjithmonë Alternativën si aleat dhe partner të tyre. Më poshtë e keni statusin e plotë të Afrim Gashit: “I nderuari Arben, më vjen mirë që sot Kongresi i Aleancës për Shqiptarët të zgjodhi në detyrën e kryetarit të partisë. Duke e respektuar vullnetin e delegatëve të ASH-së, shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj këtij vendimi, duke gjykuar se ata kanë bërë përzgjedhjen më të mirë për të ardhmen e…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adnan Qaili  Përderisa Klinika e Onkologjisë sipas denoncimeve të vetë punonjëse është e mbytur në skandale, autoritetet thonë se nuk kanë dëshmi të mjaftueshme për to. Për të ndihmuar këtë proces, stafi mjekësor detyrohet të mbledh informacione që më pas t’i dorëzojë te Ministria e Shëndetësisë. Punën që nuk e kryejnë institucionet përkatëse, përpiqet ta bëj infermierja Maja Jakimova, e cila dorëzoi dosje. Sipas saj, 17 nga 22 të punësuarit në Onkologji, që gjatë angazhimit disa mujor në pandemi nëpër kovid qendra, nuk janë paguar asnjë denarë. Këto infermiere janë angazhuar edhe në Klinikën Infektive 7-12 muaj, kanë mbajtur…

Lexo më Shumë

 Gazetar: Bashkim Sulejmani Në fjalën e tij të parë si kryetar i ASH-së më legjitimitet të plotë, Taravari foli për sfidat të cilat e presin ASH-në dhe vizionin e tij për ndryshime në bllokun politik shqiptar. Ish kryetar i ASH-së the themeluesi i kësaj partie Ziadin Sela gjatë fjalimit tij në kongres tha se Aleanca nuk është dhe nuk do të jetë pronë personale e askujt përveç se e shqiptarëve. “Partitë politike s`mund të jenë pronë e një individi, andaj sot jam këtu me krenarinë më të madhe, për t`iu thënë që unë i qëndrova fjalës siç iu kam qëndruar…

Lexo më Shumë

Gazetar: Miki Trajkovski Interesim i dobët për pritjen e vitit të ri në hotelet në Ohër dhe Strugë. Për momentin disa prej tyre nuk punojnë fare për shkak të krizës energjetike, e ata që ende presin mysafirë nuk presin interes sepse as qytetarët nuk kanë disponim për të festuar. Një javë deri në natën e ndërrimit të viteve, objektet hoteliere në Ohër dhe Strugë janë gjysmë të mbushura. Ata që nuk janë mbyllur ende për shkak të krizës ekonomike dhe energjetike, bëjnë të ditur se nuk e mbajnë mend deri më tani një interesim kaq të dobët për pritje të…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja akuzon drejtorin e ASK-së, Zarko Milloshevski se po ndikon në hetimin brenda ASK i cili i referohet shtetsisë së spiunit rus Oleksander Onishçenko. Sipas deputetit Dragan Kovaçki, drejtori i ASK-së ka formuar komision të ri disiplinor me njerëzit e tij të afërt për të hetuar skandalin. Kovaçki thotë se njeriu më përgjegjës për miratimin e aktit të shtetësisë është Milloshevski i cili ka të vendosur firmën e tij në dokumentin që konstaton se Onishçenko nuk përbën rrezik për shtetin. “Zarko Milloshevski është personi më përgjegjës për dhënien e shtetësisë së oligarkut rus, Oleksander Onishçenko. Ai është funksionari i ASK-së…

Lexo më Shumë