Author: almakos

Të gjitha njoftimet për bomba të vendosura në 19 shkolla në Shkup të cilat janë dërguar në adresat e tyre elektronike pasdite janë të rreme. Janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme lidhur me raportimet e sotme nga shkollat ​​e Shkupit pas mesazheve të pranuara në adresën elektronike me kërcënim për mjet shpërthyes dhe është konstatuar se bëhet fjalë për raporte të rreme, konfirmojnë nga MPB-ja.

Lexo më Shumë

Gazetar: Mefail Ismaili Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se ende nuk e ka marrë raportin nga Drejtoria për të Ardhura Publike, për gjendjen e borxhit që ka Qyteti i Shkupit ndaj transportuesve privat, andaj edhe nuk kanë vendosur datë për takim. “Raporti ende nuk ka arritur deri në Qeveri, nuk e di se çka ka arritur deri tek transportuesit privatë pasi me rëndësi është që të ketë raport final nga Drejtoria për të ardhurat publike në pajtueshmëri me dispozitat ligjore të cilat vlejnë për kontrollet tatimore”, tha Dimitar Kovaçevsaki, kryeministër. Dërguam pyetje në Drejtorinë për të Ardhura Publike për të mësuar…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë nuk sheh përgjegjësi tek drejtuesi e burgut të Strugës, për mos dërgimin e Sasho Mijallkovit në seancën e djeshme gjyqësore për rastin Titanik 2. Pavarësisht se nga ky dikaster një ditë më parë thanë se përgjegjësi do të ketë për personat të cilët me ose pa dashje kanë ndikuar në këtë rast. Por pas inspektimeve, drejtësia zbuti retorikën dhe thanë se me siguri bëhet fjalë për gabim teknik dhe se përgjegjësi nuk do të ketë. “Është konstatuar se ndoshta ka qenë gabim, sidomos për faktin se edhe gjykata nuk e ka vërejtur gabimin dhe nuk ka paraqitur…

Lexo më Shumë

Gazetare: Ajnur Bafqari Në prag të festave të fundvitit, mërgimtarët tashmë kanë filluar të vijnë në vendlindje , por pjesa më e madhe e tyre pritet të nisen sonte, pasi në pjesën më të madhe të botës, prej nesër fillojnë festat fetare krishtere. Prezenca e automjeteve me targa të huaja tashmë vërehej në komunikacion e parkingje, ndërsa mërgimtarët që takuam rrugëve të kryeqytetit, thonë se gjithmonë kur vijnë këtu e ndjejnë veten si në shtëpi. “A na tregoni se kur keni ardhur, sa doni me qëndruar, si po kaloni këtu.Mirë si në shtëpi.. Sa shpesh vini këtu, ku jetoni jashtë?…

Lexo më Shumë

Gazetar: Bashkim Sulejmani Pas pranimit se është autore e veprës makabre të vrasjes së 16 vjeçarit nga fshati Novosellë e Zhelinës, vajzës 17 vjeçe, iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Nga sektori i punëve të brendshme të Tetovës që bënë të ditur pranimin e veprës nga 17 vjecarja thonë se përveç saj në pyetje është marrë edhe një tjetër i mitur, i cili, pas kryerjes së procedurës, mbrëmë është lëshuar në shtëpi. “Gjatë ditës së djeshme në SPB Tetovë janë thirrur dy të mitur, nga të cilët njëra është vajzë 17 vjeçe dhe që ka pranuar se është…

Lexo më Shumë

“Nuk përjashtohet”, përgjigjet shkurt kryeministri Dimitar Kovaçevski në pyetjen nëse ka mundësi që funksionarët aktualë të futen në listën e zezë në SHBA-së. Kryeministri Kovaçevski ritheksoi sot edhe njëherë se deri më tani nuk ka pasur takim me ekipin e sanksioneve nga Uashingtoni që kohë më parë qëndroi në vendin tonë. Ndryshe presidenti Stevo Pendarovski gjatë ditës së djeshme tha se nuk përjashtohet mundësia që emrat e funksionarëve aktualë të gjenden në listën e zezë të SHBA-ve dhe tha se vizita e fundit e ekipit tre anëtarësh amerikan në vendi ishte pikërisht për qëllimin e mbledhjes së informacionit për përditësimin…

Lexo më Shumë

Këshilli për Prokurorë Publikë, në vazhdim të seancës së 70-të, sot unanimisht zgjodhi Mustafa Hajrullahin për kryetar të Prokurorisë së Lartë Publike-Shkup. Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Antonio Jolevski, në fillim të seancës së sotme sqaroi se Hajrullahi është vlerësuar pozitivisht me 23 pikë. Anëtari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Arbër Isaku, u shpreh se Hajrullahhu, i cili në katër vitet e fundit e ka kryer këtë funksion ka treguar rezultate dhe se me zgjedhjen e tij, situata në Prokurorinë e Lartë Publike do të përmirësohet edhe më shumë.

Lexo më Shumë

“Prokuroria Themelore Publike-Tetovë deri tek gjykata kompetente ka dorëzuar kërkesë për ngritjen e Procedurës përgatitore kundër një personi për të cilin dyshohet se ka kryer veprën penale ”vrasje”. “E dyshuara, vajza 17 vjeçe me paramendim ka privuar nga jeta një 16 vjeçar. Pas përplasjes verbale në veturë tek vendi i quajtur “Banja” ajo me një mjet të fortë ka goditur të dëmtuarin duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore të rrezikshme për jetë. Më pas e ka hedhur në lumin Shkumbin, ndërsa trupi i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit. Prokurori publik deri tek gjykata ka dorëzuar caktimin e…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar 149 shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre: 6 për tejkalim të shpejtësisë, 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 13 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, shkruan Alsat. Sipas njoftimit t MPB-së janë shqiptuar edhe 12 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë, 5 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes…/Alsat.mk

Lexo më Shumë

Pavarësisht dëshmive të reja dhe premtimit të politikanëve që dëshmojnë pafajësinë time, unë tash e 15 vite vazhdojë të qëndroj në burg, kështu u shpreh sonte Agim Islami, i denuar me burg të përjetshëm në rastin “Alfa”. Kështu u shpreh Agim Islami sonte në “Rruga drejt”, në Alsat M. “Me gojën e vet e kanë dëshmu se unë jam i pafajshëm dhe se nuk duhet të gjendem në burg. Unë 15 vite gjendem në burg, nuk e di kujt i pengon pafajësia ime. Premtojnë dhe asgjë nuk realizojnë, pse nuk i marin parasyshë dëshmitë e reja, pse unë vazhdojë të…

Lexo më Shumë

Vendimet e fundit të gjyqësorit kanë përgjysmuar besimin e qytetarëve nga 8% në 4%. Gjykatat Penale, të Apelit dhe ajo Supreme, kanë vërtetuar disa herë se dinë të marrin vendime në dëm të qytetarëve të thjeshtë, ndërkohë që kur bëhet fjalë për ligjin kundër të fuqishmëve, shteti i së drejtës gjen boshllëqe ligjore për t’i çliruar. Sonte në “Rruga drejt” me Adrian Kerimin, për të biseduar  për vendime gjyqësore me standarde të dyfishta, të ftuar ishin Bedri Aidari, kreu i këshillit  organizativ të protestave për çështjen “Monstrum” dhe Ramiz Dauti, i arrestuar për çështjen “Alfa”. I pyetur për një dokument…

Lexo më Shumë