Gazetare: Fatlume Dervishi Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe nuk do të ketë rikonstruim i qeverisë, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski, pas komentimit të rezultateve shqetësuese të anketës së fundit të IRI-it dhe pas takimeve të intensifikuara me qytetarët në formën e aktiviteteve që ngjajnë me fushatën zgjedhore. Kryeministri thotë se zgjedhje parlamentare do të ketë në vitin 2024, pas zgjedhjeve presidenciale. Ai shton se anketa është bërë vetëm pak muaj pas ardhjes së tij në krye të ekzekutivit dhe në periudhën kur manipulimi i opinionit për propozimin francez kishte pasur ndikimin e tij. “Nëse shohim rejtingun politik, atëherë…
Author: almakos
Gazetar: Lluka Andreev Ministria e Mbrojtjes me siguri do të bëhet drejtuese e Sistemit të Menaxhimit të Krizave, si dhe Sistemit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit. Është duke u përgatitur Ligj për mbrojtjen e infrastrukturës kritike, përmes të cilit pritet të forcohet më tej siguria e sistemeve kibernetike të institucioneve, si dhe objekteve jetike në shtet. “Në rajon janë evidentuar një numër në rritje i sulmeve kibernetike ndaj institucioneve shtetërore, organizatave, sistemeve të ujësjellësit, rrjetit energjetik, transportit dhe një numër i madh i shërbimeve online të përdorura nga qytetarët dhe biznesmenët dhe bankat qendrore. Janë këto sulme kibernetike dhe aktivitete hibride…
Gazetar: Adrian Kerimi Policia ka shkatërruar një grup të organizuar kriminal i përbërë nga shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe emigrantë nga Lindja e Mesme të cilët kanë trafikuar emigrantë nga Greqia për në Serbi. Brenda strukturave të grupit kriminal ka edhe një polic. “Hetimi kundër grupit të organizuar kriminal ndaj 13 personave ka filluar nga muaji maj dhe ka përfunduar në tetor. Janë bastisur 11 lokacione në territorin e Shkupi, ndërsa janë arrestuar 9 persona në mesin e tyre edhe një polic. Dy persona të tjerë janë në arrati, ndërsa dy të tjerë nga grupi kriminal ndodhen në paraburgim…
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska vazhdon tu shmanget mediave për të sqaruar se kur do të zgjidhet tërësisht problemi me transportin publik në kryeqytet. Arsosvka thotë se nuk ka çka të flasë, edhe pse çdo ditë qytetarët përballen me vonesa për në punë, ndërsa nxënësit për në shkollë. “Asgjë nuk ka të re, gjithçka që kishim për të thënë thamë”, u përgjigj shkurt Arsovska. Por çka u tha, 500 njerëz janë në rrugë pa punë, ndërsa 500 mijë banorë të kryeqytetit presin çdo ditë autobus dhe vonohen për në punë, duhet diçka tu thoni qytetarëve, jo neve? Do…
Gazetar: Adrian Kerimi Policia është duke zgjeruar perimetrin e hetimeve për të zbuluar nga vijnë alarmet e rrejshme për bomba. Së shpejti priten rezultate nga hetimi në Dellçevë, ndërsa ka mbaruar hetimi në Kavadar. Motivi i gjithë alarmeve të rrejshme sipas ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski është ndërlikimi i interesave gjeostrategjike. “Ngadalë por sigurt veprimtaria zbuluese po zgjerohet, por kërcënimet hibride të cilat vijnë dhe konsiderojmë se janë qëllime për të komplikuar interesat tona gjeostrategjike. Për këtë të gjithë duhet të veprojmë dhe japim përgjegjësi. Kjo tregon se sa është me rëndësi ndërtimi i kapaciteteve materiale-teknike por edhe njerëzore në…
Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski njoftoi sot se është formuar një ekip i cili do të përbehet nga më shumë institucione dhe i cili do të ketë për detyrë të zbuloj dhe pengoj sulmet dhe kërcënimet kibernetike. Sipas tij rasti me raportimet për bomba në Dellçevë është duke u zbardhur. Ai madje shpreson se ky rast do të zgjidhet sëshpejti. “U formua një ekip i cili do të përbëhet nga më shumë institucione dhe i cili do të punoj në pengimin e sulmeve kibernetike. Sulmet kibernetike dhe kërcënimet kibernetike praktikisht janë pjesë e veprave më të rënda penale,…
Në orët e paradites është gjetur një trup i pajetë në hyrje të Teatrit Kombëtarë në Shkup. Nga policia konfirmojnë rastin duke njoftuar se bëhet fjalë për 51 vjeçarin N.S., për të cilin akoma nuk dihen rrethanat që e kanë shkaktuar vdekjen e tij. Trupi është dërguar tek mjekësia ligjore për autopsi. “Më 21.12.2022 në orën 10:03 minuta nga ndihma e shpejtë kanë paraqitur se në kej “Dimitar Vllahov” hyrja e Teatrit Kombëtar ka ndërruar jetë një person me iniciale N.S. 51 vjeçar, nga Shkupi. Sipas direktivave të prokurorit publik, trupi është dërguar në mjekësinë ligjore për autopsi”, njoftojnë për…
Një trup i pa jetë është gjetur tek ura mes Muzeut të VMRO-së dhe MEPSO-s. Për momentin policia dhe prokuroria janë në vendngjarje dhe po kryejnë hetime. Akoma nuk dihen shkaqet e vdekjes së personit e as identiteti i tij/saj. Lajmi në përditësim…
Në Krishtlindjet, ne festojmë lindjen e Jezu Krishtit, themeluesit të feje krishtere. Krishtlindjet janë një festë e ndërthurur me tradita dhe ritet që variojnë nëpër të gjithë botën. Për të gezuar Krishtlindjet, një ide e mirë është të mblidheni me familjen dhe miqtë tuaj për të festuar së bashku. Një tavolinë e mbushur me ushqime të ndryshme dhe pije të nxehta është një mënyrë e përshtatshme për të filluar festimin. Disa nga traditat e Krishtlindjeve përfshijnë dhurimin e dhuratave, kënduar këngë Krishtlindjesh dhe leximin e historisë së Krishtlindjeve. Duke dhuruar dhurate për të tjerët është një mënyrë për të treguar…
Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski derisa prezantoi buxhetin për Ministrinë e Mbrojtjes për vitin 2023 tha se rritja e buxheti në fushën e mbrojtjes nënkupton investim në paqe dhe stabilitet. “Për vitin 2023 kemi parapa buxhet i cili do të kontribuoj por zhvillimin dhe modernizimin e mbrojtjes, në pajtim me standardet e vendit anëtare e NATO-s. Zhvillimi i mbrojtjes do të kontribuoj për një siguri bashkëkohore lidhur me kërcënimet që na i sjellin sfidat gjeostrategjikë, a për çka e kemi obligim t’i mbrojmë qytetarët tanë. Buxhet më i lartë në mbrojtje do të thotë investim në paqen dhe stabilitetin e…
70-vjeçari shkon për të bërë qejf në shtëpi publike por nuk reziston, vdes. Shkon të bëjë pak qejf me profesionin e vjetër sa vetë njeriu, por nuk reziston dot, vdes. Një burrë 70-vjeç është gjetur i vdekur në një bordello të Sidneit, Australi. Trupi i burrit të moshuar u gjet në vendin për të rritur në Hornsby, të dielën në mbrëmje. Shërbimet e urgjencës u thirrën në ambientet në orën 17:30 pas raportimeve të marra për shqetësim për mirëqenien e burrit në fjalë. Në kohën kur mbërritën mjekët, burri u gjet tashmë i vdekur. Policia po heton rrethanat e vdekjes…
Një pesëdhjetë e dy vjeçar nga rrethina e Tetovës ka denoncuar rrejshëm se djali i tij 19 vjeçar ka vjedhur stoli ari dhe deviza në vlerë të përgjithshme prej 100 mijë euro, kjo është arsyeja që SPB-Tetovë ka ngritur kallëzim penal. “Sektori për Punëve të Brendshme-Tetovë deri në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë, ka dorëzuar kallëzim penal kundër 52-vjeçarit M.Xh. nga Pallatica e Tetovës për shkak të dyshimit se ka kryer veprën “Denoncim i rrejshëm i veprës penale”, të dënueshme në bazë të nenit 366 paragrafi 1 të Kodit Penal. I njëjti dyshohet se më datën 02-dhjetor ka raportuar se në…

