Author: almakos

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim real për sigurinë e shtetit dhe këtë duhet ta dinë qytetarët. Nuk i lëmë asgjë rastësisë dhe shërbimeve, secili në kompetencën e vet, marrin masa shtesë për të garantuar sigurinë, deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. “Mbrojtja kibernetike e të gjitha institucioneve, por edhe e gjithçkaje që përfaqëson infrastrukturën kritike është sfidë. Ministria është bartëse e zgjidhjes së re ligjore për mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe në fakt nesër në Klubin e deputetëve do të kemi debatin e fundit publik, pas së cilës ligji do të ndiqet në procedurë. Derisa ligji të miratohet…

Lexo më Shumë

Kuvendi sot në ditën e dytë do të diskutojë për propozim buxhetin e plotësuar për vitin 2023, pasi Qeveria e miratoi tekstin pas amendamenteve të pranuara në Komisionin parlamentar amë. Për qeverinë, sipas asaj që u prezantua në ditën e parë të debatit, buxheti i propozuar është real dhe është përgjigje ndaj krizës energjetike, me mbështetjen e qytetarëve dhe ekonomisë dhe do të sigurojë një kthesë ekonomike. Nga ana tjetër, opozita vë në pikëpyetje qëndrueshmërinë fiskale dhe mendon se buxheti është manipulues, pa mbështetje adekuate në sektorët kyç.

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 165 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 18 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 4 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, shkruan Alsat. Sipas njoftimit të policisë, janë shqiptuar dhe 10 gjoba për përdorim të telefonit, 4 për vetura të paregjistruara, 6 për kalim në të kuqe në semaforë dhe 5 gjoba të tjera për mosdhënien përparësi këmbësorëve. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit Kombëtar të Republikës së Turqisë, Mustafa Shentop sot do të qëndroj për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut me çrrastë do të vizitojë Kuvendin republikan dhe do të takohet me kreun e këtij institucioni, Talat Xhaferi. Për këtë arsye sot dhe nesër SPB Shkup do të marrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugët në zonën më të gjerë qendrore.

Lexo më Shumë

Një autobus me targa të Shkupit është përplasur me një veturë Golf në bulevardin “Goce Dellçev” në afërsi të sheshit “Skënderbeu”. Nuk raportohet për persona të lënduar, shkruan Alsat. Në vendngjarje kanë dalur ekipet policore. Aksidenti ka paralizuar pothuajse udhëkryqin kryesor afër Qendrës Tregtare “Mavrovasja”. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Gazetar: Ardit Ramadani Gjykata e Apelit thotë se ka anuluar aktgjykimin e shkallës së parë për rastin Target-Fortesa për shkak se sipas tyre, aktgjykimi për rastin e përgjimit masiv ka qenë i paqartë, i pakuptueshëm dhe i papërputhshëm me shembullin e përgatitur me shkrim. Sqarimi i tyre vjen pas reagimeve të shumta në opinion për shkak të mundësisë potenciale që kjo lëndë të vjetërsohet dhe ish-shefi i policisë sekrete, Sasho Mijalkov të shpëtojë pa vuajtur as edhe një ditë burg për këtë lëndë. “Konkretisht, sipas detyrës zyrtare, këshilli i Gjykatës së Apelit në Shkup konstatoi se ekziston mospërputhje në mes…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adrian Kerimi Një grup pune nga Këshilli Gjyqësor do të shqyrton rastin “Target-Fortesa” dhe vendimin e Gjykatës së Apelit për kthimin në rigjykim të lëndës për përgjimin masiv, vepër e cila i ngarkohet ish drejtorit të policisë sekrete, Sasho Mijallkov. Do të shqyrtohet edhe procedura për lëndët “Thesari”, “Transportuesi” dhe rasti “Alfa”. Për rastin “Target-Fortesa” grupi i punës do të kërkon të di arsyet pse lënda në fjalë qëndroi në sirtar për një vit. “Obligohet koordinatori i Gjykatës së Apelit që së bashku me grupin e punës të themeluar nga anëtarët e Këshillit Gjyqësorë, Mirjana Radevska Stefkova dhe Meri…

Lexo më Shumë

Gazetare: Fatlume Dervishi Se si do të bëhet riorganizimi i administratës dhe optimizimi i institucioneve, shteti nuk din akoma. Ministri Shoqërisë Informatike dhe Administratës Admirim Aliti thotë se projekti mbështetet nga BE-ja dhe nuk ka implikime financiare mbi buxhetin e shtetit kurse mënyra e zbatimit të tij do të varet nga vlerësimet e ekspertëve por edhe nga vendimet dhe vullneti politik. “Megjithatë patjetër duhet ta pranoj se ka mendime të ndryshme edhe nga kolegë në qeveri se si duhet të bëhet riorganizimi. Ne si ministri nuk themi se i kemi të gjitha përgjigjet magjike megjithatë ne në princip në të…

Lexo më Shumë

Anketa e fundit e  IRI-t tregon se 58 për qind e qytetarëve vlerësojnë se  vendi po shkon në drejtim të gabuar, derisa vetëm 13 për qind e qytetareve të anketuar vlerësojnë se veni po ecë në drejtim të duhur, ndërkohë mbetet i lartë edhe numri i atyre që janë të papërcaktuar (neutral), gjithsejtë 28 për qind. /Alsat.mk

Lexo më Shumë