Çanta e shkollës e Sarës 8 vjeçare u bë pjesë e bagazhit në autobusin nga Shkupi drejt Italisë. Bashkë me nënën dhe vëllain e saj ajo i tha lamtumirë vendlindjes për të nisur një jetë të re në vend të huaj por pranë babait të saj që tashmë kishte fituar të drejtën e bashkimit familjar. “Prej cilit vend je? Prej Batincës. E ku po shkon? Në Itali. Te kush? Te babi im. E le shkollën për të shku te babi? Po mërzitem shumë që po shkoj në Itali, u përshëndeta me shokët e klasës dhe mësueset. Çka të tha mësuesja…
Author: almakos
Kryetarja e Këshillit të Gjykatësve Vesna Daneva në një deklaratë me shkrim për mediat thekson se të hënën do ta shqyrtojë vendimin e fundit për rastin “Target-Fortesa” dhe më pas do të njoftohet opinioni. “Për shkak të faktit se mbrëmë kuptova nga mediat për këtë rast, në kuadër të kompetencave të mia të hënën do të ndërmarr veprime, ndërsa Këshilli Gjyqësor në kuadër të kompetencave ligjore do ta shqyrtojë rastin. Vë në dukje se Këshilli Gjyqësor nuk ka kompetenca të vlerësojë një vendim gjyqësor, por ka kompetenca ta konstatojë gjendjen gjatë procedurës në kuptim të veprimit”, theksohet në reagimin e…
Gazetar: Mefail Ismaili Për më pakë se një muaj, gjykatësit e Apelit i hoqën 20 vite burg, ish-shefit të Sigurimit shtetëror, Sasho Mijallkov. Në të dy rastet vendimi është marrë nga trupi gjykues në krye të cilit ka qenë Jani Niça. Për rastin “Target-Fortesa” anëtarë tjerë të trupit gjykues janë gjykatësit Enver Bexheti, Tanja Mileva, Lidija Çaçeva dhe Gjoko Ristov. Vendimi i këtillë ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion, si te qytetarët ashtu edhe te politika, për shkak se ky rast është skandali më i madh në historinë e Maqedonisë, në të cilën u shkelën të drejtat themelore të…
Gazetare: Evi Shkopi Besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë zvogëlohet çdo ditë e më shumë. Ata thonë se drejtësia në vend është kapur nga korrupsioni dhe se funksionon me standarde të dyfishta. Qytetarët druajnë se korrupsioni është aq thellë i rrënjosur në çdo institucion sa që dyshojnë se i njëjti ndonjëherë do të mund të çrrënjoset. “S’ka besim. Çfarë besimi. Plotë ka raste, sat ë duash. Rasti i fundit me Mijallkovin”, u shpreh një qytetar. “Duhet të punohet në bazë të ligjit. Të gjithë gjykatësit duhet të punojnë sipas rregullave. Unë mendoj se praktika tregon se punohet ndryshe. Ne…
VMRO-DPMNE-ja ka akuzuar pushtetin se drejtor të ri të ASK-së ka emëruar Zare Milloshevskin, me nënshkrimin e të cilit Onishçenko është pajisur me shtetësi. Sipas opozitës shtetësia ka pritur më shumë se 9 muaj për miratim në kohën kur kryeministër ishte Zaev, ndërsa është zgjidhur vetëm për 3 muaj pas ardhjes së Kovaçevskit. VMRO-ja e Mickoskit pyet se cili është interesi i Kovaçevskit për t’i dhënë shtetësisë Onishçenkos dhe a është bërë drejtor i ASK-së Milloshoski si shpërblim apo për të heshtur për procese të caktuara. “A duhet Zare Milloshevski të hesht se përse i është dhënë shtetësia Onishçenkov dhe…
A syeja pse uk duhet ta mbush i celula i ë vetu ë. Shumë je ëz pë fitoj ë ga uga me maki ë pë të lidhu telefo i e ty e me hy jet USB ose bazat e i duksio it, ë më y ë që pajisja të ka ikohet. Një vep im i pë ditshëm, po që uk është jë zgjidhje e mi ë pë jetëgjatësi ë e bate isë së celula it. Duhet të kupto i që po tat USB ja ë k ijua pë pu ë që uk kë koj ë shumë e e gji dhe…
Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit (KRRE) javën e ardhshme ta sjellë vendimin për çmimin e energjisë elektrike në tregun e rregullt, që do të vlejë prej 1 janarit deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm. SHA EMV dje dhe pardje i parashtroi ofertat e tenderëve për çmimin e energjisë elektrike pas të cilave “EVN Elektrodistribuimi” do t’i mbulojë humbjet në sistemin distributiv dhe për çmimin për “EVN Home” për furnizim të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, ndërsa të hënën duhet ta parashtrojë ofertën për çmimin për mbulim të humbjeve në sistemin bartës të MEPSO-s. EMV dje…
Ish-kryeministri Zoran Zaev dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov kanë reaguar ndaj vendimit të Apelit për anulimin e vendimit të shkallës së parë për rastin “Target-Tvrdina”, në të cilin ishte ish-shefi i Administratës së Sigurisë dhe Kundërzbulimit (UBK). i dënuar me 12 vjet burg, Sasho Mijalkov. Dje gjykata vendosi që çështja për përgjimet e paligjshme të kthehet në rigjykim. Ky është aktgjykimi i dytë brenda gjysmë muaji me të cilin dënohet Mijalkov, i cili është revokuar nga Apeli. Më herët ai ishte shpallur i pafajshëm për rastin “Thesari”. Ish-kryeministri shkruan në Facebook se “dy vendimet e rrëzuara nënkuptojnë një nxitje…
Ish-kryeministri Zoran Zaev reagon ndaj vendimit të djeshëm të Apelit për anulimin e aktgjykimit të shkallës së parë dhe kthimin në rigjykim të çështjes “Target-Fortesa”. Qindra mijëra qytetarë kanë luftuar me vite për të përmbysur tiranët e pangopur të regjimit dhe ne ia dolëm dhe tani dikush po tallet me atë luftë dhe po përpiqet të shkatërrojë drejtësinë e fituar”, ka shkruar Zaev në Facebook. Sipas tij, dy aktgjykimet e anuluara nënkuptojnë një nxitje për të përsëritur veprimet e urryera të “masë së regjimit” dhe për të motivuar, siç thotë ai, aktorë të tjerë që të bëjnë të njëjtat veprime…
Ministria e Brendshme ka vijuar edhe gjatë ditës së djeshme kontrollet në zonën e qarkullimit rrugor. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 167 masa, nga të cilat 12 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 13 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 14 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 6. sanksionet për drejtimin e paligjshëm të automjeteve. Shtatë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë masa për kalimin e sinjalit të mbyllur (drita e kuqe), gjashtë për vendosjen e xhamave me foli të pa certifikuar… Kontrollet e trafikut…
Rezultatet e para nga ardhja e Islam Abazit në krye të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, veçmë po vërehen, kështu vlerësoi në emisionin e sontëm “360 Gradë’, u.d. Shef i Prokurorisë së Lartë, Mustafa Hajrullahi, shkruan Alsat. “E dini se tashmë kemi rezultate të mira në atë Prokurori. Tregues i parë është ajo se marrëdhëniet ndër- njerëzore në atë Prokurori dalëngadalë po vijnë në një nivel të kënaqshëm”, tha Hajrullahi. /Alsat.mk
Gazetar: Ile Petrevski Në tenderin e EVN Home, EMV-ja shtetërore ka ofruar çmimin e energjisë elektrike prej 56 euro për periudhën janar – qershor 2023. Në thirrjen publike është e vetmja ofertë që ka mbërritur për furnizuesit Universal, për amvisëri dhe kompani të vogla. Ky çmim është 16 për qind më i lartë se çmimi aktual prej 48 euro për megavat orë energji elektrike, që EMV ia shet kompanisë private energjetike. Sipas autoriteteve, kostoja e prodhimit të një megavat ore është 73 euro. “Komisioni Rregullativ i Energjisë do të vendosë për çmimin e energjisë elektrike të EVN Home, në periudhën…

