Author: almakos

Nuk ka nevojë për thirrjen e Këshillit të Sigurisë për shkak të alarmeve për bomba. Të gjitha organet kompetente maksimalisht janë angazhuar dhe nuk lejojnë asnjë shanse që dikush të vendos ndonjë mjet shpërthyes në shkolla, deklaroi Pendarovski. “Jam në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Brendshme. Deri më tani, nuk ka nevojë të ngrihet në një nivel të tillë. Nga ajo që di unë, autoritetet janë aktiv në lidhje me këto kërcënime. Janë dy aspekte – e drejta penale për shkak të stresit, panikut, frikës që shkaktojnë te fëmijët, prindërit, te të gjithë ne dhe kjo çështje shqyrtohet nga…

Lexo më Shumë

Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski i pyetur rreth kërcënimeve me bomba që sot u paraqitën në disa shkolla fillore dhe të mesme në Shkup dhe Kumanovë, deklaroi se dikasteri që ai drejton po ndërmarr të gjitha masat për zbardhjen e rasteve, shkruan Alsat. “Sërish kemi marr kërcënime në adresat elektronike të disa shkollave në Shkup dhe Kumanovë. Ka një shtab të përhershëm që merret në mënyrë aktive me këtë çështje, me të gjitha këto alarme. Atje ku ka mundësi që të vërtetohet i vërtetojmë, ashtu ishte rasti me Shkupin, jemi afër që të zgjidhim këtë rast në Kavadar.…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale në Shkup, pritet të fillojë procesi gjyqësor në të cilin ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zeqiri, është i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Zeqiri akuzohet se e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 89.385.255,00 denarë. Procesin e udhëheq gjyqtarja Fanka Jançuleva – Mihailovska, e cila është edhe kryetare e Këshillit Gjyqësor në procesin “Software”, në të cilin i akuzuari i parë është Dragi Rashkovski, njëherësh ish-sekretar i përgjithshëm i Qeverisë.

Lexo më Shumë

Drejtori i Elem Turs, Adem Avziu gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Magazina Ekonomike”, deklaroi se është planifikuar ndërtimi i disa parkingjeve në Kodrën e Diellit, për ta eliminuar edhe këtë problem me të cilin përballet kjo qendër turistike.  Avziu madje paralajmëroi edhe ndërtimin e dy hoteleve të reja me katër yje. “Në qendrën Turistike Kodra e  Diellit, turistët, skiatorët, do i kenë në dispozicion  të gjithë ski ashensorët në gjendje perfektë, do funksionojnë pa asnjë përjashtimi. Pasi siç ceka dhe më herët i kemi bërë të gjitha inspektimet e nevojshme për këtë sezone turistik. Do e kenë në dispozicion…

Lexo më Shumë

Drejtori i Elem Turs, Adem Avziu i ftuar në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike, flet për përgatitjet rreth sezonit të ri turistik në Kodrën e Diellit. Sipas tij janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe priten vetëm reshjet shtesë të dëborës. Avziu shpreson në një sezone të suksesshme turistike, shkruan Alsat. “Jemi në prag të fillimit të sezonit turistik 2022-2023, për këtë sezon turistik janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillim të mbarë të këtij sezoni, shpresoj të kemi një sezon të suksesshëm, ashtu siç i kaluam edhe dy sezonet e mëparshme. Janë bërë të gjitha përgatitjet…

Lexo më Shumë

Gazetar: Mefail Ismaili Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi duket se ka harruar deklaratat e tij lidhur me rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë. Disa muaj më parë, për mos veprim ndaj rritjes drastike të çmimeve arsyetohej me mos miratimin e ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve, ku shtoi se për këtë arsye inspektorati nuk mund të veproj në terren dhe të ngri rritjen e çmimeve. “E thash në momentin që do të miratohet ligji atëherë në bazë të analizave të inspektoratit të tregut ndoshta do të ketë edhe ngrirje të drejtpërdrejtë të çmimeve të produkteve bazë”, tha Kreshnik Bekteshi, Ministër…

Lexo më Shumë

Transportuesit privatë të cilët larguan autobusët nga rruga, presin hapin e radhës nga Qeveria. Kërkojnë zgjidhje të shpejtë dhe kthimin e situatës në gjendjen e mëparshme. Nga Qeveria nuk tregojnë se kur do të thërrasin këtë takim. “Edhe rruga e fundit që deri dje ishte e bllokuar, sot siç mund të shihet është e lirë. Automjetet qarkullojnë lirshëm pasi transportuesit privat vendosën të tërhiqen ose të ndërpresin bllokadën me qëllim që t’i japin hapësirë një dialogu të mundshëm me përfaqësuesit e Qeverisë dhe Qytetit të Shkupit”, raporton Ajnur Bafqari, gazetare. Transportuesit presin përgjigje për takim urgjent, pasi siç theksojnë letra…

Lexo më Shumë

Interesimin e gazetarit të televizionit Alsat për çmimet e produkteve ushqimore, si të bukës, qumështit, e produkteve tjera bazë që vazhdojnë të jenë të larta përkundër uljes së çmimit të naftës dhe subvencioneve për energjinë elektrike, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi e quajti protagonizëm apo tentim për të marrë më shumë klikime në rrjetet sociale. Madje Bekteshi mbajti edhe leksion gazetarie se si duhet të veprohet duke harruar se ishin pikërisht drejtuesit e institucioneve si ai, kryeministri Kovaçevski dhe të tjerë që në vazhdimësi kanë folur për uljen të çmimeve pasi të jetë miratuar ligji për konsumatorët, të jetë ulur…

Lexo më Shumë

Gazetar: Bashkim Sulejmani Mos pagesa e rreth 30 rrogave, si dhe kontributeve 16 vite pas mbylljes së fabrikës për plastikën mjekësore në Tetovë, ka detyruar punëtorët që të dalin në protestë për të shprehur pakënaqësinë e tyre. 500 punëtorë, pas falimentimit të fabrikës, nuk kanë kthyer as aksionet e tyre, të cilat, dikur ishin të detyruar që t`i blejnë. Marrëveshje jashtë gjyqësore kanë bërë disa herë me drejtorët falimentues, por rezultati është zero, thonë punëtorët. “Endemi nëpër gjyqe nëpër avokatë tash e 16 vite pas mbylljes së fabrikës. Erdhëm këtu jo për protestë, por për ta shprehur revoltën dhe kërkesat…

Lexo më Shumë