Gazetar: Adrian Kerimi Në opinion ka rrjedh dokumenti në të cilin drejtori i sapo zgjedhur i Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK), Zare Milloshevski ka të vendosur firmën e tij në vlerësimin e dërguar nga Agjencia për Siguri Kombëtare deri në MPB në të cilin thuhet se për Aleksander Onishçenkon nuk ekziston pengesë e karakterit të sigurisë që i njëjti të pajiset me shtetësi. Në dokument emri i Millosheskit si ndihmës drejtori i Sektorit për verifikime sigurie dhe NATO regjistrit qëndron mbi roli “miratoi”. Nga Agjencia për Siguri Kombëtare deri në këto momente nuk kanë dalë me një qëndrim për të…
Author: almakos
Gazetar: Bashkim Sulejmani Pas protestës së djeshme dhe bojkotit të punës, punëtorët e Ndërmarrjes Publike komunale, sektori i higjienës publike, janë kthyer në vendet e tyre të punës. Janë lëshuar disa rroga dje, ndërsa pjesa tjetër pritet të lëshohet shumë shpejtë, thotë zëvendës drejtori i Ndërmarrjes. “Pagat e tyre janë lëshuar në orën dymbëdhjetë sepse potencoi edhe kreu i komunës dje se, pagesa që bëhet nga komuna për pagat kalon përmes trezorit dhe kjo ka qenë problemi, nuk ka pasur ndonjë problem tjetër. Në koordinim me financat dhe kreun e komunës, do bëjmë çmos që edhe pagat tjera të mbetura…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se pagesa e mjeteve për racionet e studentëve do të bëhet deri në fund të këtij muaji. Të gjithë studentët që gëzojnë të drejtën e tyre do të përfitojnë në mënyrë retroaktive mjete për dy muaj e gjysmë, pra për gjysmën e shtatorit, muajt tetor dhe nëntorit, në llogaritë e tyre të transaksionit. Çdo student/aplikant do të marrë një vendim përmes sistemit përmes të cilit është bërë aplikimi dhe pagesa do të bëhet menjëherë më pas. Nga MASH shtojnë se gjatë thirrjes, e cila zgjati nga data 25 nëntori deri më 3 dhjetor, janë…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar gjithsejtë 118 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 17 për tejkalim të shpejtësisë, 8 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 gjoba për tejkalim të parregullt, shkruan Alsat. Janë shqiptuar dhe 5 masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 4 për mosvënien e rripit të sigurisë, tre për kalim në të kuqe në semaforë …/Alsat.mk
Ky është momenti interesant kur një burrë nga Zimbabveja sheh borë për herë të parë pasi u shpërngul në Mbretërinë e Bashkuar, pamjet tregojnë Noel Bakon, 27-vjeçar, që duket i gëzuar dhe i emocionuar teksa kërcen përgjatë një shtrese të hollë bore në Malvern, Worcestershire. Noel u transferua në Angli në qershor për t’u bërë bashkë me gruan e tij Jaima, 29 vjeçe, të cilën e takoi në një park lojërash të kafshëve në Gweru, Zimbabve, në vitin 2019 “U ndjeva si foshnjë për herë të parë duke parë borën, Sinqerisht doja të qaja sepse isha shumë i emocionuar”, tha…
Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa, sonte në “Rruga drejt” në Alsat M, theksoi se ne nuk kemi kapacitet për të luftuar korrupsionin, simos për faktin që kemi politkan me afera korruptive, prandaj ai e sheh të arsyeshme edhe intervenimin e të huajve. “Reagimi ndërkombëtar nuk është i rastësishëm që në një moment aq fuqishëm…do të thoja të koordinuar, shumë diplomatë të huaj ngritën zërin fuqishëm, sepse mendoj se, ata mendojnë se ne nuk kemi kapacitet për ta bërë këtë gjë sepse ne deklarojmë verbalisht të gjithë kohë, ne do të bëjmë këtë dhe atë, por nuk bëjmë asgjë. Në thelb,…
Sonte në “Rruga drejt” në Alsat M, me Fatlume Dervishin u debatua për korrupsionin, luftën e pushtetit, kritikat e opozitës dhe rolin e ndërkombëtarëve. Të ftuar ishin: Dajanço Evtimov, deputet i VMRO-DPMNE-së, Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa dhe Martin Kostovski, deputet i LSDM-së. Deputeti i VMRO-së, Dajanço Evtimov hodhi akuza në drejtim të pushtetit, pasi që sipas tij pavarësisht iniciativave të shumta që janë marrë për veting të gjyqësorit, rezultate nuk ka. “Përveç hapave të paralajmëruar drastik gjegjësisht që të ketë veting në gjyqësor, të kemi riemërim të përgjithshëm, se do të kontrollohet prejardhja e pronës së zyrtarëve, gjithashtu…
Nga 1 janari disa kategori qytetarësh mund të paguajnë energjinë elektrike më lirë se pjesa tjetër. Drejtori i EMV-së thotë se po bëhen përpjekje që disa nga përdoruesit e blloqeve tarifore 1 dhe 2 të marrin faturë më të ulët. Këto do të ishin familje me të ardhura më të ulëta, por edhe ata që dinë të kursejnë energjinë elektrike. Nuk dihet ende se si do të realizohet kjo. “Ajo që po bëjmë në këtë periudhë është që nuk do të ketë rritje çmimi, madje ka mundësi që të ketë një ulje të caktuar në bllokun e parë dhe të…
Gazetare: Ajnur Bafqari 15 ditë para natës së ndërrimit të moteve sheshi kryesorë i kryeqytetit duket kështu… Ndërkohë që kryeqytetet e shteteve të tjera tashmë janë zbukuruar për festa, në Shkup nuk është vendosur as një dritë për zbukurim. Tek tuk vërehet ndonjë dritë simbolike nëpër vitrinat e dyqaneve, por këtë e kanë bërë individualisht pronarët. Qytetarët të vetëdijshëm për krizën ekonomike dhe energjetike thonë se megjithatë nevojitet që të ketë zbukurime simbolike që të ketë atmosferë festive të paktën në muajin dhjetorë. Thonë se jo vetëm fëmijët por edhe të rriturit kanë nevojë që në këtë periudhë të vitit…
Gazetar: Lluka Andreev Sipas presidentit Stevo Pendarovski, ekipi amerikan i sanksioneve që ndodhej në vend mblodhi informacione për listën e zezë. Ai thotë se pavarësisht konstatimeve të tyre, si dhe thirrjeve të partnerëve për të luftuar korrupsionin, ajo punë do të duhet të bëhet nga politikanët dhe institucionet vendase. “Këta janë diplomatë të Departamentit të Shtetit, kanë ardhur edhe më parë, do të vijnë edhe në të ardhmen. Ata mbledhin informacione për atë që po ndodh në sferën e drejtësisë dhe më pas në mënyrë krejtësisht autonome, pavarësisht nga ne, e formojnë të ashtuquajturën listë e zezë, domethënë listë e…
Gazetar: Adrian Kerimi Drejtori i ri i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Zare Milloshevski vjen nga sektori i cili bëri me shtetësi oligarkun pro rus Oleksander Onishçenko. Jo zyrtarisht, në dokumentet e ASK-së qëndron edhe nënshkrimi i tij si ndihmësdrejtor për verifikime sigurie dhe NATO regjistrin. Por sipas kryeministrit, Dimitar Kovaçevski zgjedhja nuk ishte e përshpejtuar edhe pse nuk u prit të mbarojë hetimi dhe të precizohet përgjegjësia. “Gjithçka që lidhet me rastin Onishçenko do të mund të komentohet pasi të mbaron hetimi nga institucioni përkatës”. Me këtë përgjigje, Kovaçevski la të kuptohet se ish drejtori Viktor Dimovski, gjatë mandatit të…
Gazetar: Bashkim Sulejmani Dhjetëra punëtorë të ndërmarrjes publike komunale, sektori i higjienës nuk punuan sot por u grumbulluan në oborrin e ndërmarrjes, për të shprehur revoltën e tyre për mos pagesën e tre rrogave, por edhe kushteve të këqija. Deri në plotësimin e kërkesave nuk do të paraqitennë vendet e punës. “Të hënën, para dy ditësh pra, e kemi marrë rrogën e muajit të nëntë. Nuk e di çka tu them, ka ditë kur s`kemi para as mëngjesin ta hamë, ja kjo është”. “U mblodhëm sot këtu për të shprehur revoltën tonë shkaku i mos pagesës së rrogave për muajin…

