Author: almakos

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se afro një ore pas mesnate ka privuar nga liria 44 vjeçarin D.J. nga një fshat i Tetovës i cili kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij. “Mbrëmë (19-dhjetor), rreth pesëdhjetë minuta pas mesnate, pjesëtarët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin D.J. (44) nga një fshat i Tetovës, i cili është raportuar nga bashkëshortja dhe djali i tij se rreth orës 23:30 në shtëpinë e tyre familjare i kishte sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara fushën e komunikacionit me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 166 gjoba, nga të cilat 56 masa tejkalim të shpejtësisë, 14 masa për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, 31 masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit. Sipas MPB-së janë shqiptuar tetë masa për automjete të paregjistruara, pesë masa për kalimin në semaforët të kuq, pesë masa për shoferë fillestar…”, njoftojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, sot do të marrin pjesë në ndarjen e banesave sociale për qytetarët në Probishtip përmes Programit për kategori të cenueshme të qytetarëve. Kovaçevski dhe Boçvarski gjatë qëndrimit të Probishtip do të vizitojnë dhe disa biznese.

Lexo më Shumë

 Gazetare: Melihate Rrustemi Mjegulla kishte mbuluar çdo shtëpi të fshatit Goshincë të komunës së Likovës. Shiu i vjeshtës e kishte bërë të pakalueshme thuajse çdo rrugë në fshat duke mbyllur në shtëpi edhe ato pak banorë që kanë mbetur. Pikërisht, mungesa e infrastrukturës ka detyruar që shumë banorë të shpërngulen në fshat tjetër ose qytet për jetë më të mirë e më të lehtë.  “Xhipa nuk mund të blejmë të gjithë, ka njerëz që janë edhe pa punë, ky shoku as ndihmë sociale nuk mer. A e mban mend fshati si ka qenë dikur? Po, si jo. Ka pas njerëz,…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adrian Kerimi Qeveria që nga 23 gushti i këtij viti kur ka shpallur konkursin për Avokat Shteti akoma nuk ka arritur ta zgjedh të njëjtin. Ndonëse afati për paraqitje ka përfunduar më 12 shtator dhe janë paraqitur disa kandidatë, nga organi ekzekutiv thonë se në momentin që do të bëhet përzgjidhja e kandidatit, opinioni do të njoftohet në kohë. Jo zyrtarisht mësohet se çështja ka ngelur tek Komisioni kadrovik në kuadër të Qeverisë, i cili nuk e ka dërguar në seancë emrin që plotëson kriteret e parapara në konkurs. Në disa përgjigje të gazetarëve nga Qeveria kanë njoftuar se…

Lexo më Shumë

Gazetar: Mefail Ismaili Të gjithë ndjejnë dëshpërim për vendimin e fundit të Apelit për përgjimin masiv dhe shpëtimin e vazhdueshëm të Mijallkovit nga burgu, por nuk ka kthim nga një epilog i tillë. Të hënën mblidhet Këshilli Gjyqësor, megjithatë nuk mund të ndikojë në zhbërjen e vendimit të Apelit për rikthimin në gjykim të rastit “Target-Fortesa”. Kryeministri Dimitar Kovaçevski ndjehet i dëshpëruar dhe thotë se gjyqësori duhet tu japë sqarim qytetarëve për vendimet që merr. “Sistemi gjyqësor i cili është pushtet i pavarur nga Qeveria, duhet në procedurë transparente tua shpjegojnë qytetarëve vendimet që sillen dhe në mënyrë plotësuese të…

Lexo më Shumë

Gazetar: Ile Petrevski Mbi 4400 punëtorë në Lidhjen e Sindikatave kanë denoncuar se ende nuk e kanë marrë regresin e pushimit vjetor, i njohur si K-15. Këta punëtorë nuk janë të organizuar me sindikata në ndërmarrjet ku punojnë dhe ky është problemi më i madh, thonë nga shoqata më e madhe sindikale LSM. Inspektorati i Punës ka kryer rreth 500 inspektime dhe ka urdhëruar që 190 punëdhënës të paguajnë regres për punonjësit. Aty ku ka sindikatë private, tani për tani nuk ka ankesa. “Nga momenti kur punëdhënësi ngarkohet me këtë denoncin nga Inspektorati Shtetëror i Punës, ai është i obliguar…

Lexo më Shumë

VMRO- DPMNE ka akuzuar pushtetin për shkatërrimin e Gjyqësorit dhe Prokurorisë. Sipas opozitës maqedonase klientelizimi dhe korrupsioni në sistemin e drejtësisë është përshkallëzur dhe për këtë qëllim mosbesimi është 92 për qind. Partia e Mickoskit thekson se në vend të luftës kundër kriminalitetit, po bëhet luftë se cili institucion do ta mbrojë dhe do të bëhet padron i krimit. Për VMRO-në dëshpëruese janë të dhënat se është realizuar vetëm 20 për qind e strategjisë vjetore për luftë kundër korrupsionit. Kjo sipas opozitës tregon se pushteti i Kovaçevskit nuk ka vullnet që të përballet me problemin. “Në Maqedoni zyrtarët më të…

Lexo më Shumë

“Me datë 17.12.2022 në ora 22:00 në Kumanovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Trafikim të Paligjshëm me Drogë dhe Armë në MPB-së Kumanovë kanë arrestuar S.M.(37) dhe A.B.(28), të dy nga Kumanova. Gjatë kontrollit në shtëpinë e AB,  dhe SM., të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur rreth 4000 copë të llojeve të ndryshme të mjeteve piroteknike – fishekzjarre.Personat janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPS-së.

Lexo më Shumë

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë të lagështa. Për shkak të mjegullës, në aksin rrugor Mavrovë – Mavrovi Anovi, dukshmëria është ulur në 10 metra. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. Lidhja Auto Moto e Maqedonisë rekomandojnë rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë…

Lexo më Shumë

Moti sot në vend do të jetë kryesisht i vranët në orët e para të mëngjesit, kurse vranësitë do të zvogëlohen pasdite. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 8 deri në 13 gradë. Në Shkup paradite do të jetë me vranësira, pasdite vranësitë do të zvogëlohen. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 9 gradë. Në ditët në vijim do të ketë një periudhë moti stabil me më shumë periudha me diell dhe ulje të temperaturave të mëngjesit.

Lexo më Shumë