Bëhet fjalë për autobusin i cili sapo ishte nisur nga stacioni i autobusëve në Kumanovë në drejtim të Shkupit. Zjarri kaploi pjesën e sipërme të autobusit, ndërsa falë intervenimit të shpejtë të zjarrfikësve dhe drejtuesit të autobusit, zjarri u fik shpejtë, ndërsa udhëtarët lëshuan me kohë autobusin./Alsat.mk
Author: almakos
Në paraqitjen e tij, sonte në Programi 200, profesori Dragan Minovski u shpreh se shteti duhet të punojë më shumë që të ulë varësinë nga importi si dhe të zhvillojë politika që në fokus kanë familjet që nuk mund t’i paguajn faturat e energjisë elelktrike. “Fokusi shumë më i madh duhet të drejtohet nga shteti, por edhe nga bashkësitë lokale, komunat ndaj metodës së ngrohjes, pra konsumit të energjisë në nivel të gjithë territorit, qoftë ai shtet, ose komunë. Dhe në të njëjtën kohë fokusi duhet të jetë te familjet që realisht, siç tha Biljana më parë, kanë probleme çdo…
Sonte në kuadër të Programi 200, në Alsat M, për të folur për krizën energjetike dhe ekonomike si dhe tema të tjera sonte Nazim Rashidi kishte të ftuar Ivana Vuçkova nga Fondacioni Friedrich Ebert, Biljana Dukovska nga Platforma kundër varfërisë dhe Dragan Minovski profesor universitar. Vuçkova tha se pavarësissht se sektori i energjetikës ndikon në ndryshimet klimatike, ai gjithashtu kontribon edhe në pabarazi dhe varfëri, e këtu hyn edhe vendi i jonë, si vend i varfur dhe i varur nga importi. “Sektori energjetik dhe tranzicioni konsiderohet si segment shumë i rëndësishëm në mundësimin e zhvillimit të qëndrueshëm. Para së gjithash,…
Gjatë emisionit ‘Glamour Zone’ në rubrikën ‘Pyetje Hot’, moderatorja Ester Bylyku lejon të ftuarin që t`i bëjë asaj një pyetje personale. E ftuara Xheni Brahaj nuk ngurroi ta vinte në siklet moderatoren duke zbuluar një histori të trisht të saj. Xheni Brahaj: Cilin mashkull e ke refuzuar dhe nuk je penduar? Ester Bylyku: Ka qenë një djalë që u njohëm nëpërmjet shoqërisë së përbashkët. Ai jetonte në Gjermani, kishte disa fabrika andej dhe më tha se ishte gjerman. Kur filluam të njiheshim më mirë, ai më tha se kishte origjinë serbe. U tmerrova kur ma tha. I thash se nuk…
Postimi i Lionel Messit si kampion i botës në Argjentinë është kthyer në foton më të pëlqyer në historinë e Instagramit. Ajo ka kaluar rekordin e deritanishëm që ishte një imazh i një veze. Ky postim mori 56.1 milionë pëlqime, por imazhi i Messit i tij duke e ngritur lart Kupën e Botës pasi Argjentina mundi Francën në finalen e Kupës së Botës të së dielës, tashmë ka kaluar atë. Postimi i Messit ka grumbulluar mbi 62 milionë pëlqime, dhe sulmuesin gjithashtu ka kaluar shifrën e 402 milionë ndjekës në platformën e mediave sociale. Messi pati një impakt të madh…
Gazetar: Ardit Ramadani Besueshmëria në ish kryeministrin Nikolla Gruevski, tani azilant në Hungari, nuk është e rastësishme. Kështu vlerësojnë qytetarët e anketuar nga Alsat. Kjo thonë ata është për shkak të dëshpërimit nga politikanët aktualë. “Nga një kryeministër me besueshmëri më të madhe në vend, e që përfundoi si azilant në Hungari, duke ju shmangur drejtësisë. Nikolla Gruevski në anketën e fundit të IRI-t amerikan sërish merr fronin si lideri më popullor në vend. Çka e bëri popullin që pas shumë viteve, të kthej besimin tek po ai person i cili vite më parë me veprimet dhe vendimet e tij…
Gazetare: Ajnur Bafqari Akoma nuk ka ftesë nga Qeveria për takimin ku do të duhej të gjendet një zgjidhje për çështjen e transportuesve privatë. Shumë linja mezi po mbulohen nga Qyteti i Shkupit, ndërsa ata që më së shumti paguajnë çmimin e përplasjeve mes Qytetit të Shkupit dhe transportuesit privatë janë qytetarët. Nxënësit humbasin deri në dy orë mësim vetëm për shkak të mungesës së autobusëve. “Deri në një orë na ka rënë me prit, ndonjëherë edhe më shumë. Sa e keni të vështirë në këto temperatura të ftohta? Shumë tepër. Presim zgjidhje por nuk ka asnjë zgjidhjesidomos për neve…
Bashkim Sulejmani Mbi treqind nxënës të Shkollës Fillore të fshatit Shemshovë, nga sot bojkotojnë mësimin për shkak të mungesës së naftës për ngrohje qendrore. “Në mbledhjen e mbrëmshme të prindërve të fshatit Shemshovë, prindërit ishin unanim që deri sa nuk ka kushte, nuk ka nxehje fëmijët nuk do të lëshohen për mbarëvajtje të mësimit. Nëse sigurohet naftë normal që do i lëshojmë fëmijët, nëse nuk sigurohet naftë ka edhe forma të tjera si do veprojmë ne si këshill i prindërve”, tha Zeqir Zeqiri, kryetar i këshillit të prindërve. Drejtori i Shkollës “Shemshova” tha se disa herë ka kërkuar nga Komuna…
Foto: skopjeinfo.com Kisha Ortodokse e Maqedonisë ndalon varrimin gjatë festës së Shën Nikollës, ky vendim ka filluar të zbatohet gjatë këtij viti. Personat që kanë ndërruar jetë të shtunën, të dielën dhe të hënën, do të varrosen të martën. Për ndryshimet familjarët e të vdekurve janë njoftuar nga shërbimet mortore të Butelit. “Për ndryshimet nuk ishte në dijeni as prifti, të cilin e njoftuam për varrimin. U lajmërua diku dhe pyeti. Edhe atij nuk i besohej, por na tha se vërtet ka ndalesë prej këtij viti, kështu që u morëm vesh që varrimi të kryhet të martën”, u shpreh një…
Prokuroria Themelore Publike-Gjevgjeli, duke vepruar pas kallëzimit penal nga Drejtoria doganore, ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi nga Shkupi, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “kontrabandë”. Siç njoftojnë Prokuroria Publike, më 16 dhjetor 2022, i dyshuari duke iu shmangur kontrollit doganor përmes vijës doganore në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”, në dalje nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në autobus me targa të Turqisë, ka transferuar mall të padeklaruar në vlerë të përgjithshme prej 23.286.120 denarë. Gjatë kontrollit të detajuar të autobusit, janë zbuluar 11.960 gramë bizhuteri ari 14 karat, të paketuara në 23 pako,…
Rënia e besimit në një parti politike është çështje e partisë politike, por rënia e besimit apo besimi i ulët në institucione të caktuara, është, diçka më alarmante për të gjithë ne. Kështu deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, derisa komentoi rezultatet nga anketa që e publikoi dje IRI.
Shkencëtarët: Koronavirusi mund të përhapet nga kufomat. Ashtu si një zombie në një film horror, koronavirusi mund të jetojë në trupat e pacientëve të infektuar edhe pas vdekjes, madje duke u përhapur te të tjerët, sipas dy studimeve befasuese. Rreziku i infektimit është kryesisht për personat që kanë kontakt me kufomat, si patologët, ekzaminuesit mjekësorë dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor, dhe në mjedise si spitalet dhe azile. Këto studime ende nuk janë rishikuar nga kolegët, por disa ekspertë thonë se ato janë kryer siç duhet dhe gjetjet e tyre janë bindëse. Hulumtimet e ndryshme shkencore kanë gjetur gjurmë të koronavirusit…

