Edhe pse në mëngjes dyshohej për vetvrasaje, pas oduksionit të kryer në Shkup 16 vjeçari trupi i pajetë i gjetur në banjën e Tetoves dyshohet të jetë vrarë nga e dashura e tij. Sipas informatave të Alsat një person është arestuar në dyshime për vrasje të të miturit fjala është për një vajzë e lindur ne vitin 2005. Sektori i punëve të mbrendshme të Tetovës për momentin është duke hetuar me dyshime edhe për involvim të një personi tjetër.Alsat.mk
Author: almakos
Gazetar: Mefail Ismaili Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i ka hedhur poshtë pohimet e gjoja se ka qenë për ndarjen e Kosovës duke theksuar ai ka dhënë gjithçka nga vetja e tij për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Reagimi i Ahmeti vjen pas reagimeve të shumta në opinion lidhur me një analizë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, e cila e apostrofon Ahmetin si një nga liderët e shqiptatrëve të Maqedonisë se do të pranonin në qetësi ndarjen e Kosovës Pavarësisht deklaratave apo analizave që bëhen se gjoja se unë paskam qen për ndryshime të kufijve të Kosovës,…
Drejtoria e të Ardhurave Publike në raportet e saj ka konstatuar se Qyteti i Shkupit dhe NQP, kanë borxh prej rreth 1,5 milionë euro ndaj transportuesve privatë. Raportet Drejtoria ua ka dërguar shoqërive të transportuesve privatë, “Slloboda Prevoz” dhe “Makekspres trans”. Transportuesit thonë se DAP ka dëshmuar se akuzat e kryetares së Qytetit, Danella Arsovska janë të pavërteta dhe se faturat e transportuesve janë të pastra dhe nuk ka manipulime. Lenin Jovanovski nga Slloboda Prevoz thotë se tani janë plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga kryeministri për të thirrur takim dhe për tu njoftuar me gjendjen reale me transportuesit…
Kur besimi në institucione është në nivel të ulët, demokracia është në rrezik serioz, tha para deputetëve nga foltorja e Kuvendit, Presidenti Stevo Pendarovski gjatë fjalimit të tij të fundvitit. Ai dërgoi porosi se shteti duhet të vendosë kriminelët pas hekurave në burgje të llojit të mbyllur dhe të ketë si qëllim kthimin e parave të vjedhura. Nuk ka drejtësi nëse pas hekurave nuk shohim politikanë aktual, gjykatës e prokurorë, tha Pendarovski. “Të gjitha përpjekjet tona do të bien në ujë nëse organet kompetente gjyqësore dakordohet me personat për të cilët, e di i gjithë opinion, se me para nga…
Gazetare: Ajnur Bafqari Ndërkohë që termometri shënon temperatura nën zero, në poliklinikën “Bit Pazar” nuk ka ngrohje… Pacientët dhe punonjësit e kësaj shtëpie të shëndetit po ballafaqohen me këtë problem prej ditësh tashmë. Disa nga pacientët e anketuar nuk arritën të marrin shërbimet, pasi mjekët e tyre nuk ishin prezentë, por nuk e dinin nëse arsye për këtë ishte mungesa e ngrohjes apo jo. “Ktheva prapë…. Jo nuk është në rregull, minus katër dje ftohtë ka qenë shumë, s’kanë faj edhe punëtorët, ftohtë nuk punohet”. Mjeku nuk ka punuar për këtë arsye? Se di unë, për insulin thash shkova, s’kam…
Kanë vazhduar sot hetimet dhe mbledhja e informacioneve lidhur me trupin e pajetë të 16 vjeçarit nga fshati Novo Sellë, që u gjet në orët e hershme në mëngjesit, në shtratin e lumit Shkumbin në Banjat e Tetovës. Zhdukja e 16 vjeçarit, ditë më parë është denoncuar në polici nga babai i tij. Makina e tij me targa të Tetovës, sot është gjetur në afërsi të vendit të ngjarjes, ndërsa disa metra më poshtë në lum është gjetur edhe trupi i pajetë. Motivet deri më tani zyrtarisht nuk dihen. Në vendin e ngjarjes të parët kanë arritur zjarrfikësit, të cilët…
Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe me kritika të ashpra ndaj fjalimit të presidentit të shtetit, posaçërisht në pjesën e luftës kundër korrupsionit. Sipas Snopçes, presidenti në fjalimin e tij kishte shumë konstatime dhe nuk ofroi asnjë zgjidhje konkrete. “Presidenti duhet të ofroj hapa konkret dhe jo vetëm konstatime. Nevojitet llogaridhënie nga të korruptuarit. Te ne presidenti i vendit dezerton nga lufta kundër korrupsionit”, tha Snopçe.
Drejtësi nuk do të ketë derisa të jenë të lirë politikanët e korruptuar, por edhe gjyqtarët dhe prokurorët që marrin vendime skandaloze, tha presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, në fjalimin e tij të fund vitit. “Një tezë që shumë prej nesh e përsërisim prej vitesh është se nuk ka drejtësi nëse nuk ka politikanë aktualë në burg për korrupsion. Por drejtësi nuk do të ketë edhe përderisa të jenë të lirë gjyqtarët dhe prokurorët që marrin vendime skandaloze, pas të cilave ndoshta ka motive korruptive”, tha Pendarovski.
Gjatë fjalimit të tij Pendarovski u ndal edhe në procesin e negociatave, me ç’rast theksoi se këto negociata tejkalojnë mandatin e një qeverie. Andaj sipas tij duhet bërë përpjekje që në ekipin negociator të përfshihen ekspert të OJQ-ve dhe përfaqësues të opozitës. Pendarovski përmendi edhe ndryshimet kushtetuese. “Askush nuk duhet askujt ti bëj presion ose ta kushtëzoj. Të gjithë deputetëve duhet tu sqarohen disa gjëra. Asnjë ndryshim nuk e rrënon identitetin maqedonas. Obligim i jonë për ndryshimet kushtetuese nuk është e ndërlidhur me hapjen e klubeve bullgare në Maqedoni”, tha Pendarovski.
Në orët e hershme të mëngjesit policia ka gjetur trupin e pajetë të një 16 vjeçari, i cili një ditë më parë ishte denoncuar nga babai i tij si i zhdukur. “Në orët e hershme të mëngjesit policia ka gjetur në rrugën e banjës veturën me të cilën supozohet se është larguar nga shtëpia, personi denoncuar si i zhdukuri. Ndërsa pas pak është gjetur edhe trupi i pajetë tij”, njoftojnë për Alsat nga SPB-Tetovë. Për momentin në vendngjarje ndodhen policia dhe prokuroria të cilat po hetojnë rastin. Lajmi në përditësim
Presidenti Stevo Pendarovski sot do të mbajë fjalim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Sipas njoftimit të Kuvendit, fjalimi i presidentit Pendarovski është pika e vetme në rendin e ditës të seancës së 96-të plenare të caktuar për në ora 11:00. Presidenti i shtetit tradicionalisht çdo vit para përfundimit të vitit kalendarik mban fjalim para deputetëve në të cilin prezanton pikëpamjet e tij për zhvillimet aktuale në vend dhe në botë.
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar 123 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 9 për tejkalim të shpejtësisë, 9 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 2 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur, shkruan Alsat. Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 4 masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 6 për makina të paregjistruara, 8 për kalim në të kuqe në semaforë, 5 për tejkalim të parregullt…/Alsat.mk

