Përfaqësuesi i transportuesve privat, Kemal Muriq edhe njëherë sot në emër të të gjithë transportuesve privat deklaroi se janë të gatshëm të zhbllokojnë bul. Ilindenska në rast se marrin garanci nga kryeministri Kovaçevski për zgjidhjen e problemit. Sipas tij, me kryetaren e Qytetit të Shkupit, të cilën e quajti “njerka e qytetit”, nuk ka shpresa për zgjidhjen e problemit. “Ne problemin tonë meqë nuk mund ta zgjidhim me Qytetin e Shkupit, me kryetaren Danella Arsovska, kërkojmë organ më të lartë, që në rastin konkret i bie Qeveria. Andaj po kërkojmë takim me kryeministrin dhe kjo kërkesë nuk paraqet kurrfarë kërcënimi…
Author: almakos
Kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve konfirmoi se Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK) prej nesër do të ketë drejtor të ri. “Nga nesër ASK do të ketë drejtor të ri”, u përgjigj Dimitar Kovaçevski, kryeministër. Drejtori i ri i ASK-së vjen në vend të Viktor Dimovskit i cili do të merr postin e ambasadorit në Paris. Dimovski është diplomat me karrierë por puna e tij në ASK është shoqëruar me kritika dhe polemika. /Alsat.mk
Deklaratat e fundit të kryeministrit Dimitar Kovaçevski për uljen e çmimit të bukës sot u përgënjeshtruan nga Gazetari i TV Alsat, Mefail Ismaili i cili i dhuroi kryeministrit Kovaçevski një bukë bashkë me kuponin fiskal ku shihet se buka e blerë 10 minuta para se të filloj konferenca për shtyp e kryeministrit është blerë me çmim prej 52 denarë , që nënkupton se nuk ka lirim të çmimit të bukës./Alsat.mk
Nga shkallët nën Urën e Gurit, një burrë mëngjesin e sotëm është hedhur në lumin Vardar, i cili pas masave të marra është nxjerrë i gjallë, njofton MPB. – Sot në mëngjes rreth orës 08:30 është raportuar se një person është hedhur në lumin Vardar nga shkallët nën Urën e Gurit. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit janë ndërmarrë masa nga zyrtarët policorë nga Qendra EVR dhe Bit-Pazar dhe nga Brigada kundër zjarrit Shkup dhe personi është nxjerrë i gjallë, njoftojnë nga MPB. Me ndihmën e urgjencës mjekësore, personi është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohridski”.
Arbanis Maxhuni, fizioterapeut nga Vushtrria ka dhënë një shembull tejet të madh sa i përket raporteve punëdhënës-punëmarrës dhe vlerësimit të kontributit të çmuar të punëtorit. Maxhuni përmes një shkresen në rrjetin social facebook ka njoftuar se do të dorëzoi tek punëtori i tij biznesin që për veprimtari kishte ofrimin e shërbimeve fizioterapeutike. Këtë dhuratë Maxhuni punëtorit të tij njofton të ia ketë bërë pikërisht në ditëlindjen e tij, një veprim ky simbolik. “Ne këtë ditë të madhe për ty në ditëlindjen tënde në shenjë dhurate për ty, dhe për ndihmën që më ke jep, une ta dhuroj kliniken time në…
Gazetar: Mefail Ismaili Alarmet për bomba edhe sot traumatizuan banorët e kryeqytetit. Njoftime të rrejshme për bombë sot kanë marrë në Qendrën Tregtare të Qytetit, në Ministrinë e Jashtme, në Lagjen Aerodrom si dhe në disa shkolla. Qytetarët thonë se kanë humbur besimin se institucionet do të kapin autorët. “Të kapen ata që i bëjnë. A besoni se do të kapen? Nuk besoj tua them të drejtën”, tha një qytetar. “Kjo ndoshta është ndonjë gënjeshtër, por e di si ajo përralla e ujkut me dhentë, ndoshta ndonjëherë të ndodh diçka e këtillë e më pas dikush të përgjigjet.. Duhet të…
Gazetar: Ardit Ramadani Asnjëherë nuk kam ndikuar në vendimet e institucioneve, tha sot kreu i parlamentit Talat Xhaferi pasi antikorrupsioni zbuloi që djali i tij kishte dhënë provimin e jurisprudencës pa i plotësuar kushtet ligjore për këtë ndërsa së shpejti pritet të përfundojë Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publik që është kusht për të zënë vendin e ndonjë gjykatësi apo prokurori. “Sa i përket punës dhe famës së çështjes së djalit, mendoj që kjo konferencë për shtyp është në suaza të vizitës, do të keni mundësi që në takimet e radhës të keni prononcim edhe për këtë. Një gjë e…
Gazetare: Fatlume Dervishi Vizita njëditore e këshilltarit të sekretarit shtetëror të SHBA-së, Derek Çolet dhe e zëvendës ndihmës sekretarit të Departamentit amerikan të shtetit Gabriell Eskobar është anuluar për muajin e ardhshëm. Vizitat e zyrtarëve amerikan përkojnë me ardhjen e ekipit për vështrim rigoroz mbi funksionarët e korruptuar. Ky ekip i përbërë nga dy anëtarë me përvojë në lëminë e listave të zeza thuhet se ka ardhur në vend që në fund të muajit nëntor dhe tashmë kanë të gatshme listat e funksionarëve aktual dhe të kaluar, tek të cilët do të fokusojnë hetimet. Siç mësohet jozyrtarisht, hetimet dhe takimet…
Gazetar: Ardit Ramadani Pasi të gjithë sytë e qytetarëve dhe ndërkombëtarëve janë drejtuar te korrupsioni dhe shteti i së drejtës, si pushteti ekzekutiv ashtu edhe gjyqësori po tentojnë që të shpëtojnë vetën dhe të ikin nga përgjegjësia për situatën e krijuar. Kështu vlerëson Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci duke komentuar përplasjet publike të ministres Gërkovska dhe Prokurorit Publik Jovevski. E gjithë kjo, sipas Troshanovskit, po ekspozon mos-funksionimin e shtetit. “Dalja në sipërfaqe e disa skandaleve korruptive, sidomos aktiviteti i fundit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me ekipin special këtu tregoi që realisht nuk është gjithçka bukur dhe mirë…
Transportuesit privatë vazhdojnë protestën e tyre duke mbajtur të bllokuar bulevardin “Ilinden” rreth qytetit të Shkupit. Kjo pasi kërkesës së të tyre për takim nuk i është përgjigjur kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Transportuesit kanë kërkuar takim edhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe shpresojnë se ky i fundit për dallim nga Arsovska do të gjej kohë për të dëgjuar hallin e tyre. Ndryshe protestuesit nuk përjashtojnë radikalizimin e protestave, por pa mos saktësuar se për çfarë hapa konkret bëhet fjalë.
Sektori për Punë të Brendshme-Velses njofton se gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 14:30 ka marr thirrje se në afërsi të Spitalit të Velesit është gjetur trupi i pajetë i nj 74 vjeçari. Një mjek nga spitali në fjalë ka konstatuar vdekjen nga armë zjarri të 74 vjeçarit, njoftoi sot zëdhënësi i SPB-Veles, Riste Samarxhiev. “Hetim në vendngjarje ka kryer një ekip i SPB-Veles, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për obduksion. /Alsat.mk
Ministria për Punë të Brendshme njofton se mëngjesin e sotëm janë kryer disa arrestime në disa qytete të vendit. Në ndërkohë po kryhen kontrolle në mbi 20 lokacione dhe janë arrestuar më shumë persona. Raportohet se objektiv i policisë është një grup i organizuar kriminal për kontrabandën e artefakteve dhe objekteve me vlera kulturore.

