Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (09.12.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 93 kundërvajtje, prej të cilave gjashtëmbëdhjetë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, tri sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer. Poashtu janë shqiptuar edhe shtatë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), tri sanksione për automjete të paregjistruara… Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në…
Author: almakos
Kryetarja Danela Arsovska në paraqitjen e saj sonte në emisionin “360 Gradë” të Alsat M, mbetet e mendimit se premtimi ndaj qytetarëve do të realizohet. E pyetur për transportin me autobus falas, ajo thotë: “Ajo që nuk e dinim dhe as nuk mund ta supozonim 12 muaj më parë, është se do të përballemi me një krizë kaq të rëndë energjetike, në të cilën kemi një humbës të cilit i është tërhequr një sasi e madhe e mjeteve që janë subvencionuar nga Qeveria e deritanishme… aktualisht po luftojmë me krizë. Të konsolidohet Ndërmarrja Publike. Kur të kalohet kriza do të…
Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Uashingtoni pritet të zgjerojë listën e zezë me zyrtarë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Sipas shkrimeve të një pjese të mediave, në listën e zezë të zgjeruar të Departamentit të Shtetit do të futeshin emra personash nga strukturat politike, por edhe nga sektori i drejtësisë nga rajoni. Komisioni Kundër Korrupsionit nuk përjashton zyrtarët nga vendi që të jenë në këtë listë. “Atyre u servohen të gjitha gënjeshtra se kinse “po e luftojmë korrupsionin”, ndërsa u japin edhe informacione të gabuara, tani kanë ardhur të dëgjojnë me veshët e tyre dhe të shohin me sytë e…
Gazetar: Adrian Kerimi Presidenti Stevo Pendarovski vlerëson se motivi për rastin Monstra nuk është vërtetuar deri në fund. Në emisionin “Rruga drejt” Pendarovski tha se mbase mund të ketë disa motive të tjera, por motivi për xhihad islamik nuk mban dhe për këtë arsye nuk është vërtetuar asnjëherë. “Ka dëshmi se këta persona e kanë bërë vrasjen në Liqenin e Smillkovës. Por nuk është vërtetuar ajo që thuhet dhe që unë di, për xhihad, për luftën e shenjtë kundër pa besimtarëve nga myslimanët kundër të krishterëve. Do të thotë se ju e kontestoni edhe motivin aktual për terrorizëm. Sepse aktualisht…
Një familje egjiptiane po përballet me kritika pasi fejuan djalin e tyre 12-vjeçar me kushërirën e tij 10-vjeçare. Zyrtarët egjiptianë të mbrojtjes së fëmijëve reaguan pasi fotografitë që tregonin çiftin e ri në një ceremoni të ngjashme me martesën u shpërndanë në internet nga familjet e tyre krenare, transmeton Telegrafi. Fotot u bënë shpejt virale, duke treguar 12-vjeçarin Ziyad dhe 10-vjeçaren Sama në ceremoninë e fejesës së tyre në zonën Sharqia në pjesën veriore të vendit. Vajza shihet duke buzëqeshur me një fustan të bardhë nusërie së bashku me djalin me një kostum blu në fotografitë që thuhet se janë…
Gazetar: Ile Petrevski Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore as sot nuk gjeti kohë t’i përgjigjet pyetjeve të televizionit Alsat se përse është vonuar përzgjedhja e kompanisë mbikëqyrëse për punimet e ndërtimit të konsorciumit amerikano-turk “Behtell & Enka”. Sipas ministrit të Transportit, afati ka qenë 40 ditë nga hapja e ofertave ndërsa deri më sot kanë kaluar 45 ditë. Shërbimi për marrëdhënie me publikun i kësaj kompanie publike na njoftoi se drejtori Rustemi nuk do të komentojë për këtë rast deri në përfundim të procedurës. “Derisa vazhdon procesi i kontrollit administrativ të kompanive që kanë marrë pjesë në tender,…
Gazetar: Bashkim Sulejmani Në një aksion policor në Shkollat e mesme në Tetovë, tre nxënës dy prej të cilëve të mitur janë kapur me lëndë narkotike. Sipas policisë, një nxënës është ndaluar në Shkollën e mesme bujqësore, njëri në Gjimnazin e Tetovës dhe i treti që ka mbushur 18 vjet është kapur në Shkollën e mesme të Mjekësisë. “Ne çdo vit jem i të angazhuar për parandalimin e kësaj dukurie dhe apeloj prindërit që të krijojnë një urë mes pedagogëve dhe prindërve që të jenë në dijeni se ku dhe më kënd frekuentojnë fëmijët e tyre. Nëpër shkolla këto janë…
Kreu i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimovski njofton se nga mesnata do të ketë zbritje të madhe të derivateve të naftës. Sipas tij dizeli do të ulet për 5 denarë, Euro Super BS-95 për 3.5 denarë dhe Euro-Super BS 98 për 4 denarë./Alsat.mk
Për momentin në rrjedh e sipër është evakuimi i Qendrës Tregtare “Biser” në lagjen Aerodrom. Siç mëson Alsat, alarmi për bombë nuk është drejtuar tek drejtoria e Qendrës Tregtare, por në Ministrinë për Punë të Brendshme, nga ku menjëherë kanë ndërmarr masa për evakuimin e personave dhe punonjësve të kësaj qendre.
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së sotme kanë privuar nga liria 43 vjeçarin I.Ç. nga Tetova me vendqëndrim në Shkup. Sipas njoftimit të MPB-së gjatë bastisjes në shtëpinë në të cilën banonte personi në fjalë është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një kornizë me 12 plumba. I.Ç është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate.
Tërhiqen bllokadat nga udhëkryqet, autobusët zhvendosen në “Ilindenska” A109.12.2022 328 Less than a minute Transportuesit privat vendosën që të zhbllokojnë udhëkryqin tek Mavrovasje dhe Kryqi i Kuq. Me vendim të trupit koordinativ të protestuesve, autobusët do të zhvendosën në Bul. “Ilindenska”. A109.12.2022 328 Less than a minute
Transportuesit privatë edhe sot vazhdojnë me bllokimin e komunikacionit në Shkup, por sipas paralajmërimeve, prej orës 10:00 sot në mëngjes, autobusët e tyre do të zhvendosen në Bul. “Ilinden”, ndërsa do t’i lirojnë për lëvizje udhëkryqet afër QT “Mavrovasja” dhe Kryqi i Kuq. Shoferët shprehen të indinjuar nga injorimi që iu bëhet nga autoritetet. Qytetarët të cilët pësojnë më së shumti nga kjo situatë, bëjnë thirrje për zgjidhje urgjente. Tashmë dy javë shoferët privat protestojnë, ndërsa sot është dita e pestë që kur autobusët janë vendosur nëpër udhëkryqet më të frekuentuara të kryeqendrës.

