Author: almakos

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,95 % në raport me vendimin e datës 5.12.2022. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,00 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V), të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) dhe të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë.Nga data 8.12.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 81,00 (denarë/litër)EUROSUPER BS – 98 83,50 (denarë/litër)EURODIZEL BS (D-E V) 84,50…

Lexo më Shumë

Ministri për Punë të Jashtme I Republikës së Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, ka folur në lidhje me gabimin e Komisionit Evropian, të cilët kërkuan që Maqedonia e Veriut të vendosë regjim vizash për Kosovën. Osmani tha se ky gabim i KE-së është përmirësuar, ndërsa shtoi se RMV asnjë herë nuk do t’i vendos viza Kosovës. Ai gjithashtu theksoi se po tentohet që të zbatohet “one stop shop” nëpër pikat kufitare me Kosovën, që mos të krijohen kolona të gjata dhe qytetarët të qarkullojnë lirshëm. “Është gabim i Komisionit Evropian. Vendosja e Kosovës në listën e vendeve me të cilat…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se në gjithë territorin e vendit janë sanksionuar 194 vozitës të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë. Sipas njoftimit të MPB-së 10 makina kanë lëvizur 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa 3 makina të tjera madje 70 kilometra në orë më shumë se e lejuara. Në raportin e MPB-së gjithashtu thuhet se 95 vozitës kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime dhe 99 të tjerë jashtë mjediseve urbane. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Vjedhje e rëndë sot herët në mëngjes ka ndodhur në qendrën tregtare në lahjen Veri të Shkupit. Katër persona të armatosur me kallashnikovë dhe të maskuar me maska në kokë, me ndihmën e eksplozivit kanë shpërthyer bankomatet në këtë qendër tregtare. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 në mëngjes, kur nga një veturë e llojit Passat Karavan, dalin katër personat me kallashnikovë dhe e vënë eksplozivin të bankomatet. Pas disa sekondave ndjehet shpërthimi i madh, ndërsa më pas, hajnat i mbledhin paratë nga bankomatet , ndërsa e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së dyqaneve. E gjithë vjedhja…

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski gjatë ditës së sotme do të qëndroj për vizitë në Sektorin për Punë të Brendshme të Strumicës. Spasovski sipas njoftimit të MPB-së, me një pjesë të udhëheqësisë së MPB-së do të realizoj takim me përfaqësuesit e SPB-Strumicë, SPB-Shtip dhe Qendrës Rajonale-Lindje.

Lexo më Shumë

Riorganizimi i administratës nënkupton reduktimin e disa institucioneve, nga 140 institucione që janë nën ombrellën e qeverisë, mendojmë se ky numër do të bie në 90, kështu tha Admirim Aliti, ministër Shoqëri Informatike dhe Administratë, sonte në Programi 200, në Alsat M. “Riorganizimi i administratës nënkupton reduktimin e një numri të caktuar institucionesh. Diku rreth 140 institucione janë nën ombrellën e qeverisë, si organe shtetërore, dhe me riorganizim mendoj se ky numër do të zbresë në 90. Megjithatë, reduktimi është më së shumti në aspektin e atyre institucioneve që do të pushojnë së ekzistuari ose do të reduktohen, të mos…

Lexo më Shumë

Një çift u trondit shumë pasi panë një gjarpër që rrëshqiste nga pjesa e përparme, teksa vetura po ecte në një autostradë të ngarkuar. Kerry Jenkins dhe partneri i saj ishin duke vozitur në autostradë kur ata e vunë re kokën e gjarprit të vogël duke dalë nga pjesa e përparme e veturës së tyre. Jenkins e cila mbeti e shtangur, e nxori telefonin e saj për të kapur pamjet e takimit të çuditshëm me reptilin. “Është një gjarpër i gjelbër, duhet të ndalesh”, tha ajo, raporton Daily Mail, përcjell Telegrafi. Në video, gjarpri shihet duke u lëkundur sa në…

Lexo më Shumë

Ministri i Pushtetit Lokal, Risto Penov, nuk ka pranuar të thotë se çfarë masash do të ndërmarrë shteti për heqjen e bllokadave nga rrugët e Shkupit. Ai tregon se situata është duke u monitoruar dhe shtoi se është e pakëndshme. “Ne jemi duke monitoruar situatën. Është e pakëndshme. Qytetarët pësojnë shumë dëme për shkak të një lloj arbitrariteti që është i pranishëm në rrugët e Shkupit. Duke ardhur në Strumicë, mezi dolëm nga Shkupi. E panevojshme. Ajo protestë duhet drejtuar ndaj atyre që e krijojnë. Dëmin e paguajnë qytetarët. Të gjithë vozitin gjysmë ore më shumë, vozisin më shumë, konsumohet…

Lexo më Shumë

Gazetare: Fatlume Dervishi Në kulmin e kaosit në Qytetin e Shkupit për shkak të bllokimit të disa udhëkryqeve kryesore nga transportuesit privat, LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja përplasen se e cilës ane është Danella Asovska. VMRO-DPMNE-ja thotë se pagesa e transportuesve është ndërprerë për shkak se persona të caktuar të afërt me LSDM-në dhe Arsovskën negociojnë për provizione që do të përfundojnë në xhepa privat. Gjithashtu nga VMRO-DPMNE-ja hedhin dyshime se pushteti tashmë ka plan për shitjen e shërbimeve të transportuesve privat, tek një firmë bullgare. “Pas largimit të transportuesve privat a qëndron dëshira që transportin në Shkup ta marrë firmë private…

Lexo më Shumë

Gazetar: Ardit Ramadani Byroja për Ekspertiza Gjyqësore ka shkelur afatin e caktuar nga Gjykata Penale për dorëzimin e super-ekspertizës për aksidentin në Llaskarcë deri më 5 dhjetor. Edhe pse nga Gjykata disa ditë më herët paralajmëruan gjoba në rast të shkeljes së këtij afati, sot përmes një kumtese thanë se ekspertët e kanë njoftuar gjykatën se i kanë kryer të gjitha inspektimet e nevojshme dhe se janë drejt përgatitjes së konkluzave të fundit duke shtuar se ngelet e hapur mundësia për gjoba nëse kjo nuk bëhet së shpejti. “Nga byroja e informuan gjykatën se ekspertët deri tani i kanë realizuar…

Lexo më Shumë

Një ekip amerikan ka arritur në Shkup për të hetuar korrupsionin tek ish-zyrtarët dhe zyrtarët aktualë. Lajmin e ka bërë të ditur në Twitter ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler. “Ekipi për Sanksione nga Uashingtonit po qëndron këtu për të marrë një vështrim më të rreptë ndaj aktorëve të korruptuar të kaluar dhe të tanishëm dhe për të marrë parasysh të gjitha përgjigjet e mundshme. Sektorit të drejtësisë në Maqedoninë e Veriut i nevojiten më shumë hetime dhe ndjekje penale për të treguar se askush nuk është mbi ligjin”, tha Ageler. Sanctions Team from Washington here to take a more…

Lexo më Shumë

Shkupi edhe gjatë ditës së sotme mbetet i bllokuar nga transportuesit privatë, të cilët nuk lëshojnë pe dhe janë të vendosur që bllokadën ta vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, gjegjësisht shlyerjes së borxhit nga Qyteti i Shkupit. Për momentin mbeten të bllokuara udhëkryqi tek Q.T. “Mavrovasja”, aiatë afër Kryqit të Kuq si dhe rruga “Ilindenska”, prej tek Fontana e Parkut të Qytetit e deri tek salla Boris Trajkovski, por nuk përjashtohet mundësia e zgjerimit të tyre edhe në udhëkryqet tjera të kryeqendrës, shkruan Alsat. Transportuesit privat thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër për të marrë paratë që…

Lexo më Shumë