Autoritetet britanike kanë konfirmuar sot vdekjen e një tjetër fëmije nga streptokoku. Fëmija vdiq nga një infeksion i rëndë bakterial nga Streptococcus A, një sëmundje që rrallëherë është fatale, por që ka “përfshirë” Britaninë për herë të fundit, me shtatë fëmijë të tjerë viktima. Lajmi vjen mes mungesave të antibiotikut amoksicilinë për të luftuar infeksionin bakterial në fjalë, siç raporton “Daily Mail”. Tre medikamente të përdorura në mënyrë rutinore për të luftuar bakterin – ose simptoma treguese që mund të shkaktohen nga infeksione të tjera bakteriale – renditen si në mungesë. /abcnews .al
Author: almakos
Gazetar: Ardit Ramadani Me dhjetë vota për dhe një kundër Këshilli Gjyqësor zgjodhi Vesna Danevën për të udhëhequr me këtë institucion pasi disa ditë më herët nga ky funksion dha dorëheqja Pavlina Cërvenkovska. Vetëm disa minuta pas zgjedhjes, Daneva i shpalli luftë korrupsionit nga ana e gjykatësve dhe zgjedhjes së gjyqtarëve përmes listave të porositura. “Këtu nuk do të ketë falje, ai gjykatës i cili do të jetë i korruptuar, bazuar në fakte dhe dëshmi të vërtetuara, për atë dera do të jetë e hapur për të dalë nga gjyqësori. Për gjyqtarët e korruptuar nuk do të ketë shans të…
Gazetare: Ajnur Bafqari Ndërkohë që alarmet e rreme për bomba kanë vazhduar edhe sot, MPB-ja ka dorëzuar kallëzim penal ndaj një të mituri nga Shkupi, për veprën e kryer “terrorizëm”. Nga ky dikaster thonë se i mituri, i inspiruar nga alarmet paraprake, pasi ka parë se porositë me përmbajtje kërcënuese janë dërguar përmes një ofruesi specifik, është qasur në atë operator konkret dhe më 4 nëntor ka dërguar porosi për vendosje të eksplozivëve në katër shkolla të mesme në Shkup. Më 7 nëntor është kryer bisedë me të ku edhe e ka pranuar se e ka bërë veprën, dhe siç…
Gazetar: Adnan Qaili Gripi sezonal tek fëmijët në dy javët e fundit ka shtuar frekuentimin nëpër spitale e vendit. Në Institutin për sëmundje të mushkërive te fëmijët në Kozle, vetëm të dielën 170 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. E hëna ka rritur fluksin në “KOZLE” deri në 200 fëmijë për trajtim ambulantor. Drejtori mjekësor Besnik Zeqiri tha se në këtë periudhë dominojnë viruset e influencës A dhe B, virusi respirator sincicial, rinoviruset si dhe adenoviruset. Ai tha se në këtë Institut janë të shtruar 73 fëmijë. “Gjitha këto pasoja, nëse kthehemi prapa, vërejmë se imuniteti i tyre nuk është zhvilluar…
Në kuadër të xhiros së 15-të në Ligën e tretë Veri, në stadiumin e lagjes Aerodrom Shkup, ku u ndeshën k.f. Aerodrom – k.f. Bashkimi ka ndodhur një incident, me ç’rast në mënyrë barbare janë sulmuar fizikisht lojtarët dhe tifozët e KF Bashkimi. Në vazhdim komunikata e lësghuar nga KF Bashkimi-Kumanovë. “Deri ne minutën e 69-te, ndeshja rrodhi ne fryme sportive dhe pa asnjë vërejtje. Pikërisht, ne këtë minute, nga rruga, përmes pjesës administrative te stadiumit ne pjesën e tribunëve u futen 40 huligan me maska, bejsboll shkopinj, thika, zinxhirë, gurë e mjete tjera metalike, ku sulmuan në mënyre shtazarake…
Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,66 % në raport me vendimin e datës 1.12.2022. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 1,50 den/l., ndërsa çmimi i shitjes mepakicë i benzinës EUROSUEPR BS-98 ulet për 1,00 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 1,00 den/l, ndërsa çmii ishitjes me pakicë i Mazutit M-1 SU rritet për 0,361 den/kg. Nga data…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB), Sektori për luftë kundër terrorizmit, deri tek Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur padi penale ndaj një të mituri nga Shkupi, për kryerjen e veprës “terrorizëm”. Gjegjësisht, i mituri i raportuar, i frymëzuar nga njoftimet e mëparshme për vendosjen e bombave në disa shkolla të mesme në territorin e qytetit të Shkupit, në periudhën prej datës 26.10.2022 deri më 02.11.2022, në rrjetet sociale ka vërejtur se mesazhet janë dërguar nga kompjuteri i tij personal, duke hyrë në rrjetin e internetit të një operatori telekomunikues, ka krijuar adresën…
Sektori për Punë të Brendshme -Tetovë njofton se në orët e hershme të mëngjesit ka privuar nha liria 42 vjeçarin nga Tetova i cili akuzohet për dhunl ndaj bashkëshortes sl tij. “Me datë 05.12.2022 në ora 03.45 në rrugën për në Bërvenicë të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personi E.M.(42) nga Tetova, për shkak se është sjellë në mënyrë agresive në shtëpi dhe e ka kanosur gruan e tij të pamartuar 32 vjeçare nga Tetova. Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë nparashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se sot në mëngjes diku rreth orës 07:00 në stacionin policor të Kavadarit është denoncuar se në adresat elektronike të 5 shkollave (dy të mesme dhe 3 fillore) në Kavadar janë dërguar kërcënime për vendosje të mjeteve shpërthyese. Menjëherë pas denoncimit, policia ka ndërmarr të gjitha masat për evakuimin e sigurt të nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit teknik. Në rrjedh janë kontrollet anti-terroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit./Alsat.mk
Transportuesit privatë sot nga ora gjashtë e mëngjesit kanë vendosur sërish bllokada në disa pika kryesore të kryeqendrës, tek udhëkryqi përballë Qendrës Tregtare Mavrovasja, udhëkryqi tek Kryqi i Kuq si dhe Bulevardi Ilinden. Ata thonë se kësaj radhe nuk do të heqin bllokadat deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Kemal Muriq nga kompania private e transportit “Sloboda Avrož” në deklaratën e tij ishte i prerë se bllokadat nuk do të hiqen derisa të ketë progres për të dalë nga situata.
Mia ka lindur në Maqedoni, por ka jetuar në Tanzani për më shumë se një dekadë. Raportet thonë se ajo jetonte në Afrikën e Jugut para vdekjes së saj. Për momentin, arsyet e vdekjes së Majas nuk bëhen të ditura, megjithëse mediat nga Afrika po spekulojnë me këtë temë. Megjithatë, vdekja e saj është ende një mister.
Gazetar: Lluka Andreev Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, bëri të ditur se vitet në vijim janë vite të çrrënjosjes së korrupsionit, duke komentuar deklaratën e ambasadores amerikane në vend, Anxhela Ageler, e cila tha se korrupsioni po e mban vendin prapa. Sipas Osmanit, që nga ky vit, partnerët ndërkombëtarë kanë përdorur dy instrumente për monitorimin e korrupsionit në Maqedoni – Bashkimin Evropian përmes procesit të skriningut dhe SHBA përmes Dialogut Strategjik që filloi në qershor. Shefi i diplomacisë thotë se Shtetet e Bashkuara kanë në dispozicion disa mekanizma që mund të na ndihmojnë në betejën kundër korrupsionit. “Pavarësisht…

